• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Servet Pëllumbi: Referendumi ishte i përkryer, Blushi është vetëpërjashtuar nga PS

by A R
11/04/2016 08:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi hodhi poshtë dje, pretendimet e deputetëve Ben Blushi, Mimoza Hafizi e Petrit Ago për manipulime në referendumin e ditës së shtunë. Ai tha se kjo pakicë, që po vjen gjithnjë e duke u bërë më pakicë, duhet të pranojë rezultatin e referendumit nëse do të qëndrojë në Partinë Socialiste.

I pyetur në lidhje me mundësinë e një përjashtimi të deputetit Ben Blushi, Pëllumbi u shpreh se nuk ka nevojë për një përjashtim nëse tjetri përjashton veten.

Zoti Pëllumbi, si shkoi për ju referendumi i mbajtur ditën e shtunë brenda Partisë Socialiste për t’i dhënë përgjigje pyetjes nëse quhet i rinovuar mandati i kryetarit të partisë, kur ai është edhe kryeministër?
Unë them që ishte një demonstrim demokratik, i vullnetit të anëtarësisë së Partisë Socialiste, që erdhi menjëherë pas Kongresit. Gjithashtu ishte një akt që tregoi forcën e mirëkuptimin brenda anëtarësisë së PS-së. Ky referendum dhe votimi i ditës së shtunë tregoi se Partia Socialiste mbetet një nga forcat më të organizuara në vend.

Profesor, pati gjatë këtyre ditëve kritika nga disa deputetë të PS-së, si zoti Blushi, zonja Hafizi, se pati manipulime, madje kutitë ishin mbushur më përpara; si i vlerësoni? Ju, i vutë re gjatë votimit shkeljet që thuhen?
Nuk pati absolutisht asnjë shkelje, për mendimin tim, sepse unë mora pjesë në votim, madje anëtarët e partisë rrinin në rresht për të votuar. Çdo gjë ishte e dokumentuar. Çdo anëtar paraqitej para komisionit me kartën e anëtarësisë, ishin listat dhe çdo gjë ishte shumë mirë e organizuar. Fletët e votimit, vendet e sekretimit, kabinat e votimit ishin të gjitha në rregull. Çdo gjë ishte normale, madje do të thosha e përkryer. Çdo pretendim i atyre apo i asaj pakice – që ka ardhur duke u bërë gjithnjë e më shumë pakicë – për shkelje dhe për pavlefshmëri të referendumit, mua më duket se është jashtë çdo logjike dhe jashtë çdo realiteti.

Ka pasur këto dy ditë, opinione të ndryshme që bëjnë një analogji mes zgjedhjeve të kohës së monizmit dhe këtij referendumi, ku si pjesëmarrja, ashtu edhe rezultati dalin me rreth 99.99%. A shihni diçka të tillë?
Nuk ka të bëjë me analogji, sepse ato zgjedhje për të cilat bëhet fjalë ishin zgjedhje popullore. Këtu është fjala për zgjedhje në parti. Partitë janë të organizuara, janë me anëtarë që kanë dokumente, që kanë një organizatë të tyre. Kështu që është plotësisht normale që, një votim që bëhet brenda një partie të ketë një përqindje të lartë. Ndërsa, votimi për të cilin flitet ishte votim elektoral, popullor, i cili ishte formal dhe zhvillohej sipas atyre parametrave që përmendët ju. Analogjia, për mendimin tim, këtu nuk ka vend. Ky është votim për referendum në parti, pra votim në një organizatë vullnetare që bashkon njerëz sipas bindjeve të tyre dhe interesave. Kështu që nuk ka vend të bëhet një krahasim i tillë me një votim popullor.

A quhet e dështuar kjo betejë e zotit Blushi tanimë që ka një përgjigje nga referendumi për mandatin e kryetarit të partisë, Edi Rama?
Kush nuk do ta shohë përgjigjen, atëherë është miopi politike e atij që nuk do ta shohë. Unë zakonisht mendoj kështu, që ata që kanë mendim ndryshe, kanë të drejtë ta shprehin atë, ta diskutojnë nëpër forume, jashtë forumeve, brenda forumeve, por kur vullneti i shumicës shprehet në Kongres, aq më tepër në një referendum, atëherë nuk ka vend më për debate, për këtë çështje të paktën. Secili mund ta ruajë mendimin e tij, por në qoftë se do të qëndrojë në radhët e partisë, është i detyruar të njohë këtë rezultat.

Mendoni se nuk ka vend më për zotin Blushi në PS?
Mund të përjashtohet ai? Unë nuk mendoj se duhet një përjashtim, aq më tepër kur secili e sheh veten të përjashtuar, përjashton veten pra. Nëse tjetri përjashton vetveten, nuk ka nevojë për përjashtim.

Marrë nga Gazeta Shqiptare 

Next Post

Meta: Unë Presidenti i ardhshëm? Do të dalin qindra emra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kontrata e parë hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës: ç’fitojmë?

October 6, 2026
Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

October 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Tetor 2026

October 6, 2026
Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

October 6, 2026
Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

October 6, 2026
Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

October 6, 2026
Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com