• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj dhe arkitekti Ingels inspektojnë punimet për Teatrin e Ri, nis puna për godinën në sipërfaqe

by A R
06/02/2025 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Puna për Teatrin e Ri po ecën me ritme të mira dhe pritet që brenda këtij viti të përfundojë ngritja e godinës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektimin e radhës në kantier e zhvilloi me projektuesin e Teatrit të Ri, arkitektin e BIG, Bjarke Ingels, i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Bratislavës, Matus Vallo, të cilët ndodhen në Tiranë në kuadër të Samitit “Pakti i Qyteteve të Lira”, një nismë e nisur në vitin 2019 mes kryeqyteteve të Europës Qendrore, që këtë vit po mbahet në Tiranë.

Kryebashkiaku Veliaj dha lajmin e mirë se infrastruktura e nëntokës e Teatrit të Ri ka përfunduar dhe se shumë shpejt nis puna në sipërfaqe.

“Kemi mbaruar punimet nëntokë dhe kemi dalë mbi sipërfaqe. Jemi gati të hedhim beton dhe të shohim madhështinë e teatrit të ri. Mund të themi se ia ka vlejtur çdo betejë, çdo debat, çdo dikutim, të gjitha ato cic-micet tona ballkanike. Ndihem mirë që në vitin kur Tirana mban titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut”, po ndërtohet Teatri i Ri, një vepër që do t’i mbetet qytetit në përjetësi. Do të kemi edhe një hapësirë për të ruajtur nostalgjinë e teatrit të vjetër, por ndërkohë po bëjmë një ndërtesë për 100 vitet e ardhshme. Një ndërtesë ku nuk do të duhet të vijmë me peshqir gjatë verës, as me batanije gjatë dimrit, por një ndërtesë për të gjithë artdashësit dhe sigurisht, një ndërtesë të denjë për artistët”, u shpreh Veliaj.

Kreu i bashkisë theksoi rëndësinë e infrastrukturës nëntokë të Teatrit të Ri, kur tha se nuk ka përfunduar vetëm parkimi, por e gjithë logjistika, skenografia dhe mjetet e nevojshme që i duhen një skene teatrore.

Arkitekti Bjarke Ingels tha se transformimi që ka pësuar qyteti i Tiranës është i pabesueshëm.

“Për herë të parë në Tiranë kam ardhur në vitin 2010 dhe transformimi që ka ndodhur është i pabesueshëm. Më në fund, pas gjithë kësaj pune, kemi dalë mbi nivelin e tokës dhe mund të shihni konturet e ndërtesës, si një lloj fishekzjarre e madhe prej letre, e rrudhur në mes, e cila krijon një hapësirë publike, pothuajse si një skulpturë që qëndron në një shesh publik. Brenda një viti, ne duhet të kemi të gjithë strukturën e ndërtesës dhe pastaj do të fillojmë të detajojmë punimet e brendshme”, tha ai.

Ndërsa, kryebashkiaku i Bratislavës, Matus Vallo tha se mezi pret që një ndërtesë e tillë të ndërtohet edhe në vendin e tij.

“Dua të përgëzoj qytetin e Tiranës, sigurisht, e cila ka një ndërtesë të ndërtuar nga Bjarke. Bratislava është ende duke pritur ende për një ndërtesë të tillë. E pashë projektin, unë jam vetë arkitekt, e di sigurisht çfarë do të thotë BIG ose arkitektura e Bjarke Ingels dhe dua të them se është e mahnitshme”, përfundoi Vallo.

Teatri i Ri Kombëtar në Tiranë do të jetë një nga ndërtesat më të bukura në rajon. Ky teatër do t’u shërbejë me kushtet më optimale aktorëve e spektatorëve, por edhe do të hyjë me dinjitet në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Evropë.

Next Post
Zbulohet fluturimi misterioz i avionit spiun amerikan mbi zonën e nxehtë të karteleve meksikane

Zbulohet fluturimi misterioz i avionit spiun amerikan mbi zonën e nxehtë të karteleve meksikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këlliçi, debutim me gafa në Kuvend

Censura e institucioneve ushqen kancerin e lajmeve të rreme (dhe Besa duhet të vlejë edhe për mediat)

August 9, 2026
7 orë luftë me flakët, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

7 orë luftë me flakët, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

August 9, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Çfarë tregon fitorja e Edlirës

August 9, 2026
“U shmang një bilanc tragjik, siç po ndodh në Europë”, Rama reagon për zjarrin e madh në Malin e Krujës

“U shmang një bilanc tragjik, siç po ndodh në Europë”, Rama reagon për zjarrin e madh në Malin e Krujës

August 9, 2026
Policia rrethon vilat e Palasës, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

Policia rrethon vilat e Palasës, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

August 9, 2026
Arrestohet autori i vrasjes në Korçë, forcat RENEA mbyllin operacionin pas ekzekutimit të 20-vjeçarit

Arrestohet autori i vrasjes në Korçë, forcat RENEA mbyllin operacionin pas ekzekutimit të 20-vjeçarit

August 9, 2026
Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com