• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sali, Shqipëria do të bëhet!

by Artur Ajazi
09/10/2026 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ka 36 vjet, që pengon me çdo mjet ndryshimin, investimin, arritjet, sukseset, integrimin, angazhimin, dhe gjithçka lidhet me Shqipërinë.

Gjoja në emër të “patriotizmit dhe nacionalistit”, Sali Berisha i është bërë “ferr” këtij vendi, kësaj politike, dhe nuk po le gjë pa bërë. Erdhi në pushtet në 1992, duke mashtruar dhe duke sajuar makinacione dhe skenarë, që as nuk kishin asgjë të përbashkët me demokracinë, zhvillimin, ekonominë e tregut, dhe afrimin e vendit me Europën. Dhe e dimë të gjithë se çfarë ngjau në 1996, 1997, 1998, etj.

Erdhi në pushtet sërish në 2005, duke ndërruar “lëkurën e ujkut”, dhe duke veshur atë të deles, dhe pasi mashtroi sërish shqiptarët, ç’nuk bëri, e ç’nuk  arriti, duke shpërfytyruar shqiptarët. Sali Berisha u ka borxh, edhe sot e kësaj dite shqiptareve, paratë e piramidave, u ka borxh atyre jetët e humbura në det dhe  tokë,  u ka borxh atyre jetët e humbura në Gërdec, apo bulevard. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ka 10 vite që pengon, ofendon, proteston, kryen akte dhune mbi institucionet, baltos çdo deputet dhe qeveritar të ndershëm, duke u kapur pas ndonjë rasti korrupsioni, nga ku Edi Rama dhe Partia Socialiste janë distancuar botërisht. Sali, Shqipëria do të bëhet.

Dhe jo sipas modelit tënd, dhe jo sipas oreksit tënd, por sipas standardeve europiane, sipas rekomandimeve të KiE, BE dhe strukturave dinjitoze Euroatlantike. Sali, Shqipëria nuk mund të mbetet i mendësive të tua krahinore, dhe as e urrejtjes tënde, ndaj çdo suksesi dhe zhvillimi që bën Shqipëria. Sali, ti nuk e ndan politikën nga interesi personal. Ti nuk e ndan  politikën nga interesi kombëtar, dhe ka fakte për këtë. Ndaj shqiptaret e kanë braktisur përfundimisht partinë tuaj, thirrjet e tua për protesta të dhunshme, pasi të merresh me ju, është kohë e humbur.

Ç’nuk bëre për reformën territorial, dhe së fundi përdore edhe dhunë në sallën e Parlamentit. Ti nuk ndryshon më Sali, dhe as partia tënde nuk ka shanse të ndryshojë. Ju vini nga babëzia dhe vjedhja e parave të shqiptareve, dhe kujtoni se mund të riktheheni sërish atje ku ishit, tek pushteti familjar. Natyrisht Partia Demokratike u krijua si force politike idealiste, dhe nuk kishte asgjë të përbashkët, me vizionin bajraktarist që kishe, dhe  ke  ti. Por fatkeqësisht ajo parti sot, ka rënë në kurthin e intrigave dhe skenarëve të tua.

Shpëtoje PD-në Sali, mos e bunkerizo dhe mos e shkatërro, pasi Shqipëria me ty, pa ty, do të bëhet. Fatin e këtij vendi, e vendosin shqiptaret mëndjendritur, dhe politikanët dritëshkurtër, që shohin deri tek xhepi dhe interesi tyre familjar.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 2027/ Koçiu: Nafta ulet me 32 lekë/litër, 18 miliardë lekë për bujqësinë dhe TVSH e reduktuar për shportën bazë

Buxheti 2027/ Koçiu: Nafta ulet me 32 lekë/litër, 18 miliardë lekë për bujqësinë dhe TVSH e reduktuar për shportën bazë

November 25, 2026
Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In