• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Sejamini: Rezoluta nuk ka vlerë, Parlamenti të plotësojë kushtet që ka vendosur BE-ja

by A R
14/05/2026 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Neritan Sejamini e cilësoi rezolutën e integrimit që u miratua me konsensus në Parlament si “komplet të parëndësishme” dhe shtoi se Kuvendi ka 3 detyra kryesore për të pëmbushur nëse duam të futemi në Bashkimin Europian.

“Kjo rezoluta e sotme është komplet e parëndësishme. Nuk ka asnjë vlerë. Më duket qesharake që Parlamenti bën një rezolutë ku i cakton vetes detyrat kushtetuese, premton që do i lërë hapësirë opozitës… Ka ndonjë gjë aty në rezolutë që nuk është detyrim kushtetues i Parlamentit? E dyta, janë bërë nja 10 rezoluta në Parlament për integrimin. A ka ecur integrimi? Ai Kuvend duhet të dijë se çfarë kushtesh kemi, por ky Parlament nuk e ka idenë sot sepse qeveria e ka lënë në hije dhe e ka shpërfillur krejtësisht institucionin më të rëndësishëm”, tha fillimisht Sejamini në studion e “Off the Record nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Më tej, Sejamini shtoi: “Bashkimi Europian ka thënë se ka një sërë ligjesh që duhet të shfuqizohen, ligji i investimeve strategjike dhe paketa e maleve. Në vend që të na thotë se kur do të shfuqizohen këto ligje, Kuvendi na bën rezoluta. Do të integrohesh? Kuvendi të shfuqizojë ato ligje, kjo është detyra e Kuvendit. Të përshtasë kushtet që janë vënë dhe jo të bëjë llogje me rezoluta. Parlamenti ka disa detyra thelbësore, nuk merret fare me këto, por bën rezoluta. Ky Kuvend është bërë një makineri ku miratohen ligje me seri, pa parë fare se çfarë po miratohet. Vijnë ligjet nga jashtë, shkelet procedura parlamentare dhe i miraton në seri. Parlamenti ka detyra që ne të integrohemi: t’i kërkojë qeverisë dhe të bëjë publik pozicionin negociues të Shqipërisë me BE-në në të gjitha fushat; të shfuqizojë të gjitha ligjet që janë vënë kusht nga BE-ja; të vendosë procedura transparente për ato ligje që do miratohen në emër të integrimit në BE. Po i bëri këto 3 gjëra, atëherë ka bërë një hap drejt integrimit. Nëse nuk i bën, mund të bëjë pastaj 100 rezoluta me nga 140 vota përditë, por nuk do të ndodhë asgjë”.

Next Post
Përleshja e Elbasanit, Balliu: Luçiano Boçi po shkatërron PD-në, e pret humbja spektakolare

Deklarata e ambasadorit britanik, Balliu apel Berishës: Boll mashtruat demokratët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas 46 bashkive, 7 rajone?

Korrelacioni mes vendlindjes së babait dhe mënyrës së votimit në Tiranën urbane

October 29, 2026
Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

October 29, 2026
Estonia forcon kufirin me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë

Estonia forcon kufirin me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë

October 29, 2026
KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe

KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe

October 29, 2026
Balla në takimin e KPSA: Shpresojmë që vendimi i Apelit për krerët e UÇK të jetë i drejtë dhe pa ndikim politik! Reforma Territoriale kalon në…

Lokalet 2027/ Balla: Nuk kemi një propozim për datën, respektojmë kompetencën e presidentit

October 29, 2026
Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

October 29, 2026
Taksat që ndryshojnë nga 1 janari 2019, ulet tatimi mbi dividentin

Paketa fiskale 2027, Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave

October 29, 2026
Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

October 29, 2026
Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

October 29, 2026
Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In