• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE: Presidenti maqedonas të respektojë shumicën e qartë parlamentare, të lejojë procesin demokratik

by A R
09/03/2017 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian nuk merr në konsideratë letrën e presidentit Ivanov dhe nuk i ndryshon asnjë presje qëndrimit të shefes së diplomacisë evropiane Federika Mogerini. Në përgjigjen drejtuar televizionit Alsat lidhur me komentimin e letrës së kreut të shtetit që kërkonte dënimin dhe hedhjen poshtë të platformës shqiptare nga Brukseli, zëdhënësja Maja Kocijançiq tha se mesazhet e dërguara një javë më parë nga Mogerini ishte të qarta dhe është presidenti ai që duhet ta rishqyrtojë vendimin e tij.

“Jemi në dijeni të letrës së presidentit Ivanov. I bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë, përfshirë presidentit, të respektojë rezultatin zgjedhor, të veprojë në përputhje me Kushtetutën, të respektojë shumicën e qartë parlamentare, të lejojë procesin demokratik të rrjedh. Kështu, i bëjmë thirrje presidentit që ai të rishqyrtojë qëndrimin e tij aktual dhe të mundësojë formimin e qeverisë së re” – deklaroi Maja Kocijançiç, zëdhënëse e BE-së.

Bashkimi Evropian komentoi tërthorazi edhe platformën shqiptare. Ky dokument, sipas Brukselit, si pjesë e mundshme e programit qeveritar duhet të jetë në përputhje me kushtetutën.

“Sikurse kemi theksuar disa herë, nuk do të spekulojmë ose komentojmë mbi ndonjë program qeveritar specifik i cili duhet sigurisht të jetë në përputhje të plotë me kushtetutën e vendit. Por ne presim formim të shpejtë të qeverisë së re e cila duhet të jetë e angazhuar në implementimin e reformave të prapambetura. Do të vazhdojmë të këmbëngulim në zbatimin e të gjitha pikave të Marrëveshjes së Përzhinës dhe Prioriteteve nga Reformat Urgjente. E gjithë kjo është thelbësore, në mënyrë që të rikthejmë vendin në rrugën e BE-së, atë që dëshirojnë dhe meritojnë qytetarët e vendit” – tha Maja Kocijançiç, zëdhënëse e BE-së.

Brukseli ritheksoi fuqishëm mesazhet e qarta të dërguara javën e kaluar rreth marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, për hir të paqes, stabilitetit dhe ardhmes evropiane të rajonit si një i tërë. Në korrespondencën me Alsat, Kocijançiq përsëriti thirrjen drejtuar cilitdo aktori dhe qytetari, që të përmbahet nga veprimet dhe deklaratat që mund të nxisin tensione, sikurse edhe ato ndëretnike, apo që mund të minojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë./a.m.

 

Next Post
Shefi i Rinasit hedh në gjyq Drejtorinë e Policisë dhe fiton gradën “Kryekomisar”

Shefi i Rinasit hedh në gjyq Drejtorinë e Policisë dhe fiton gradën "Kryekomisar"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

July 14, 2026
Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

July 14, 2026
Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

July 14, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

July 14, 2026
Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

July 14, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

July 14, 2026
Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

July 14, 2026
Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

July 14, 2026
“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

July 14, 2026
“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In