• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shkodër/ Task Forca kundër vjedhjes së energjisë, 155 procedime në një muaj

by Java News
17/02/2018 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të konsolidimit të disiplinës në konsumin e energjisë elektrike dhe reduktimit të mëtejshëm të nivelit të humbjeve joteknike, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po zbaton një plan ndërhyrjeje të veçantë në disa prej rajoneve më problematike. Agjencia e OSHEE Shkodër e cila përfshin brenda saj Shkodrën, Pukën, Lezhën dhe Koplikun regjistron nivelin më të lartë të humbjeve në rrjet. Sipas të dhënave statistikore, niveli i humbjeve në rrjet në vitin 2013 për këtë zonë arrinte në 61.8%. Katër vitet e fundit është arritur të reduktohet konsiderueshëm niveli i humbjeve ndërsa në 2017 ato zbritën në 44.8%. Gjithsesi, ky është treguesi më i lartë i humbjeve krahasuar me rajonet e tjera në gjithë vendin.

Për këtë arsye, një Task Forcë e posaçme po vepron që prej ditëve të para të Janarit në këtë territor duke synuar zbulimin e vjedhjeve dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve. Për një periudhë thuajse 1 mujore (nga 10 Janari deri në 15 Shkurt) është bërë e mundur që të realizohen mijëra kontrolle gjatë të cilave janë proceduar penalisht 155 abonentë biznese dhe familjarë. Shkeljet e konstatuara gjatë këtyre kontrolleve kanë patur të bëjnë me rastet e vjedhjes së energjisë elektrike nga konsumatorë që nuk kishin një kontratë me OSHEE; vjedhje përmes lidhjeve të dyfishta jashtë sistemit të matjes; rilidhje e energjisë pas shkëputjes së saj për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve ashtu sikurse vjedhje përmes ndërhyrjes dhe dëmtimit të sistemit të matjes. Niveli i arkëtimeve të energjisë në Agjencinë Shkodër përfshirë Shkodrën, Pukën, Lezhën dhe Koplikun në vitin 2013 ishte 2,5 miliard lekë. Në vitin 2017 u regjistrua një vlerë arkëtimi për këtë agjenci në vlerën 4.9 miliard lekë.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike shpreh vendosmërinë për të mos toleruar asnjë rast të vjedhjes dhe abuzimit me energjinë elektrike. Çdo konsumator i cili për arsye të ndryshme ka neglizhuar në të shkuarën pagesën e energjisë duke akumuluar borxh të konsiderueshëm, ka mundësinë që të përfitojë nga skemat lehtësuese të shlyerjes së detyrimeve me këste mujore.

Next Post
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

Kosova, dhjetë vjet pavarësi, por ende pa identitet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët

Zelensky: Rusia përdori raketa balistike të Koresë së Veriut në sulmet në Zaporizhia

August 11, 2026
Këshilli i BE-së miraton planin për rritje ekonomike në Ballkan, si do të bëhet ndarja e 6 miliardë eurove

BE, kritika Beogradit: Deklaratat për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit duhet të shmangen

August 11, 2026
Kishte shkuar me pushime në Republikën Domenikane, vdes tragjikisht adoleshentja britanike

Kishte shkuar me pushime në Republikën Domenikane, vdes tragjikisht adoleshentja britanike

August 11, 2026
Aksident në Elbasan –Peqin, kamionçina përplaset me autobusin

Aksident në Elbasan –Peqin, kamionçina përplaset me autobusin

August 11, 2026
Mega-operacioni në Spanjë, në hetim rrjeti shqiptar – Sekuestrohen 21 tonë kokainë dhe 1 mln € cash

Mega-operacioni në Spanjë, në hetim rrjeti shqiptar – Sekuestrohen 21 tonë kokainë dhe 1 mln € cash

August 11, 2026
Shkelësit “kapen” nga teknologjia, ministri Lamallari publikon pamjet e kontrolleve

Shkelësit “kapen” nga teknologjia, ministri Lamallari publikon pamjet e kontrolleve

August 11, 2026
Përdoret “forcë e tepërt” gjatë lindjes, vdes foshnja…

Shqipëria drejt tkurrjes! INSTAT: Vetëm 218 lindje më shumë se vdekjet në tremujorin e dytë

August 11, 2026
Spanja në alarm nga zjarret! Mbi 244 mijë hektarë të përfshirë nga flakët

Spanja në alarm nga zjarret! Mbi 244 mijë hektarë të përfshirë nga flakët

August 11, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Mes Prishtinës e Kievit, Tirana edhe mish, edhe peshk

August 11, 2026
Gravitet zero për 7 sekonda nesër, më 12 gusht? Ja si qëndron e vërteta

Gravitet zero për 7 sekonda nesër, më 12 gusht? Ja si qëndron e vërteta

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com