• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jo vetëm mushkonjat, tjetër insekt bezdis plazhistët në Divjakë

by Java News
02/07/2017 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që prej fillimit të prillit dezinsektimi po kryhet e intervale 2 javore në të gjithë zonat bregdetare por edhe në kryeqytet. Procesi kryhet natën dhe qëllimi i tij është të pakësojë mushkonjat.

“Në zonën e Divjakës spërkatet me një preparat biologji që nuk është insekticid, ai vepron vetëm mbi larvat e mushkonjave dhe kryesisht ne e bëjmë për mushkonjën tiger”, thotë Bektash Dervishi per Tv Klan, specialist në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Lushnje.

Ndryshe nga tre vitet e shkuara kohë kur nisi dhe procesi i dezinsektimit me preparate biologjike, pushuesit ankohen se ndjejnë praninë e mushkonjave dhe pickimet e tyre bezdisëse.

“Mushkonjat dhe ariet janë ca të vogla shumë të bezdisura, janë shumë të hidhura, shumë të keqe. Me sprayt nga pak, kur ka ditë që ka vrull ,vëmë rrjeta në dritare…mbrohemi”, thonë qytetarët.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, sqarojnë se nuk bëhet fjalë për mushkonjat e zakonshme, por një tjetër insekt të ngjashëm që është riaktivizuar këtë vit.

“Bëhet fjalë për një lloj tjetër dipteri që është simulit. Është mjaft aktiv fillon zhvillimin e tij në muajin mars, dhe arrin kulmin gjatë qershorit dhe në fillim të korrikut. Këto janë insekte të cilat janë mjaft agresive, fluturojnë tufa dhe pickojnë në një mënyrë shumë shqetësuese, gjatë monitorimeve që kemi bërë në terren kemi konstatuar një rritje të numrit të simuliteteve”,thotë Enkelejda Dikolli, specialiste në ISHP.

Preparati biologjik që përdoret për të luftuar mushkonjat nuk ka asnjë efekt mbi këtë insekt pickues që shkakton edhe alergji.

Specialistët kanë kërkuar konsulence të huaj për të vënë nën kontroll simulitet.

“Kemi kërkuar ndihmë dhe kemi kërkuar që të kemi ekspertizë të huaj për të identifikuar dhe për të kaluar në masat e kontrollit të cilat janë të ndryshme nga ato që përdoren për mushkonjat pasi biologjia dhe cikli i zhvillimit të tyre është i ndryshëm”, u shpreh specialistja Dikolli.

Ndryshe nga mushkonjat që zhvillohen në ujëra të ndenjura, simulitet sipas specialistëve zhvillohen në ujëra të rrjedhshëm apo puseta uji. /b.d

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

November 27, 2026
Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

November 27, 2026
Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

November 27, 2026
Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

November 27, 2026
Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

November 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

November 27, 2026
Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

November 27, 2026
Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

November 27, 2026
Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

November 27, 2026
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Më shumë vite punë për të përfituar pension? FMN propozon reformim të skemës

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In