Një konflikt midis disa personave ka ndodhur rreth mesditës së sotme (8 shtator), në një ‘beach bar’ në zonën e Lungomares në Vlorë.
Dyshohet se arsyeja e konfliktit ka qenë banale. Policia e Vlorës pas telefonatës është ngritur në alarm, duke mbërritur në zonën e Ujit të Ftohtë.
Sherri ka degjeneruar në konflikt fizik mes palëve. Si rrjedhojë e konflikt ka pasur vetëm lëndime të lehta tek personat e përfshirë.
Ndërkohë që policia vijon të jetë në kërkim të një prej shtetasve të përfshirë në këtë konflikt, si dhe për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve.











