• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëria para dhe pas Angela Merkelit

by Java News
13/07/2015 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria para dhe pas Angela Merkelit. Duket mjaft i fryrë ky krahasim dhe në një aspekt të caktuar është i tillë. Vizitat zyrtare të krerëve të shteteve të mëdha, janë një rutinë e përditshme. Merkel është një ndër liderët botërorë më të lëvizshëm, me një axhendë të ngarkuar vizitash.

E megjithatë një kancelar gjerman nuk e kishte gjetur kohën në 25 vjetët e fundit, për një vizitë dypalëshe në Shqipëri. Në këtë sens thjesht protokollar (por jo vetëm), vizita e Angela Merkelit hap një faqe të re jo marrdhëniet shqiptaro-gjermane. Vizita katër orëshe e Merkelit në Tiranë ka qenë ngjarja e ditës për mediat shqipfolëse dhe ato të rajonit. Turi ballkanik i Kancelares, mes Tiranës, Beogradit dhe Sarajevës (por me një sy drejt Athinës), përbën një prezencë e cila ka një peshë të madhe si e tillë. Në këtë sezon të vështirë për Euron dhe Europën, kur Rusia po kërcënon me shtrirjen e hijes së saj të rëndë edhe në këtë pjesë të kontinentit, Gjermania zbret në Ballkan që të marrë atë që i takon: statusin e një lojtari të dorës së parë në rajon.

Vlera e prezencës, më shumë sesa e mesazheve të vizitës, vlen edhe për Shqipërinë. Pati rëndësi që kancelarja gjermane erdhi të përshëndesë vullnetin dhe entusiazmin 25 vjeçar të vendit më të varfër të Europës, rrugën e tij të gjatë drejt normalitetit dhe demokracisë, përpjekjet e tij shpesh të pasuksesshme për të ngritur një shoqëri normale. E cila sheh tek shembulli gjerman, fundin e rrugës drejt sublimes dhe drejt përsosmërisë.

Angela Merkel nuk qe e butë me liderët shqiptarë. Ajo kritikoi faktin që një vend që aspiron integrimin, të prodhojë valë azilantësh në dyert e vendeve të zhvilluara. Merkel theksoi gjithashtu edhe problemin e madh të reformimit të drejtësisë, një temë brenda të cilës ngërthehet thuajse e gjithë dosja e problemeve të tranzicionit shqiptar. Por Merkel njohu me të drejtë progresin që ka bërë vendi, ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri, sidomos në dekadën e fundit, kur është shënuar aderimi në NATO, apo kur qeverisja ka treguar vullnet në rritje për zbatimin e ligjit dhe luftën ndaj fenomeneve negative.
Në këtë prizëm, vizita e Angel Merkel i vuri pikat mbi “i” edhe në harkun e shkurtër të katër orëve. Sepse për të kumtuar mesazhet e mëdha nuk duhet shumë kohë, sidomos në një vend të vogël si Shqipëria, që është hapur ndaj botës prej shumë vitesh. Tani mbetet të shihet se cili do të jetë impakti i një vizite, e cila ka konsumuar vetëm anën e saj protokollare. Duhet verifikuar sesi do të marrë udhë reforma e drejtësisë, të cilën kryeministri e premtoi brenda vjeshtës së këtij viti. Duhet parë se cili do të jetë vijimi i procesit të bashkëpunimit të ri ballkanik, në dritën e Konferencës së Berlinit. Duhet parë se sa do të shpejtohet procesi i afrimit me Europën e Bashkuar, edhe pse vetë kancelarja nuk përmendi asnjë datë të përafërt. Si për të na thënë se duhet të shihen në fillim rezultatet, për të vjelë më pas frytet. / S. Minxhozi /

Next Post

Luzi: Lufta ime për zgjedhjet dhe me burrecët që më sulmojnë në jetën private

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com