• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më shitën motrën, me poshtëruan gruan”, drama e gjakmarrjes, 55-vjeçari i braktisur nga të gjithë

by A R
21/04/2018 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plaga e gjakmarrjes vijon të rëndojë shumë shqiptarët, kryesisht në veri të vendit.

Diku në një prej kullave të braktisura në një nga fshatrat Pukës strehohet si një simbol i mbijetesës, duke sfiduar mungesën e ushqimit, sëmundjen dhe pamundësinë për të lëvizur, çfarë e ka bërë që të shkojë drejt venitjes në këtë botë, i pashpresë për asgjë.

Pjetër Marku prej ditësh jeton vetëm me ujë të përzier me sheqer, ndërsa për të tashmë çdo gjë është e pamundur, pasi Tuberkulozi nga i cili vuan, ja ka rënduar situatën aq sa e shikon të pamundur mbijetesën.

Një vrasje e kryer në vitin 1997 në fshatin Gjegjan e ndjek ende nga pas këtë burrë, i cili pasi ka kryer 18 vite burg, i braktisur nga familja dhe pa shpresë për t’u kthyer në fshat, jeton në bunkerë e shtëpi të braktisura.

Pjetri tregon se ka vrarë për nderin e familjes, pasi nuk kishte rrugë tjetër, siç thotë ai përballë poshtërimit, ndërsa hasmin e ka tashmë me kushërinjtë, çfarë siç thotë dhe vetë, është akoma më e rëndë.

“Unë vrava se nuk kisha ku të shkoja, kështu e kanë zakonet tona, ose të vrasësh ose të jetosh i turpëruar. Familja me të cilën jam në hasmëri është ajo e kushëririt tim. Më kanë poshtëruar gjithnjë, më kanë shitur motrën, më kanë djegur shtëpinë, nuk më kanë lënë të varros babën e në fund më kanë poshtëruar dhe me gruan. Nuk kisha çfarë të bëj. Vrasjen nuk e kam kryer në pabesi, por në mes të ditës, i vetëdijshëm. Nuk kam ikur. Kam pritur Policinë deri kur erdhën dhe më arrestuan. Pasi kam kryer 18 vite burg, kam dalë, por kuptova se gruaja dhe familja më kishte braktisur. Në fshat nuk mund të kthehem më. Nuk ka kuptim bre ti shkoj gjakësit në gojë, është provokim”, thotë 55-vjeçari Pjetër Marku, i cili prej 10 vitesh endet rrugëve duke u strehuar në bunkerë e shtëpi të braktisura.

“Ka afro një vit që jam strehuar në këtë banesë të braktisur. Por Tuberkulozi së fundmi më ka lodhur sa nuk lëviz dot më. Prej shumë ditësh nuk kam më as ushqime, ndërsa barnat po mbarojnë. Po shkoj drejt fundit, e ndjej. Ndoshta s’do e marrë vesh kush se kam vdekur e do kalbem në këtë kullë të braktisur”, thotë ai i përlotur për “News 24”.

Pjetri prej ditësh e mban frymën gjallë me ujë e sheqer, teksa kushtet higjeno-sanitare janë si mos më keq në shtëpinë ku nuk ka drita, ujë, dhe as kushtet më minimale.

Ai tregon se vrasja nuk është zgjidhje, por nën mentalitetin e malësorit ai e justifikon vrasjen ndaj kushëririt si të vetmen mundësi që i kishte mbetur.

“I bëj thirrje gjithë shqiptarëve, se vrasja nuk është zgjidhje, por në rastin tim, nuk kisha një zgjidhje. Unë jam djalë i vetëm e në mesin e nëpërkëmbjes gjithnjë kam menduar ose të vras veten ose të vras ata që më nëpërkëmbnin. Zgjodha këtë të dytën”, thotë ai.

Next Post
Manastirliu: Këtë vit rehabilitojmë 80 Qendra Shëndetësore

Manastirliu: Këtë vit rehabilitojmë 80 Qendra Shëndetësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas 46 bashkive, 7 rajone?

Korrelacioni mes vendlindjes së babait dhe mënyrës së votimit në Tiranën urbane

October 29, 2026
Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

October 29, 2026
Estonia forcon kufirin me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë

Estonia forcon kufirin me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë

October 29, 2026
KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe

KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe

October 29, 2026
Balla në takimin e KPSA: Shpresojmë që vendimi i Apelit për krerët e UÇK të jetë i drejtë dhe pa ndikim politik! Reforma Territoriale kalon në…

Lokalet 2027/ Balla: Nuk kemi një propozim për datën, respektojmë kompetencën e presidentit

October 29, 2026
Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

October 29, 2026
Taksat që ndryshojnë nga 1 janari 2019, ulet tatimi mbi dividentin

Paketa fiskale 2027, Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave

October 29, 2026
Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

October 29, 2026
Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

October 29, 2026
Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In