• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

by A R
15/09/2026 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu pranoi sot në Kuvend përgjegjësinë e procesit ligjvënës për mosrespektimin e afatit të 31 korrikut për pagat e magjistratëve, por theksoi se vonesa e Kuvendit nuk mund të ndryshojë ndarjen kushtetuese të kompetencave mes pushteteve.

“Kuvendi e humbi afatin e 31 korrikut. Këtë nuk e mbroj dhe nuk do të mundohem ta mbroj. Por vonesa e Kuvendit ishte shkelje e një afati. Përgjigjja ndaj saj nuk mund të jetë shkelje e parimit të ndarjes së pushteteve”, deklaroi Gogu.

Ministri tha se debati nuk duhet reduktuar te niveli i pagës së gjyqtarëve, por te mënyra kushtetuese me të cilën ajo përcaktohet.

“Pyetja nuk është sa duhet të marrë një gjyqtar. Pyetja është kush e vendos sa merr. Dhe përgjigjen nuk e jap unë. E jep vetë vendimi që kërkohet të zbatohet: paga caktohet me ligj”, tha ai.

Gogu theksoi se mosveprimi i Kuvendit nuk mund të përdoret për të zhvendosur kompetencën e tij te një institucion tjetër.

“Një boshllëk ligjor, sado i krijuar prej nesh, nuk është një kompetencë e lirë që e merr kush mbërrin i pari. Përgjigjja ndaj vonesës sonë është që Kuvendi të bëjë detyrën e vet, jo që arkitektura kushtetuese të rishkruhet nga nevoja e momentit”, u shpreh ministri.

Ai shmangu debatin mbi shumën konkrete të pagave, duke ia lënë Ministrisë së Financave paraqitjen e kostos financiare.

“Unë nuk kam ardhur këtu të mbroj një numër. Shifrën, metodologjinë dhe faturën financiare i paraqet Ministria e Financave. Përgjegjësia ime është të mbroj standardin që zgjidhja të jetë kushtetuese, e qëndrueshme dhe e zbatueshme”, tha Gogu.

Ministri kërkoi gjithashtu që mosmarrëveshja për pagat e magjistratëve të mos rëndojë mbi punonjësit e administratës gjyqësore.

“Sekretarja, arkivisti dhe specialisti i financës nuk janë palë në këtë mosmarrëveshje. Pagat e tyre nuk duhet të varen prej saj”, deklaroi ai.

Në fund, Gogu e vendosi debatin në një kontekst më të gjerë të reformës në drejtësi, duke argumentuar se pavarësia duhet të shoqërohet nga mekanizma efektivë llogaridhënieje për çdo pushtet.

“Kjo vlen për çdo pushtet, edhe për tonin: pavarësia pa llogaridhënie rrezikon të rrëshqasë drejt papërgjegjshmërisë. Tri gjykime kushtetuese për të njëjtin nen brenda katër vjetësh nuk janë fatkeqësi. Janë diagnozë”, tha Gogu.

“Ky ligj mbyll një urgjencë. Nuk ndërton një sistem. Sistemin duhet ta ngremë së bashku. Vendimet e Kushtetueses zbatohen. Zbatohen edhe kur kushtojnë”, përfundoi Ministri i Drejtësisë.

Next Post
Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
Homazhe për Bashkim Zenelin, ish-ambasadori dhe deputeti përcillet të hënën për në banesën e fundit

Homazhe për Bashkim Zenelin, ish-ambasadori dhe deputeti përcillet të hënën për në banesën e fundit

November 1, 2026
Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin pranë terminalit të autobusëve

Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin pranë terminalit të autobusëve

November 1, 2026
Protestat dhe arrestimi i kreut të SHISH-it, eksperti i sigurisë: Operacione kinetike me impakt psikologjik

Protestat dhe arrestimi i kreut të SHISH-it, eksperti i sigurisë: Operacione kinetike me impakt psikologjik

November 1, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Debati i vërtetë nuk është mbi pronarët e protestës, por mbi autorët e dështimit të saj

November 1, 2026
Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

November 1, 2026
15 bashki marrin financime për herë të fundit në 2027, fondet kalojnë te bashkitë e reja pas reformës territoriale

15 bashki marrin financime për herë të fundit në 2027, fondet kalojnë te bashkitë e reja pas reformës territoriale

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In