• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sherrin, e kemi gjenetik

by Artur Ajazi
29/09/2026 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Kur Gjergj Kastrioti Skënderbeu, erdhi në Krujë për herën e parë, pak u gëzuan, shumë u habitën, të tjerët nisën të bënin-“pësh-pësh”.

Nisën të mendonin se “ky do të mbrojë Arbërinë”, apo dhe “ky do të na hapë telashe”. Këta të fundit, ishin pjesa e kamur e Arbërisë së pushtuar nga Perandoria Osmane. Ishin ata që, kishin tokat, pasuri, kishin ofiqe, dhe nuk donin të ecte vendi, nuk donin ndoshta as të çliroheshin nga zgjedha osmane. Kishin zënë rehatin. Por Skënderbeu, nisi qysh ditët e para ti mbledhë ata, tu flasë për lirinë, truallin, pushtuesin, luftën, dhe e ka pasur shumë të vështirë si fillim.

Të mos kishte qenë autoriteti dhe forca e emrit dhe figurës tij, ndoshta Arbëria do të ishte fshirë nga faqja e dheut. Skënderbeu, ka pasur shumë kundërshtarë, shumë të pabesë dhe armiq edhe nga brsnda. Ky ka qenë fati ynë në shekuj. Vitet iknin, ndryshuan shumë gjëra, edhe pse nën pushtim. Bashkë me vitet, u shtuan edhe sherret. Nuk kemi pasur rehati kurrë. Beu, agai, bimbashi, kajmekami, e lloj-lloj soj dhe sorrollopi, edhe pse shqiptarë,  punuan kundër tokës arbërore. Edhe pse Ismail Qemali erdhi i rropatur nga udhëtimi i tij biblik, për të shpallur Pavarësinë, nuk ju nda sherri, madje sapo zbriti në Durrës.

Si ka mundësi, pse jemi “dru i shtrembër”, gjithmonë kur vendit i afrohet mirësia ? Natyrisht mbetet ves dhe zakon genetik. Jemi i vetmi komb, që edhe në raste fatkeqësie e rreziku për fatet e vendit, ndahemi, nuk bashkohemi. Ndoshta Enver Hoxha, ishte i vetmi që veproi me “dorën e hekurt” (duke marrë mësime të vyera nga Robespieri”, që e bashkoi me pahir këtë popull si gjatë luftës, ashtu dhe pas saj. Shqipëria e post 1990, ishte një vend mysybet. Me një popull që synonte ikjen, largimin dhe moskthimin në vendin e lindjes. Hymë në tranzicionin politik dhe demokratik, me “poturre të rëna”, nga sherret, nga intrigat, nga vjedhjet, nga shërbimet ekstra ndaj të huajve.

E nisi Saliziu, me shkrirjen e çdo shprese për demokraci sapo erdhi në pushtet. sikur të mos mjaftonte kjo, por Saliziu, edhe kur ka qenë në opozitë, ka nxirë dhe sikterrisur gjithçka. Ka baltosur qeverisjen e vendit, ka sulmuar arritjet, zhvillimin, integrimin. Ka bërë thirrje për “izolimin e Shqipërisë” edhe në kohë tërmetesh, COVID-esh, dhe progresi europian. E kemi genetike të keqen brënda vetes. Nuk na largohet kollaj. Jemi të “zinjtë” e vehtes dhe tjetrit. Për pasuritë dhe paratë tona, jemi gati të sikterrisim  dhe shkatërruar vëllain, shokun, mikun, partinë dhe Shqipërinë. Po sot ? Ka 14 vjet që nuk i ndahemi sherreve, flakadanëve, baltosjes së Shqipërisë, jemi gati që për pushtetin, të shesim fatet e vendit.

Politika në Shqipëri, është e ndarë në shumë qëndrime, në shumë fronte, dhe kahe. Nuk duam të shohim as Edi Ramën në Bruksel, dhe as qeverisjen e tij të marrë “përgëzime europiane”. Duam vetëm të ngjallim zemërata, të ngjallim akte dhune, dhe kjo fatkeqësisht vjen nga dyert e politikës perverse, e cila prej 36 vitesh, u nxin jetën shqiptareve, dhe pengon me çdo mjet progresin e këtij vendi.

Ndoshta duhet kërkuar  ndihma e shkencave ekzakte, të shqyrtojë e studiojë në detaje “genet” tona të deformuara,  ndoshta duke u ndalur edhe në njerëz të veçantë, për të gjetur origjinën e së keqes.

 

Next Post
Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Marta Kos, është edhe Trump i mirëpritur në Union nëse do

Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Marta Kos, është edhe Trump i mirëpritur në Union nëse do

Comments 1

  1. U shofshin prokurorët e SPAK që lënë Sali Berishen pa e damkosur nga ligji. says:
    1 month ago

    Tur Ajazi, ke thënë fjalë shpirti.
    Berishes me kompani, i u shoftë fara e fisi, nga krimet e të këqijat që i ka bërë këtijë vëndi e këtijë populli.
    Zoti të bekoftë Ajaz.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In