• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Seancë maratonë ndaj ish-kreut të rrugëve, media nxirret jashtë. Prokurorja: Kemi dokumente sekrete (Video)

by Java News
04/02/2018 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka rinisur në Gjykatën e Elbasanit seanca ndaj ish-kreut të ARRSH Dashamir Xhika dhe 9 të pandehurve të tjerë të arrestuar për korrupsion. Gazetari Fatmir Popja raportoi për “BalkanWeb” se media është nxjerrë jashtë sallës me kërkesë të prokurores dhe gjykatës. Prokurorja Armanda Xhaferri kërkoi largimin e medias nga salla e gjyqit pasi do paraqiten dokumente që janë sekret hetimor.

Pjesa e parë e seancës u shoqërua me tension dhe debate pas kërkesës së avokatit Neshat Fana, avokat mbrojtës i Andi Tomës, i cili kërkoi përjashtimin e gjyqtares Idush Maliqi.

Gjyqtare e çështjes me gjithë kërkesën e avokatëve mbetet Idush Maliqi pasi u rrëzua kërkesa e tyre për dorëheqjen e saj pas shqyrtimit që iu bë kësaj kërkese.

Dashamir Xhika dhe Andi Toma u arrestuan dy ditë më parë, pasi akuzohen për shpërdorim fondesh për rrugën e Gjinarit.

Avokatët kontestuan faktin që vendimi i gjykatës për miratimin e masës së sigurimit të propozuar nga prokuroria ishte kopje me kërkesën e Prokurorisë. Gjë që është shkelje ligjore. Dhe u pranua nga prokurorja që ishte komunikuar me e-mail.

Avokatët kontestuan mënyrën e kontrollit të banesës, jashtë orareve ligjore dhe duke ushtruar terror sipas tyre në familjet e të akuzuarve.
Po kështu mbrojtësit kontestuan faktin që gjykata kishte pranuar pretendimin Prokurorisë se vlera e dëmit nga kontrata ishte sa gjithë vlera e kontratës, ndërkohë që rruga është përfunduar në 90 përqind të saj.

“Prokuroria pretendon se është shkaktuar dëm ekonomik ndërkohë që kontrata nuk ka përfunduar dhe garancia e punimeve në zotërim nga ARRSH është më e madhe se dëmi i pretenduar nga Prokuroria. Gjyqtarja u tërhoq sepse 4 avokatë u shprehën se ajo kish shkelur procedurat ligjore. Kishte pranuar kërkesat absurde te prokurorisë, nuk kishte vlerësuar provat, nuk kishte asnjë provë në vendimin e Gjykatës për pranimin e masës së sigurimit të kërkuar nga Prokuroria dhe ishte e paragjykuar për çështjen. U kontestua fakti që ka mbi dy vje) që hetohet çështja dhe të akuzuarit janë paraqitur rregullisht. Pse tani futen në burg? U kontestua gjithashtu dhe masa e sigurisë me burg, sepse ata nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore”, deklaruan avokatët. (Balkanweb)

 

Next Post
I akuzuari për tritolin në farmacinë e babait të Tahirit, merr 870 mijë lekë dëmshpërblim

I akuzuari për tritolin në farmacinë e babait të Tahirit, merr 870 mijë lekë dëmshpërblim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

October 25, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Më keq se krim, është gabim

October 25, 2026
13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

October 25, 2026
Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

October 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Etja për një viktimë

October 25, 2026
Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

October 25, 2026
Tragjike/ Ishte duke peshkuar mbytet 17-vjeçari në lumin Mat, kërkohet ndihma e palombarëve për nxjerrjen e trupit të viktimës

Nëna humb jetën duke shpëtuar dy djemtë nga mbytja

October 25, 2026
‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

October 25, 2026
Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In