• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rrumi i Shijakut” dënohet me 10 muaj burg nga GJKKO

by A R
06/02/2025 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme dënon me 10 muaj burg Aleksandër Lahon i njohur edhe me emrin Pëllumb Muharremi, për akuzën e korrupsionit. Në pretencën e saj SPAK kërkoi që i cilësuari si “Rrumi i Shijakut” të dënohej me 3 vite heqje lirie, por në fund gjykata e dënoi me 1 vit e 3 muaj burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 10 muaj burgim.

Sipas hetimeve të SPAK, Laho i ka dhënë zyrtarit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku, i dënuar më herët me 2 vite burg për korrupsion, shumën prej 600 mijë lekësh dhe i ka premtuar dhe 300 mijë lekë më shumë, me qëllim që të mos ushtronte ankim për një çështje pronësie. Shuma e parave, sipas SPAK është dhënë në formë ryshfeti dhe që të mos bëhej ankimim në Apel për një çështje lidhur me tjetërsimin e 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit.

Aleksandër Laho është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai mbeti i plagosur në vitin 2019, në atentatin që iu bë prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, me të cilin ndodhej në të njëjtën makinë, ku ndërroi jetë shoferi Andi Maloku.

Në atë kohë, atij iu sekuestrua telefoni nga ku rezultoi një video, ku ai po komunikonte me një zyrtar të avokaturës së shtetit për rastin korruptiv.

Aleksandër Laho vijon të jetë në kërkim nga autoritetet shqiptare, ndërsa avokati i tij ka pretenduar se ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak se pas atentatit në vitin 2019 nuk mori ndërhyrjen e duhur mjekësore dhe nga plumbat ka mbetur i dëmtuar, duke i gjymtuar edhe një këmbë.

Next Post
“As varrin s’ia dimë xhaxhait”, flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapur! Babai i tij…

"As varrin s’ia dimë xhaxhait", flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapur! Babai i tij…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com