• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkëlqim Cani, njeriu që nuk ju dhimbs askujt

by Dritan Hila
20/02/2016 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkëlqim Cani, është ndër ata që mund të quhen dinosaurët e Partisë Socialiste. Ndër themeluesit e saj dhe  brezi i Fatos Nanos; i ardhur nga radhët e profesoratit; deputet i saj, pas ardhjes në pushtet të së majtës në vitin ’97, preferoi ruajtjen e një profili të ulët politik, duke zgjedhur postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Kohë gjatë së cilës u përpoq të ishte larg syve të publikut.

I akuzuar nga opozita për vjedhjen e arit që ndodhi gjatë mandatit të tij, asnjëherë nuk u provua kompliciteti i Canit. Çdo njeri që e di sadopak mekanizmin e pushtetit, dhe kohërat kur ende shteti i sapodalë nga rrëmuja e ’97-ës ishte i papajisur me kuadret ligjore përkatëse, vështirë se mund ta besojë që një zyrtar klasik si ai, mund të ndërmerrte aksionin spektakolar të bandave të Far Westit.

Me mbarimin e mandatit, Fatos Nano nuk pranoi t’ia rinovonte. Arsyeja publike se i kishte shkaktuar humbje rezervës së BSH, meqënëse e ruajti atë në dollarë dhe jo në euron e sapolindur, ishte e tretshme për stomakun e publikut, por jo për profesionistët. Të njëjtën rrugë zgjodhën edhe banka të tjera me rezerva shumë më të mëdha, si përshembull ajo e Kinës.

Pas tërheqjes, ruajti rishtas një profil të ulët.

Me ardhjen e Edi Ramës në krye të PS dhe afrimin e tij drejt pushtetit, Shkëlqim Cani  kishte tre asete që i duheshin Ramës: ishte nga garda e vjetër, por jo i lidhur pazgjidhshmërisht me ata, dhe kështu krijonte imazhin e vazhdimësisë së PS; ishte profesionist dhe kështu i siguronte një konsulencë adekuate Ramës që nuk ia kishte (dhe vazhdon të mos ia ketë) haberin financës shtetërore; ishte nga zona e Dibrës, e rëndësishme kjo për një parti që bazën e saj vazhdon dhe e ka në jug.

Por sot jemi në fazën që Rama e ka kuptuar se për ekonominë në terma afatgjatë nuk mjafton Shkëlqim Cani, por duhet një trupë e tërë që ai as e ka dhe as e do; dhe për objektivat që i ka vënë vetes, nuk i duhet një njeri që i kërkon njëqind letra. Ndaj erdhi edhe ora e mbrame për Canin.

Në fakt marëdhënia e Canit me Ramën asnjëherë nuk ka qenë nga ato që mund të quhen miqësore, në termin që i jep miqësisë Rama. Natyrë e ftohtë dhe pa karizëm, i sjellshëm por korrekt, nuk ishte natyra që Rama presupozon nga vartësit e tij, ku aksioma është “hajde mbarojmë punën, pastaj bëjmë letrat”. Cani nuk është natyrë që rri tek paradhoma e shefit të tij dhe as që e shoqëron bisedën me frazat që rrisin lavdinë dhe përkëdhelin egon e sundimtarit. Atu kjo e domosdoshme që të qëndrosh në tavolinën e rrumbullakët të Këshillit të ministarve, por mbi të gjitha në rrethin e ngushtë të shefit të qeverisë. Kjo e penalizoi në performancën e tij. Si rrjedhim, i papyetur për emërimet e drejtorëve të Tatim Taksave dhe Doganave që  e anashkalonin, por përgjegjës ligjërisht për performancën e tyre; i qethur nga shumë kompetenca thelbësore që i kishin kaluar Ahmetaj; i papyetur për politika afatgjata ekonomike,  Canit i kërkohej të vendoste rekord në atletikë, ndërsa e detyronin të garonte me karrocë paraplegjiku. Në këtë pikë, Shkëlqim Cani nuk kishte më kuptim të qëndronte në atë post. Me heqjen e tij, Rama ka shpëtuar nga ngërçi që të kuptonte se çfarë i kërkonte dhe rekomandonte Cani. Ndërsa Cani vetë, nga një përgjegjësi e cila kishte filluar e kthehej në formale për të.

Pas kësaj, Rama ka duar të lira të operojë me ministrin e ri, por hoqi edhe një halë në trupën e ministrave që i takojnë PS-së, ku të gjithë i rrinë gatitu. Ndërsa vendi humbi një njeri që merrte vesh nga shifrat dhe politikat zhvillimore të cilat nuk i konceptonte si punë qokash apo iniciativash personale. Cani nuk ishte një revolucionar. Nuk ka kërkuar të jetë ndonjëherë i tillë as në ’97-ën kur s’mbeti njeri pa qëlluar me armë. Ishte thjesht një zyrtar i ekonomisë, tepër i ngurtë për mendësinë dhe voluntarizmin e ekipit të Ramës, dhe tepër i pakuptueshëm për masën e njerëzve që pret paratë t’i bien nga qielli./dritare.net

Next Post

Analiza/Kriza politike degradon në konflikt të hapur

Comments 1

  1. respekti says:
    10 years ago

    O mik! Po Shkelqimi nuk ka vdekur!

    Reply

Leave a Reply to respekti Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In