• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vangjeli: 21 Janari përcaktoi 15 vitet e fundit politike, drejtësia duhet të vulosë autorin që tha; Qëlloni!

by A R
22/01/2026 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se ngjarja tragjike e 21 Janarit përcaktoi 15 vitet e fundit politike.

Sipas Vangjelit, 21 Janari është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur në 35 vjet pluralizëm në Shqipëri duke kushtëzuar edhe rrjedhën e ngjarjeve politike, veçanërisht ato të 15 viteve të fundit.

“21 janari është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur në 35 vjet pluralizëm në Shqipëri. Është një nga ato ngjarje që ka kushtëzuar rrjedhën e ngjarjeve shoqërore dhe politike kryesisht të 15 viteve. Pa 21 janarin, Shqipëria e sotme nuk do të ishte kështu siç është, mund të ishte më e mirë apo mund të ishte më e keqe. Kjo është tjetër histori. Shqipëria siç e njohim tani nuk do të ishte njësoj”, tha Vangjeli.

Vangjeli tha më tej se ne ende sot nuk kemi një motiv pse u bënë ato vrasje, si dhe nuk ka ende një “vulë legale për ta besuar një gjë të tillë dhe për të thënë diçka tjetër, duhet emër dhe mbiemër, e thënë sërish nga drejtësia. Përtej fakteve shumë të njohura; kush tha: Qëlloni?!”

“Ne ende nuk kemi një motiv se pse u bënë ato vrasje, hamendësimet mund të jenë të pafundme. Por ne na duhet një vulë legale për ta besuar një gjë të tillë dhe për të thënë diçka tjetër, duhet emër dhe mbiemër, e thënë sërish nga drejtësia. Përtej fakteve shumë të njohura; kush tha: Qëlloni?! Kjo është dilema!

Duke parë se çfarë ka ndodhur në 15 vjet, pjesa tjetër e medaljes është ajo që 21 Janari është si një ditë zahmeti; Zahmet për pushtetin e djeshëm dhe opozitën e sotme, e cila është në bankën e të akuzuarve dhe e numëron këtë ngjarje si një nga arsyet pse iku nga pushteti më 2013-n.

Zahmet edhe për këtë qeverisje e cila e pret 21 janarin me të njëjtin motiv, me të njëjtat fjalë duke pritur drejtësi, por duke qenë edhe e pafuqishme të ndikojë në dhënien e vullnetit të plotë politik për hetimin e saj. Duket sikur të gjitha palët mezi ç’presin ta kapërcejnë nga data 21 në datën 22 janar”, u shpreh më tej Vangjeli.

Next Post
Të jetosh brenda gënjeshtrës

Të jetosh brenda gënjeshtrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

October 23, 2026
Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

October 23, 2026
Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

October 23, 2026
Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

October 23, 2026
Dashamir Shehi: Do ishte më mirë të kishim dy lista, PD me të vetët dhe LSI me aleatët

“Vendi është në krizë të thellë”, Shehi: Duhet qeveri teknike dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

October 23, 2026
Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

October 23, 2026
Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

October 23, 2026
Marrëveshja Trump-Putin, niset dërgesa e parë ruse e naftës drejt SHBA-së

Marrëveshja Trump-Putin, niset dërgesa e parë ruse e naftës drejt SHBA-së

October 23, 2026
Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

10 ditë protesta në Tiranë: 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur

October 23, 2026
Shpërthim në një minierë qymyri në Turqi, dy të vdekur dhe pesë të plagosur

Shpërthim në një minierë qymyri në Turqi, dy të vdekur dhe pesë të plagosur

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In