• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkencëtarët të cilët kanë humbur jetën nga shpikjet e tyre

by Java News
02/07/2017 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpikësit e çojnë përpara civilizimin që nga fillimi dhe shumë shpesh ata janë personat të cilët i testojnë shpikjet e reja, mirëpo disa nga ato shpikje mund të jenë vdekjeprurëse.

Kjo listë e shkurtër e inxhinierëve, shkencëtarëve dhe e personave të tjerë, të cilët duke i testuar shpikjet e veta kanë humbur jetën, është nxjerrë nga Wikipedia.

shkenca1

Francis Edgar Stanley dhe vëllai i tij binjak Freelan Oscar Stanley më 1896 kanë shpikur automobilin “Stanley Steemer”. Ata më 1906 thyen rekordin e shpejtësisë për kalimin më të shpejtë të një miljeje (1,6 kilometra) për 28,2 sekonda.

Kjo do të thotë që vetura e tyre ka mundur të arrinte shpejtësinë deri në 205 kilometra në orë. Të dy vëllezërit më 1918 shitën kompaninë, ndërkaq më vonë po të njëjtin vit humbën jetën në automobilin të cilin vetë e ndërtuan.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Njeriu i parë i cili e ka shpikur balonën me ajër të ngrohtë ka vdekur me rastin e kalimit të Kanalit anglez. Jean-François Pilatre de Rozier,  ka marrë pjesë në fluturimin e parë të balonës me ajër të ngrohtë në vitin 1783 bashkë me Markizin Darlando, për shkak se nuk ka dëshiruar të lejojë që ai nder t’i takojë dikujt tjetër. Ky fluturim atë e bëri person të famshëm.

thomas_andrews

Thomas Andrews  ka qenë ka qenë arkitekti kryesor i anijes “Titanic”. Ai ka propozuar që anija t’i ketë 46 varka për shpëtim. Në fund, vetëm 20 kanë gjetur vend në “Titanic”. Çastet e fundit të jetës i kaloi duke u ndihmuar njerëzve që të gjenin jelekët e shpëtimit. Trupi i tij nuk u gjet kurrë.

shkenca4

Otto Lilienthal ka shpikur aeroplanin pa motor. Inspiruar nga vëllezërit Wright ka konstruktuar 18 tipa avionësh dhe ka bërë 2.000 fluturime. Mirëpo, me rastin e fluturimit të fundit ka humbur kontrollin me ç’rast ka filluar të humbë lartësinë. Fjalët e fundit të tij kanë qenë: “Viktimat patjetër duhet të ndodhin”.

li si dhembja

Li Si, këshilltar i Dinastisë Qin, ka shpikur metodën e torturave të quajtur “Pesë dhembje”, mirëpo pas ndërrimit të pushtetit, ai është ekzekutuar me të njëjtën metodë të cilën e ka shpikur për të torturuar të tjerët.

shkenca6

Marie Skłodowska-Curie ka marrë çmimin “Nobel” për shpikje në fushën e fizikës dhe të kimisë, e cila më vonë ka vdekur nga ekspozimi i rrezatimit. Ajo ka zbuluar radiumin dhe poloniumin dhe ka bërë avancime të shumta në fushën e radioaktivitetit (fjalën radioaktivitet e ka shpikur ajo vetë). Ajo gjithashtu ka qenë femra e parë e cila ka marrë çmimin “Nobel” dy herë. Curie i është ekspozuar një sasi të madhe të rrezatimit dhe ka vdekur nga leukemia plastike në vitin 1934, ndërkaq ajo pjesën më të madhe të punës së saj e ka bërë në një dhomë pa mjete mbrojtëse.

shkenca7

Franz Reichelt, rrobaqepësi fluturues, ka kërcyer nga maja e Kullës së Ejfelit. Ka dashur t’i provojë rrobat e qepura në formë parashute. Për ta testuar shpikjen e tij, në vitin 1912 ka kërcyer nga Kulla e Ejfelit, me ç’rast humb jetën. Sipas artikullit të shkruar në atë periudhë, policia e Parisit ka lejuar ta bënte  eksperimentin e tij duke menduar që do të përdorte nje kukull. /b.d

Next Post
Jo vetëm mushkonjat, tjetër insekt bezdis plazhistët në Divjakë

Jo vetëm mushkonjat, tjetër insekt bezdis plazhistët në Divjakë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Zelenskyy bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork, shumë gjëra mund të ndryshojnë -

Zelenskyy bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork, shumë gjëra mund të ndryshojnë –

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq -

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq –

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Osmani në New York, takon djalin e Trumpit -

Osmani në New York, takon djalin e Trumpit –

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com