Një postim i një anëtari të këshillit kombëtar të PD, Mariglent Doçi i cili sulmonte ish-deputetin Edmond Spaho, është bërë shkak që ky i fundit të përplaset me Adriana Kalanë.
Në një koment, Kalaja e quajti Spahon të ndyrë, për shkak të qëndrimeve që ka mbajtur duke kritikuar opozitën dhe kreun e PD, Sali Berisha.
Por, ish-deputeti nuk e kurseu Kalanë dhe i kujtoi se si vetë ajo e ka sharë Berishën kur ai nuk e propozoi si kandidate për Avokate Populli.
“A do që t’i publikoj çfarë më ke shkruar, se ende i kam në telefon?”, e pyet Spaho Arjana Kalanë.












