• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ripërtëritje apo ringjitje

by Artur Ajazi
27/09/2026 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Aspak dmth, nuk është gjetja e Doktorit të PD. “Ripërtëritje e PD”, është shpikja më pa kuptim në realitetin e sotëm ku po përballet ajo parti. Ti thuash shqiptarëve, apo aq më tepër demokratëve se “ne po ripërtërihemi” natyrisht do tu thuash atyre edhe se si, do të mundësohet kr proces. Unë mbaj mënd qysh para 25 vitesh, të njëjtat emra dhe basarete në PD. Mbaj mënd të gjithë ata që kishte në funksione Berisha që nga 2005 apo 2009, 2013 dhe deri sot. Ka bërë 114 mbledhje Këshillit Kombetar, qindra takime dhe protesta, largoi Lulin me dajak, deklaroi se “vetëm unë mund ta shpie opozitën drejt pushtetit”, ka humbur nja 14 palë zgjedhje, ka flakur nga partia mbi 900 emra duke nisur nga ish-themelues, apo dhe ish-kryetare degësh në rrethe, dhe i mbushi vendet bosh me servilë, dhe sahanlëpirë. Berisha pretendon se me nismën “Ripërtëritje”, demokratët duhet të kuptojnë “largimin e qëndrestarëve, kritikëve dhe rrebelëve, me emra dhe njerëz apatikë, dhe mediokër”. Procesi i Doktorit, gjithsesi mbetet “ringjitje” në 1, 2 apo disa kuptime. Ringjitje e boshllëkut, shkaktuar nga largimet, ringjitje që vjen nga rikonfirmimi i përjetshëm i Sali Berishës në postin e kryetarit, apo dhe rrethit të tij të ngushtë, apo ringjitje e “plasaritjeve”  që shkaktoi largimi i “bashistëve” nga dajaku i ithtarëve të Doktorit. Pra, procesi “Ripërtëritje”, ka futur në siklet edhe vetë Mulin, Belindon, apo dhe kryetarët e degëve, që kur i pyet të thonë “nuk e kuptojmë fare ç’po ngjet në parti, zbatojmë vetëm urdhërat e Doktorit”. Atëhere kjo na qenkësh “Ripërtëritja” ? Çfarë  po ripërtërit Doktor, çfarë po ndryshon në PD, kush erdhi nga të rinjtë, nga elita intelektuale, sa janë shtuar anëtarësimet, sa aleatë konkretë keni në rast fushate elektorale për zgjedhje të parakohshme, jeni i bindur se përballë Edi Ramës dhe shumicës socialiste, mund ti fitoni zgjedhjet ? Pra janë shumë pikëpyetje, që nuk të bëjnë ti besosh “procesit të Ripërtëritjes”, të cilin sinqerisht do ta kisha besuar në rast se, Berisha do të tërhiqej, dhe do ti linte vendin të rinjve. Por duke ditur se, kjo nuk ka ndodhur për 36 vite në atë parti, atëhere nuk ka si të besoj sot, “Ripërtëritjen”. Ky process është thjesht “Ringjitje”, janë thjesht disa “manikota” që Berisha po u vendos sejmenëve të tij, atyre që përdor në Parlament dhe sheshet e Tiranes. Ndaj gjej një emër tjeter Doktor, të paktën shpejt e shpejt, para zgjedhjeve, sepse humbja e 2027 (pa le ajo e 2030) do ti zhgënjejë thellë demokratët e mbetur tek ajo çiflik-parti politike.

Next Post
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In