• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shikoni kush nuk reagon ndaj Rregullores Bani, për të kuptuar pushtetin e frikës së drejtësisë së re

by Mero Baze
07/08/2026 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Reagimi ndërkombëtar ndaj “Rregullores Bani” në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër Krimit dhe Korrupsionit është i plotë. Të gjitha organizatat ndërkombëtare të shtypit kanë dënuar rregulloren dhe kërkojnë rishikimin e saj. Edhe OSBE në Tiranë, me gjysmë zëri, ka premtuar se do ta shqyrtojë rregulloren. Sot redaksia e gazetës i ka nisur një letër GJKKO-së që të na dorëzojë të printuara dhe të vulosura rregulloren dhe komentin privat të kryetarit, për t’i pasur si provë në Gjykatën Kushtetuese. Shpresoj mos ta hedhin në kosh.

Po ashtu, Partia Demokratike ka reaguar kundër përpjekjes së GJKKO-së për të qenë jotransparente në seancat gjyqësore, duke pasur parasysh se aty gjykohen politikanë dhe zyrtarë të lartë të Shqipërisë, për përgjegjësinë e të cilëve para ligjit ka interes publik.

Por më e rëndësishme se kush ka reaguar është se kush nuk ka reaguar.

Dhoma Kombëtare e Avokatëve, e cila është e interesuara e parë në këtë histori, nuk ka reaguar. Ka reaguar vetëm Maks Haxhia personalisht dhe disa avokatë të tjerë, të cilët kanë më shumë integritet profesional.

As shumica në pushtet nuk ka reaguar. Së paku, Komisioni i Ligjeve apo vetë qeveria duhet të kenë një reagim publik. Me sa duket Ulëziu ka hall se mos nxehet dikush dhe i tregon pazaret e tij me drejtësinë, ndaj ka futur kokën si struci. Socialistët e tjerë, presupozohet se kanë halle me drejtësinë dhe nuk kanë dëshirë t’u dëgjohet emri për keq në gjykatë. Dhe kjo tregon se çfarë mendojnë ata për drejtësinë e re, pavarësisht fishekzjarreve në dhjetëvjetorin e Reformës në Drejtësi.

Me sa duket, komplekset se do të paragjykohen, ngaqë kanë shumë çështje nëpër këmbë që duhet të kalojnë nga kjo gjykatë, kanë bërë që të bëjnë sikur mendohen.

Njësoj edhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Me sa duket, interesi i shumë avokatëve që të mos jenë në konflikt me kryetarin apo gjykatën, i bën edhe ata të jenë të tërhequr nga kjo betejë.

Ky është një tregues më shumë për pushtetin e frikës dhe imponimin e paligjshmërisë që rrezaton Gjykata, duke qenë e paprekshme edhe kur shkel ligjin.

Nuk pres të reagojë Inspektori i Lartë i Drejtësisë, për shkak se ai e ka bërë të qartë qëndrimin e vet se është për të mbrojtur gjykatat dhe prokurorinë dhe jo drejtësinë.

Por ky rast, më shumë sesa për pavarësinë e drejtësisë, vlen shumë për të kuptuar se si zë vend e keqja në drejtësi.

Një kryetar gjykate, natyrisht delirant, vendos se si t’i fshihet publikut kur gjykon dhe puer këtë nxjerr udhëzime, bën rregullore, madje bën edhe koment privat për t’i udhëzuar të gjithë se si t’ia bëjnë të pamundur publikut t’i shikojë ata se si e zhvillojnë një seancë gjyqësore. Të mësuar t’i marrin vendimet para se të fillojë gjyqi, ata e kanë tani shumë të vështirë të hapin sallën e gjyqit dhe t’u tregojnë shqiptarëve se si bëhet drejtësi.

Heshtja e shumicës në pushtet dhe e Dhomës Kombëtare të Avokatëve tregon për pushtetin real të gjykatës mbi viktimat. Madje, më shumë se kaq, tregon se si mund të degradojnë standardet e drejtësisë, kur atyre u sigurohet të shpallen në errësirë.

