• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shoqja e studimeve të Xhinxhiç: Gjatë demonstratave të 1981-es simpatizuam shqiptarët

by Java News
12/03/2017 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më pak se katër vjet më parë, Dunja Mellçiq, shoqja e dikurshme e dhomës dhe e studimeve e të ndjerit Xhinxhiç, në një intervistë për transmetuesin publik ndërkombëtar gjerman, Deutsche Welle, ka thënë se në kohën kur shpërthyen demonstratat e shqiptarëve të Kosovës më 1981, ish-kryeministri Xhinxhiç dhe ajo simpatizuan shqiptarët.

Ata asokohe studionin bashkë në Gjermani, ndërkaq Xhinxhiç e kisha pasur mentor sociologun dhe filozofin gjerman me famë botërore, Jürgen Habermas.

“Më 1981 filluan trazirat në Kosovë. Zoran e ka pasur një mendim shumë mirë të përpunuar për Kosovën dhe në inteligjencën serbe është dalluar për tolerancën e tij të jashtëzakonshme ndaj shqiptarëve.

Edhe nëse ndonjë herë ka thënë diçka jashtë atyre kornizave, këtë e ka bërë për shkak të nevojave pragmatike prej politikani. Por, më kujtohet fare mirë se ne të dy, gjatë trazirave të vitit 1981, simpatizuam shqiptarët”, kishte thënë Mellçiç për Deutsche Welle, transmeton lajmi.net.

Pak para vrasjes së tij, rikujton Mellçiç Xhinxhiç e kishte ngritur çështjen e Kosovës. Ai konsideronte se për Kosovën patjetër duhej biseduar, se kjo çështje nuk guxonte të mbetej e pazgjidhur. Ato deklarata të tij shkaktuan ankth the tension të përgjithshëm, edhe pse shumica e njerëzve e shikonin atë shume pozitivisht.

“Por, shikoni tani këtë: dhjetë vjet pas vrasjes së Xhinxhiçit, me Kosovën tashmë të pavarur, Daçiç për herë të parë e ka rihapur këtë temë. Edhe sot e kësaj ditë një numër shumë i madh i njerëzve e kanë të qartë se kjo është e pashmangshme.

Nuk ka rrugë tjetër, është e qartë se Serbia nuk mund të lëvizë nga pika e vdekur derisa nuk e zgjidhë dhe qartëson qëndrimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës”, kishte pohuar tutje Mellçiç.

Mellçiç përfundon duke thënë se Xhinxhiç qysh atëherë e kishte ditur se Kosova nuk mund të ishte më e Serbisë dhe sigurisht se shumë gjëra do të zgjidheshin në favor edhe të vetë Serbisë po të ishin zgjedhur nën udhëheqjen e tij. (b.an)

Next Post
VIDEO/ “Shoqëria” e çuditshme e një plaku… me një gjarpër

VIDEO/ "Shoqëria" e çuditshme e një plaku... me një gjarpër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com