• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

by Ylli Pata
27/09/2026 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Algoritmi i deformuar i opinionit që shpalli dorëheqjen e Edi Ramës, nuk është se ndodhi vetëm sot.

Ka më shumë se një vit që sillet në opinionin e opozitës dhe të revolucionarëve proxy të flamingove. Teza e rrëzimit nuk është e re në fakt në politikën shqiptare, pasi është përdorur në të shkuarën si një version i shtyrë nga faktorë e aktorë, të cilët nuk janë vetëm brenda vendit.

Në të gjitha rastet, kjo tezë, përkatësisht sulmi nga lart i pushtetit politik, ka sjellë vetëm rezultate traumatike. Duke mos zgjedhur asnjë çështje politike, madje duke hapur plagë të tjera më të mëdha.

Sulmi që drejtësia po i bën qeverisë, duket hapur se nuk është një operacion linear, nuk është një akt procedurial, por thjesht një operacion i shënjestruar për të realizuar një qëllim politik.

Qëllim politik që fsheh brenda vetes edhe një qëllim politik tjetër, i cili duhet thënë është përfolur prej kohësh në opinion.

Sot, pas Edi Ramës, njeriu më me popullaritet në public është ish-kreu i SPAK. E zbritja e të cilit në politikë mund të shikohet nga disa faktorë e aktorë, si një mundësi për të bërë rotacionin e famshëm.

Por, politika nuk është një operacion rrufe, nuk është një masë sigurie apo një reality show ku fiton popullaritet brenda një nate.

Politika është një proces, ku fitorja dhe humbja ecin bashkë drejt një rruge me kthesa dhe të përpjeta. Politika edhe pse duket e thjeshtë, nuk krijohet nga lart, pasi vjen si një organizim i ndërlikuar në territor. Ka një model të njohur në këtë lëmi, që e kemi afër dhe është Italia.

Antonio di Pietro, prokurori i njohur i grupit të “Mani Pulite” kishte një objektiv, që të gjithë thonin se e ka obsesion. Të arrinte tek Benito Craxi, ish-kryeministri i Italisë dhe lideri i Partisë Socialiste Italiane. Kjo ndodhi pasi arriti të arrestonte në paraburgim ajkën e industrisë italiane. Të cilët i kërkonte që të dëshmonin për rryshfetet e dhëna ndaj partive kryesore qeverisëse, posaçërisht ndaj Partisë Socialiste. Ajka e industrisë italiane u paraburgos në burgun famëkeq të Milanos San Vittore, ku ndodhën një numër i madh vetëvrasjes prej tyre. Gjë që shkaktoi një traumë të madhe në opinion dhe krijoi dilemat e para për Mani Pulite-n. Operacionet aggressive të Di Pietros prodhuan më pas edhe sulmet ndaj tij, ku u publikuan problemet që ai kishte pasur gjatë kohës që punonte në polici. i gjendur nën një sulm të fortë, Antonio Di Pietro u largua nga prokuroria dhe hyri në politikë.

Por popullariteti që kishte si prokuror, nuk u shpërblye në politike, ndaj dhe nuk ndenji shumë dhe u tërhoq. Kjo ka një arsye; pasi njerëzit mund të përkrahin një aksion, një ndërmarrje kur ajo duket se është e qartë, pa një prapavijë dhe qëllim dytësor.

Nuk ka asgjë që një njeri i i drejtësisë të hyjë në politikë, me reputacionin dhe bagazhin profesional; por aty duhet të bëjë gavetën nga e para.

Next Post
Alina Hamba kurorëzon martesën me biznesmenin turk në një ceremoni madhështore në Waldorf Astoria

Alina Hamba kurorëzon martesën me biznesmenin turk në një ceremoni madhështore në Waldorf Astoria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In