• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Sektori bujqësor me performancën më të dobët”, Sejko: 25 mld Lekë për kreditimin e bizneseve të vogla dhe të mesme

by A R
06/02/2025 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se sektori bujqësor ka performancën më të dobët ndër sektorët madhorë të ekonomisë shqiptare. Më tej, ai shton se kreditimi i sektorit bujqësor ka një impakt dy herë më të madh në reduktimin e varfërisë krahasuar me kreditimin e sektorëve të tjerë të vendit.

Gent Sejko: Sektori bujqësor ka performancën më të dobët ndër sektorët madhorë të ekonomisë shqiptare, ecuri e cila diktohet nga disa probleme strukturore, ku veçoj: fragmentarizimin e tokës, nivelin e ulët të mekanizimit, si dhe integrimin e pakët horizontal dhe vertikal midis fermerëve, tregut dhe sektorëve të tjerë të ekonomisë. Në të njëjtin plan, kredia për sektorin bujqësor përbën më pak se 2% të kredisë bankare për bizneset. Ecuria ende larg dëshirës dhe nevojave që sektori bujqësor ka për kredi, pasqyron si realitetin e rrezikut që mbart kreditimi i këtij sektori, si pasojë e natyrës së aktivitetit, e problemeve të tij strukturore, si dhe e mungesës së kolateralit, ashtu edhe kostot e larta të kreditimit. Megjithatë, rritja e vëmendjes suaj ndaj kreditimit të tij është një çështje me rëndësi strategjike për zhvillimin e vendit. Studimet e kryera në këtë drejtim, kanë evidentuar se kreditimi i sektorit bujqësor ka një impakt dy herë më të madh në reduktimin e varfërisë krahasuar me kreditimin e sektorëve të tjerë të vendit.

Gjatë fjalës së tij në tryezën e diskutimit mbi financimin në bujqësi, Sejko shprehet se Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion një fond prej 25 miliardë Lekësh për të mbështetur kreditimin e bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme. Ky program sipas Sejkos ofron një mundësi për hapjen e një kapitulli të ri në kreditimin e sektorit bujqësor.

Gent Sejko: Gjykoj se nisma e fundit e Bankës së Shqipërisë për miratimin dhe vënien në zbatim të një Programi Financimi për biznesin mikro, të vogël dhe të mesëm, ofron një mundësi për hapjen e një kapitulli të ri në kreditimin e sektorit bujqësor. Ky program vjen në përgjigje të shqetësimit e kërkesave të vetë biznesit, por edhe të analizave tona, të cilat konstatojnë një ecuri të diferencuar të kreditimit ndërmjet bizneseve të analizuara sipas madhësisë. Megjithëse biznesi mikro, i vogël dhe i mesëm përbën shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare, duke gjeneruar diçka më shumë se 80% të vlerës së shtuar dhe duke punësuar pothuajse 80% të fuqisë punëtore në vend, ky sektor është katër herë më pak i kredituar se biznesi i madh dhe korporatat. Ky fenomen vjen si pasojë e shumë faktorëve, një pjesë të të cilëve jemi përpjekur t’i adresojmë nëpërmjet këtij programi.

Në këto rrethana, programi i financimit të biznesit mikro, të vogël e të mesëm, ofron mundësinë për një hop cilësor në zhvillimin e këtyre bizneseve në afatin e shkurtër, krijon hapësirë për adresimin e problemeve strukturore që frenojnë aksesin e tyre në kredi në afatin e mesëm, si dhe nxit partneritetin dhe besimin reciprok midis tyre dhe industrisë bankare në afatin e gjatë. Duke përfituar nga rasti, më lejoni të theksoj se Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion një fond prej 25 miliardë Lekësh të destinuar për të mbështetur kreditimin e bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme. Ky program, i cili do të vihet në zbatim nëpërmjet bankave tregtare, ofron mundësi për uljen e ndjeshme të kostos së kredisë për këto biznese, e cila mund të arrijë edhe deri në 2%, por gjithsesi, nuk do të kalojë nivelin e 3.5%, duke iu krijuar atyre mundësi të investojnë në asete fizike, mjete kapitale apo platforma teknologjike, të cilat i shërbejnë rritjes së produktivitetit. Gjithashtu, dëshiroj të sqaroj se fondi ynë do të vihet në dispozicion të bankave tregtare, të cilat – nëpërmjet procesit të tyre të seleksionimit dhe me rrezikun e tyre – do ta kanalizojnë atë në kredi për bizneset.

Next Post
Panamaja përgënjeshtron SHBA, Trump dërgon emigrantët e parë në burgun e Guantanamos

Panamaja përgënjeshtron SHBA, Trump dërgon emigrantët e parë në burgun e Guantanamos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In