• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Seks me pagesë! Fuste në kurth burrat e më pas i grabiste, kjo është e reja që u arrestua sot në Tiranë

by
19/07/2021 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një e re u arrestua nga policia në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur rreth 7 vite më parë në kryeqytet, kur është dhunuar e grabitur një i moshuar.

Këtij të fundit iu propozua nga një vajzë për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë, por më pas u grabit.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetases Ina S., 31 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, ku ka për të vuajtur edhe 3 vite e 27 ditë burg, për veprën penale ‘Vjedhja me dhunë’”, e kryer në bashkëpunim njoftoi policia.

Ngjarja:

Sipas dosjes hetimore të paraqitur në gjykatë: ngjarja për të cilën e reja akuzohet ka ndodhur më 2 Shkurt 2013, kur te “Rruga e Dibrës”, pranë lulishtes së pallatit të Kulturës, të pandehurit Ina S. dhe Arbër D., në bashkëpunim me njëri – tjetrin, i kanë vjedhur nëpërmjet përdorimit të dhunës, një sasi prej 125 mijë lekë dhe një telefon celular të markës Nokia, me shinë, me kartën sim të Kompanisë ****, me Nr.06*5456733, të dëmtuarit Ahmet B.

Në momentin e ngjarjes, i dëmtuari ka qenë duke qarkulluar me biçikletë nga Porcelani në drejtim të Qendrës. Pranë lulishtes i është afruar Rajmonda V., e cila i ka ofruar të kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Pranë saj ndodheshin të pandehurit Arbër D, me vëllanë e të cilit Rajmonda ka një fëmijë dhe Ina S., shoqja e saj.

Duke shfrytëzuar momentin kur i dëmtuari po bisedonte me të, i pandehuri Arbër D. i është afruar dhe e ka goditur me grusht në pjesën e fytyrës. I dëmtuari është rrëzuar përtokë dhe e pandehura Ina i ka futur dorën në xhepin e xhupit, ku i ka marrë aparatin celular dhe paratë. Lidhur me sa sipër, i dëmtuari ka paraqitur kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Nr.1 Tirane.

Referuar hetimeve, në cilësinë e provës materiale, të pandehurës Ina S. i është sekuestruar karta sim me Nr.06*5456733, që i përkiste të dëmtuarit, e vendosur në telefonin e saj të markës Samsung si dhe aparati i telefonit celular i markës Nokia, me shinë, marrë shtetasit të dëmtuar.

/b.h

Next Post
Aleati i Bashës: Jemi në ajër, ka vetëm dy rrugë, protesta, bojkot e bllokim të Kuvendit ose të bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë

Aleati i Bashës: Jemi në ajër, ka vetëm dy rrugë, protesta, bojkot e bllokim të Kuvendit ose të bëjmë sikur s'ka ndodhur asgjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kash Patel është hakuar nga një grup i lidhur me Iranin”, FBI: Nuk janë cenuar informacionet qeveritare

“Kash Patel është hakuar nga një grup i lidhur me Iranin”, FBI: Nuk janë cenuar informacionet qeveritare

March 27, 2026
“Çdo shkelje do ndëshkohet”, Lamallari mesazh për shoferët: Manovrat e rrezikshme në rrugë nuk do tolerohen nga policia

“Çdo shkelje do ndëshkohet”, Lamallari mesazh për shoferët: Manovrat e rrezikshme në rrugë nuk do tolerohen nga policia

March 27, 2026
Goditet baza e armatimeve të organizatës kriminale të drogës, arrestohen shqiptari dhe partnerja e tij rumune

Goditet baza e armatimeve të organizatës kriminale të drogës, arrestohen shqiptari dhe partnerja e tij rumune

March 27, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një “gomar” në oborrin e Harvardit

March 27, 2026
Kryesocialisti Rama zbret në terren dhe takon strukturat e PS në Njësinë 2, prezanton ekipin e ri drejtues

Kryesocialisti Rama zbret në terren dhe takon strukturat e PS në Njësinë 2, prezanton ekipin e ri drejtues

March 27, 2026
Faza finale e garës, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve për Drejtor të Policisë së Shtetit. Ja emri që pason

Faza finale e garës, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve për Drejtor të Policisë së Shtetit. Ja emri që pason

March 27, 2026
Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona

Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona

March 27, 2026
Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas!

Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas!

March 27, 2026
30-vjeçari nga Bulqiza plagos veten në gjendje të dehur, përfundon në Spitalin e Traumës

30-vjeçari nga Bulqiza plagos veten në gjendje të dehur, përfundon në Spitalin e Traumës

March 27, 2026
Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In