• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Santa Quaranta”/ Pronat e Balilit, si u shti në dorë ish Kampi i Punëtorëve në 2008 kur qeveriste “Berisha”

by Java News
15/12/2017 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erjon Braçe akuzoi një ditë më parë në Parlament ish-ministrin e Bujqësisë se i ka dhënë toka me qira familjes Balili gjatë kohës që ushtronte detyrën.

“Është një kontratë dhënë për këta njerëz, nga partia e tyre për njerëzit e tyre”, akuzoi Braçe.

“Ju sfidoj që të provoni që kjo garë nuk ka qenë e ndershme. Merrni dosjet me vete dhe shkojmë në prokurori”, iu përgjigj ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Për të hedhur dritë mbi këtë çështje, Top Channel ka siguruar të gjithë procedurën ligjore të njërës prej kontratave. Bëhet fjalë për rreth 21 hektarë në Buronjë të Delvinës.

Gjithçka ka nisur më 28 dhjetor të 2015, kur me një vendim të Qeverisë “Rama” kjo sipërfaqje toke kalon në administrim nga Ministria e Arsimit tek ajo e Bujqësisë, me qëllim “të shtohet në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, për nxitjen e investimeve në bujqësi dhe blegtori nëpërmjet shfrytëzimit të tokës bujqësore”.

Në mars të 2016 Ministria e Bujqësisë shpall garën për dhënien me qira të 21 hektarëve, ndërsa ofertat mbyllen me 5 prill. Më 20 maj të 2016, Ministria e Bujqësisë shpall fitues kompaninë “Alb Universal 95”, e themeluar në fund të dhjetorit 2015, Albin Balili, i cili një muaj më pas, më 22 janar 2016 ia dhuron Xhesjana Ballaçit është pikërisht kjo e fundit që ka hedhur firmën në kontratën me Ministrinë e Bujqësisë. Kontrata ka marrë fuqi ligjore me nënshkrimin nga palët.

Një pronë tjetër e Balilëve, resorti “Santa Quaranta”, ka një histori më të gjatë. Historia e përfitimit të kampit të punëtorëve në Sarandë nga Bashkim Balili, vëllai i Klement Balilit, nis në vitin 2000. Atëherë ky objekt prej 30 mijë metrash/katrorë zoterohej nga dy pronarë: firma e shpallur piramidale “Kamberi” me 60 për qind dhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura me 40 për qind. Në mesin e viteve ’90 prona kishte qenë e tëra në zotërim të sindikatës.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura e kishte përfituar pronën në vitin ‘94 pas një aktmarrëveshje mes sindikatave të Shqipërisë për ndarjen e pronave të përfituara me një dekret të Presidentit Berisha.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura u lidh me një kompani italiane me të cilën krijuan shoqërinë “DEA” për ofrimin e shërbimeve të hotelerisë. Kuotat u ndanë 60 për qind për italianët, që do të investonin 100 mijë dollarë dhe 40 për qind për Bashkimin e Sindikatave të Pavarura.

Në vitin 1996 aksionet e italianëve u blenë nga firma “Kamberi”. Në vitin 1997 firma “Kamberi” u shpall piramidale, por në vitin 2000, kur asetet e saj administroheshin nga shteti, rezultonte ende bashkëpronare e ish-Kampit të Punëtoreve. Në 18 maj po të vitit 2000, kuota prej 40 për qind e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura u mor me kontratë qiraje nga shoqeria “Titan Konstrukstion”, që zotërohej nga Bashkim Balili, kundrejt një çmimi prej 4 milionë lekësh në vit.

Pa kaluar një vit, me 7 shkurt 2001, Bashkim Balili bleu kuotat e tjera, 60 për qind të firmës “Kamberi” për rreth 85 milionë lekë. Shuma u likujdua plotësisht në Bankën e Kursimeve.

Në 2008, ndodhi kthesa e madhe, ku Balilajt morën të gjithë pronësinë mbi ish-Kampin e Punëtorëve. Palët, Bashkim Balili dhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura, nënshkruan më 22 dhjetor 2008 një kontratë shkëmbimi pasurie. 40 përqindëshi i 30 mijë metrave/katrorë të ish-Kampit të Punëtorëve zotëruar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura u shkëmbye me një pasuri prej 3500 metrash/katrorë në Linzë të Tiranës, që sipas dokumentit hipotekor zotërohej nga Bashkim Balili.

Në fakt kjo kontratë ka qenë e paligjshme, pasi një ligj i ’98-ës, ende në fuqi, ndalon tjetërsimin deri në vitin 2020 të pasurive të zotërura nga sindikatat, por në pronësi publike.

E megjithatë, kontrata e shitblerjes nga Sindikata mbeti në fuqi. Në vitin 2015 ish-Kampi i Punëtorëve, tani, me emrin “Santa Quaranta” u përurua me bujë, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale. /Top Channel

Next Post
FOTO/ Lulzim Basha me tren drejt Londrës…

FOTO/ Lulzim Basha me tren drejt Londrës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekspozimi i fëmijëve në diell, mjekja ndan këshillat: Shmangni orët e nxehta, përdorni krem mbrojtës me filtër të lartë dhe…

Ekspozimi i fëmijëve në diell, mjekja ndan këshillat: Shmangni orët e nxehta, përdorni krem mbrojtës me filtër të lartë dhe…

August 13, 2026
Kamioni përplaset me barrierat, dërrasat e ndërtimit shpërndahen në asfalt

Kamioni përplaset me barrierat, dërrasat e ndërtimit shpërndahen në asfalt

August 13, 2026
Fiken plotësisht vatrat e zjarreve në Drenie, Emergjencat po i mbajnë nën monitorim në rast riaktivizimi!

Fiken plotësisht vatrat e zjarreve në Drenie, Emergjencat po i mbajnë nën monitorim në rast riaktivizimi!

August 13, 2026
Drejtori i “TV Alsat” në Maqedoni, Lirim Hajredini gjendet pa shenja jete, hetime për shkaqet!

Drejtori i “TV Alsat” në Maqedoni, Lirim Hajredini gjendet pa shenja jete, hetime për shkaqet!

August 13, 2026
Ndodh mrekullia në Kolumbi, gruaja nxirret e gjallë nga rrënojat pas 36 orëve

Ndodh mrekullia në Kolumbi, gruaja nxirret e gjallë nga rrënojat pas 36 orëve

August 13, 2026
Video/ Plas sherri mes gjimnazistëve te “Sami Frashëri”, godasin njëri-tjetrin me sende të forta

Nga sherri te plumbat | Zbardhet konflikti në Tiranë, 10 persona të përfshirë

August 13, 2026
Defekti tek ujësjellësi në zonën e TEG-ut, ja zonat ku do të ketë kufizime në furnizimin me ujë

Defekti tek ujësjellësi në zonën e TEG-ut, ja zonat ku do të ketë kufizime në furnizimin me ujë

August 13, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 14 Gusht 2026

August 13, 2026
Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane

Kush e rrahu Nenad Raškovićin?

August 13, 2026
Masa për sezonin turistik, Lamallari dhe Gonxhja në Sarandë: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë

Masa për sezonin turistik, Lamallari dhe Gonxhja në Sarandë: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com