• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHKRESA/ Sekretarja e Kuvendit letër Metës: Të rihapen procedurat për kandidatët në KLGJ e KLP

by Java News
09/03/2017 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njësoj si për organet e Vettingut, edhe ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor si dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, po rrezikohet nga numri i ulët i kandidatëve. Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Abana Shtylla, përmes një shkrese drejtuar kryeparlamentarit Ilir Meta, bën me dije se kandidatët jo gjyqtarë e jo prokurorë që duhet të vijnë radhët e pedagogëve të drejtësisë, nuk plotësojnë numrin minimal dhe për këtë duhet ripahur procedura për thirrjen e tyre.

 Zbatimi i reformës në drejtësi ka hasur në një vështirësi të re, që nuk ka lidhje as me situatën politike dhe as me bojkotin e Parlamentit nga opozita. Ngritja e dy organeve më të larta të qeverisjes së drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë është në dyshim, sepse nuk ka kandidatë të mjaftueshëm për garë dhe procesi, ashtu si për vettingun, duket do të shkojë drejt rihapjes. Ose e thënë ndryshe, drejt pikës zero.

Bëhet fjalë për 10 vendet që votohen në Parlament për dy organet më të rëndësishme të drejtësisë. Janë vetëm 11 kandidatura. Do të mjaftonte kaq, që procesi të ishte i kritikueshëm nga skeptikët e sistemit.

Por një letër e vetë administratës së Kuvendit drejtuar deputetëve, thotë se problemet janë më shumë se kaq. Sipas sekretares së Përgjithshme të Kuvendit, në mbyllje të procesit nga trupa e pedagogëve janë regjistruar 6 kandidatura për gjyqësorin dhe 5 për prokurorinë. Sipas Albana Shtyllës, ligji thotë se nga kjo trupë duhet të shkonin për votim në Kuvend 10 kandidatë dhe në çdo rast jo më pak se 6 për secilin Këshill.

Në këto kushte, në letrën drejtuar grupeve parlamentare mbeshtetur, sipas saj edhe nga Euralius, sekretarja e Përgjithshme, njësoj si Gjenoveva Kalavera sugjeroi për vettingun: rihapjen e thirrjes për aplikim.

Komisioni përkatës ka vlerësuar se ka vetëm dy kandidatura për po aq anëtarë. Por, që Parlamenti të mos vendoset para detyrimit thuajse për të emeruar të vetmin kandidat, si shoqëria civile, si Kalavera ashtu edhe Shtylla ka sugjeruar edhe ajo rihapjen e thirrjes për aplikim. Ndërkohë, përzgjedhja e kandidaturave nga avokatët është bllokuar për një arsye tjetër.  Komisioni i Posaçëm që duhet të vlerësojë kandidimet nuk ka kuorum për vendimarrje, pasi një prej anëtarëve ka aplikuar ndërkohë për një pozicion në një prej organeve të reja të drejtësisë. /ma.me

Next Post
Brukseli përshëndet vendimin e Kushtetueses: Të nisë sa më shpejt zbatimi i Vettingut

BE: Presidenti maqedonas të respektojë shumicën e qartë parlamentare, të lejojë procesin demokratik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

October 9, 2026
Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

October 9, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

“Braçe zinte kokën me grushte. Heronjtë ikin, nafaka mbetet”/ Satira e Gjekmarkajt për Territorialen: Bela po i linte në suspancë…

October 9, 2026

Kriza për naftën, pse çmimi i karburantit po shkon në rekorde historike?

October 9, 2026
Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

Mbyllja e “Kapitullit 20”, konfirmohet 13 tetori për Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE! I pranishëm do jetë edhe Rama

October 9, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

“PROTESTA – Shënimet e një gazetari”

October 9, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Sali, Shqipëria do të bëhet!

October 9, 2026
Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë!

Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë!

October 9, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

“Shqipëria mbyll kapitullin e katërt”- Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

October 9, 2026
Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com