Shtetet perëndimore të Bashkimit Evropian që kanë financuar Reformën në Drejtësi dhe qeveria britanike, që ka financuar programin e transparencës së medias, duhet të dinë se kryetari i Gjykatës udhëzon që, fjala vjen, në sallën e gjyqit ndalohen njerëz që kanë veshur “bluza me dekolte të theksuara” apo “pantallona nën nivelin e belit”. Nuk kam shkuar te kjo pjesë nëse lejohen gra të mbuluara, por besoj atë e kanë lejuar.

Natyrisht, çështja do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese e më pas në Strasburg, por është e turpshme për Parlamentin dhe qeverinë që, nga njëra anë, përkujtojnë dhjetëvjetorin e Reformës në Drejtësi dhe, nga ana tjetër, akoma nuk kanë një proces gjyqësor të përfunduar, por kanë një rregullore të re se si nuk duhet të merret vesh se si bëhet një gjyq.

Gjyqi i Nexhmije Hoxhës është filmuar dhe transmetuar i gjithi. Gjyqet e banditëve të vitit 1997 janë transmetuar të gjitha, edhe pse rrezikshmëria ka qenë e lartë. Tani gjyqet e Erion Banit duhen mbajtur të mbyllura, se nuk lidhin dot dy fjalë gjyqtarët, jashtë skenarit që u ka dhënë akuza dhe pazarit që kanë mbyllur para gjyqit.

Do të mjaftonte vetëm kaq për të kuptuar se çfarë drejtësie kemi prodhuar. Kemi bërë një drejtësi të pavarur nga politika, që është e paaftë të mbrojë vendimet e saj dhe kërkon të jetë e pavarur edhe nga populli. Kjo është tepër.

Next Post
VIDEO / Urimi gazmor i Atalantës për ditëlindjen e Gjimshitit: “Kur dhuratat t’i bën ai që ka festën’

Rrogë ‘sheikësh’, Gjimshiti do bëhet futbollisti më i paguar i Kombëtares shqiptare pas transferimit në Arabinë Saudite!

Comments 4

  1. Shtatë ditë gusht, avash po ikën dhe vapa, shpresoj dimër, për SPAKUN më mbrapa. says:
    3 months ago

    Gjithë kjo e Meros, përmblidhet me fjalët “U ULËN MALET, E U NGRITËN HALET”.

    Reply
  2. ccc says:
    3 months ago

    Mero, ne parim ke te drejte, por nese do te reagonte mazhoranca eshte e sigurte qe reagimet e vendeve te BE nepermjet ambasadave te tyre ketu si dhe KE do te ishin te menjehereshme, ne menyere te koordinuar dhe te alarmuar per nderhyrje ne sistemin e drejtesise. PD ka luksin te thote cfare te doje e mbaje cdo qendrim, pasi nuk e merr kush seriozisht. Ju e dini shume me mire kete, por sinqerisht nuk po e kuptoj pse e keni evidentuar si shqetesusese kete mosreagim, cila eshte arsyeja e vertete?!

    Reply
  3. Luftvafe says:
    3 months ago

    Ccc i nderuar, lutem dikush t’më thotë, a do të ketë SPAK, mbasi të hyjmë në BE ?
    Sepse ishte KUSHT nga BE dhe USA, për të bërë “QILIZËM” në drejtësi – siç thoshte shoki Enver i shokit Sali.
    Në se kjo do të jetë e vërtetë, atehere kot që lodhemi.
    I lëmë spakistët “në lëngun e vet” edhe këto tre vjet, dhe pastaj rikthehemi në drejtësinë që kishim, por pa SALILLËQE.
    Shëndet e pushime të mbara.

    Reply
  4. Qome Bezhani says:
    3 months ago

    Përgjigje :
    Lali Eri…
    A duhet më ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In