• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Serbia mikpriti negociata sekrete mes qeverisë afgane dhe talebanëve

by
18/08/2021 21:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti irlandez, Michael Semple, ish- zv.presidenti i Afganistanit, Karim Khalili dhe ish-ministri Serb, Ivica Daçiç në një nga takimet e Beogradit

Serbia priti disa bisedime me dyer të mbyllura mes qeverisë afgane dhe talebanëve, të gjitha me miratimin e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian dhe Kombeve të Bashkuara tha Jovan Kovaçiç, drejtori i think tank-ut që organizoi negociatat.

Nga Sasa Dragojlo

Pasi ish-ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç deklaroi të martën se në Serbi ishte mbajtur bisedime mes ish-qeverisë së Afganistanit dhe talebanëve tre herë në vitet e fundit, drejtori i qendrës East West Bridge, e cila raportohet se organizoi negociatat, i tha BIRN se informacioni i Daçiç ishte i saktë, duke e mbështetur atë me fotografi nga takimet.

Jovan Kovaçiç i tha BIRN se qeveria tashmë e rrëzuar e Afganistanit dhe talebanët zhvilluan tre takime mes viteve 2018 dhe 2019 në kryeqytetin serb, Beograd. I pyetur se si u përfshi organizata e tij, Kovaçiç tha se ai mori një telefonatë nga një figurë e njohur ndërkombëtare rreth idesë së tij se Serbia mund të shërbente si terren neutral për takimin mes dy palëve.

“Ishte pak befasuese, por organizata jonë është e njohur për ndërtimin e bashkëpunimit dhe besimit pas konflikteve. Gjithashtu, Serbia ka një pozitë të mirë se është neutrale dhe të gjithë e dimë se bota myslimane është larg të qenit e unifikuar. Në çdo vend tjetër, do të kishte akuza për ndikime të ndryshme,’ tha drejtori i East- West Bridge për BIRN. Ai nuk e zbuloi emrin e ‘figurës së njohur ndërkombëtare” që e telefonoi, përveç faktit se ai është nga një vend i Bashkimit Europian.

Kovaçiç shtoi se i ishte thënë që të kontaktonte Michael Semple, një ekspert irlandez të cilin BBC e kishte cilësuar si “një nga ekspertët më të respektuar të Perëndimit në Afganistan”.

Semple ishte një zv.përfaqësues special i Bashkimit Europian për Afganistanin, derisa qeveria e atëhershme e Afganistanit e dëboi në vitin 2007 për ‘aktivitetet e tij të paautorizuara”. “Unë e kontaktova atë dhe më pas, ne u vunë në kontakt me qeverinë serbe, e cila e pëlqeu idenë. Ishte një detyrë serioze, pasi shumë negociatorë kishin pengesa për të kapërcyer, përfshi ndalimet e udhëtimeve. Por Serbia e bëri këtë në mënyrë vërtet profesionale,” tha ai, ndërsa shtoi se fshehtësia ishte normale në negociata të tilla dhe në këtë rast, ishte “takimi i tyre i parë”.

Kovaçiç mohoi që bisedimet të ishin kryer pas krahëve të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian apo aktorëve të tjerë të përfshirë, duke pretenduar se ata dhanë leje dhe u përfshinë në proces. “Ne nuk bëmë asgjë pas krahëve të dikujt. Çdokush që duhej të ftohej u ftua, përfshirë SHBA, vendet e BE si Britania, Suedia, Danimarka dhe Norvegjia si dhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara,” theksoi ai. I pyetur se kush e financoi të gjithë procesin, ai tha se secili ndau kostot e udhëtimit dhe qëndrimit dhe se shteti serb siguroi vetëm vendet e takimeve dhe asete teknike dhe komunikimi.

East West Bridge është një organizatë me seli në Serbi, anëtarët e së cilës janë zakonisht njerëz nga bota e biznesit, nga politika dhe media në Serbi dhe në rajon. Në faqen zyrtare të organizatës, kryeministrja serbe, Ana Brnabic listohet si një anëtare. Aty theksohet gjithashtu bashkëpunimi me Komisionin Trilateral, Forumin Ekonomik Botëror Davos dhe Samitin e Biznesit Europian.

Drejtori i organizatës, Jovan Kovaçiç është gjithashtu një anëtar i komitetit ekzekutiv të Komisionit Trilateral dhe president i Grupit Kombëtar të Serbisë në këtë komision –një organizatë jo-qeveritare e themeluar nga David Rockefeller në vitin 1973.

/b.h

Next Post
VIDEO: Ndizet atmosfera në Korçë! Qytetarët shijojnë koncertin, drita, muzikë e mijëra turistë

VIDEO: Ndizet atmosfera në Korçë! Qytetarët shijojnë koncertin, drita, muzikë e mijëra turistë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në fushën e blertë / 16-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes fatale gjatë ndeshjes

Tragjedi në fushën e blertë / 16-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes fatale gjatë ndeshjes

September 29, 2026
“E ke radhën ti!”/ Balla shpërthen ndaj Shehajt pas tentativës për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës

“E ke radhën ti!”/ Balla shpërthen ndaj Shehajt pas tentativës për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës

September 29, 2026
Bëri si ‘interesant’ me makinë mbi trotuar për TikTok, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Berat

Bëri si ‘interesant’ me makinë mbi trotuar për TikTok, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Berat

September 29, 2026
Zgjedhja e Endrit Shabanit dhe dënimi i Ervin Salianjit, sot në Gjykatën Kushtetuese

Zgjedhja e Endrit Shabanit dhe dënimi i Ervin Salianjit, sot në Gjykatën Kushtetuese

September 29, 2026
Dy persona të zhdukur gjatë luftës identifikohen përmes ADN-së në Kosovë

Dy persona të zhdukur gjatë luftës identifikohen përmes ADN-së në Kosovë

September 29, 2026
Nga regjistri fizik te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

Nga regjistri fizik te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

September 29, 2026
I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

September 29, 2026
Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

September 29, 2026
I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

September 29, 2026
Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com