• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkopeti, fshati që po shuhet nga rrëshqitja e tokës

by Java News
22/11/2016 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thuajse një fshat i tërë po zhduket nga erozioni pas reshjeve të mëdha, duke detyruar një pjesë të banarëve që të largohen prej aty.

Bëhet fjalë për Shkopetin, dikur i njohur nga mbipopullimi nga HEC-i, me mjaft të punësuar në këtë vepër hidroenergjetike; por që atyre tashmë po u rrëshket toka nën këmbë. Një pjesë nga mali është shkëputur, duke shkatërruar disa banesa, tokë bujqësore, pemtari dhe investimet e banorëve. Nga sa mësohet, 200 ha sipërfaqe tokë malore, si dhe tokë bujqësore po rrëshkasin nga erozioni.

Gjendja paraqitet mjaft e rëndë për banorët e fshatit. Ata shpresojnë tek institucionet për t’u ardhur në ndihmë që të strehohen diku. Këta të fundit sakaq janë frikësuar dhe ajo çfarë kanë vlerësuar disa specialist, të cilët duke parë praninë e madhe të ujrave nën sipërfaqen e tokës, e klasifikuar tërësisht të papërshtatshme jetesën e atyshme.

Valentin Gjoka, banor i fshatit, tregon për situatën e rëndë të disa familjeve. Ata janë larguar duke lënë një pasuri mjaft të madhe, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz nga shkarja e madhe e tokës.

“Prej vitesh banorët e fshatit po largohen nga kushtet e papërshtashme dhe gjendjes ekonomike, papunësisë, mungesës së investimeve, ndërsa një pjesë tjetër tashmë po braktisin fshatin nga erozioni masiv. Një fshat dikur gumëzhinte nga punëtorët e HEC-it me mjaft të ardhura pë familjet, ndërsa çdo ditë dhe më shumë banorët largohen nga kushtet e vështira të krijuara tashmë nga shkarja e tokës duke lënë nga pas mjaft investime ndër vite”, thotë Gjoka.

Sipas tij, edhe nxënësit e shkollës janë pakësuar ndjeshëm, ndërsa një pjesë e fshatit është e ndarë nga shembja e urës e banorët lëvizin nëpërmjet lundrës primitive që është një rrezik permanent për jetën e tyre.

Dhe kjo ndodh afro treçerek ore larg Tiranës, në një zonë aspak të thellë malore. Përkundrazi, në një zonë me bukuri të jashtëzakonshm, ku do ia kishte ënda çdokujt të jetonte  për shkak të nurit zviceran të natyrës reth e qark. /tesheshi.com/

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi, 23 nëntor 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbërrin acari, pritet rënie drastike temperaturash

“Shqipëria goditet nga stuhia ciklonare pas dy ditësh”, paralajmërimi i meteorologes

January 22, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Seanca publike në Kushtetuese për zv.kryeministren Balluku, GJKKO nuk do marrë pjesë

January 22, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Investimet në Sazan dhe Zvërnec, Zogaj: Rama “theu” akullin me administratën Trump, ja dy sinjalet nga SHBA

January 22, 2026
Rama ndan pamjet: Rikonstruksioni i ‘Dhaskal Todrit’ sjell klasa moderne për 600 nxënës dhe salla për mësuesit

Rama ndan pamjet: Rikonstruksioni i ‘Dhaskal Todrit’ sjell klasa moderne për 600 nxënës dhe salla për mësuesit

January 22, 2026
Provincializmi politik i Tiranës me Donald Trumpin

Trump dhe efekti TACO: Të gjitha rastet kur presidenti i SHBA-ve është kthyer pas

January 22, 2026
Të jetosh brenda gënjeshtrës

Të jetosh brenda gënjeshtrës

January 22, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: 21 Janari përcaktoi 15 vitet e fundit politike, drejtësia duhet të vulosë autorin që tha; Qëlloni!

January 22, 2026
Të parat goditen gjigandët e teknologjisë, “arma” e fshehtë e BE kundër tarifave të Trump

Të parat goditen gjigandët e teknologjisë, “arma” e fshehtë e BE kundër tarifave të Trump

January 22, 2026
Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

January 22, 2026
Aderimi në Bordin e Paqes, sot mblidhet Kuvendi për të vendosur

Aderimi në Bordin e Paqes, sot mblidhet Kuvendi për të vendosur

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In