• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salianji: LSI i është ngjitur PD-së për çështje që i kemi ngritur me kohë

by A R
12/01/2018 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, foli për protestën e opozitës më 27 janar dhe marrëdhëniet mes PD e LSI në këtë lëvizje opozitare ndaj kryeministrit Edi Rama.

Salianji tha se kjo protestë, është një mjet i opozitës për të ngritur shoqërinë ndaj shkeljeve e degradimit të qeverisë Rama, shkruan BalkanWeb.

Ndërsa për marrëdhëniet me LSI-në, deputeti demokrat tha se ky është një bashkëpunim ashtu si me të gjitha partitë aleate, ndaj çështjeve që PD i ka ngritur me kohë, për kanabizimin e krimin në vend.

Protesta e opozitës

Salianji: Është instrument në sektorin opozitar. Ajo që na bën bashkë, është përpjekja për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarit. Protesta është mjet i opozitës për të tronditur shoqërinë, për të treguar shkeljet e degradimin e kësaj qeverisesje. Gjithçka që na shfaqi Rama në fushatën e 2013-s si një njeri perëndimor, sot gjithçka ka shkuar keq e më keq. Gjithë pushteti është në duart e familjes së Ramës. Shtetin e kontrollon familja e tij. Edhe federatën e futbollit po e tenton, pasi ndërtoi një kullë, tani po përpiqet të privatizojë dhe futbollin. Ai po e çon Shqipërinë në një haxhiqamil të shekullit të ri.

Është e vërtetë që shoqëria shqiptare është e mpirë, se kur dëgjon për bëmat e korrupsionit apo për skandalet e ministrit të Brendshëm, apo dhe tani që biznesi i vogël i paguan tvsh oligarkëve të qeverisë, nëse je student i shkëqlyer, ty nuk të vlen diploma. Kjo shoqëri e ndërtuar sot promovon të fortin. Paratë shkojnë për koncesione. Më datë 27 duhet të ngrihemi. Shpresa vjen me retorikë e të folur, por vjen dhe me votë sic u votua Reforma në Drejtësi. Por këtë e rrëzon Rama kur vendos të bëhet Kryeprokuror.

Ne kemi propozuar për të ndjekur të gjitha rrugët ligjore. Kemi kërkuar shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi ka 40 vjet në politikë, po pse nuk kemi ne njerëz të rinj, për t’i provuar në qeverisje. Ne duhet të përcaktojmë rregulla loje, jo të iki ky e të vijmë ne. Por kërkojmë qeveri antimafia, dhe besoj se do e arrijmë falë presionit popullor. Duhet të kthehet ligjshmëria, se atentati që iu bë Kushtetutës, me vendosjen e Ramës kryeprokur, e ka bërë këtë vend pa ligje. Interesi i mazhorancës nuk ka qenë Reforma e Drejtësisë, por kapja e drejtësisë.

Marrëdhënia PD – LSI

Salianji: Është një bashkëpunim si me gjithë të tjerët. LSI i është ngjitur PD-së për çështje që i kemi ngritur me kohë, si kanabizimi e kapja e drejtësisë. LSI ka përfaqësim jo të vogël në parlament. Ne kemi bërë mbledhje të përbashkët edhe me LSI-në, si me partitë aleate. Kur të kemi kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme do të jemi në një situatë ndryshe. /BW/

Next Post
Shembja e pallatit të familjarëve të Bashës, Strasburgu: Shkelje e të drejtave, dëmshpërblim 13 mln euro

Pallati i shembur në Vlorë, vjehrri i Bashës përfituesi kryesor, rreth 10 mln euro dëmshpërblim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, sërish protestë para Kuvendit të Kosovës, kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

“Jo në emrin tim”, sërish protestë para Kuvendit të Kosovës, kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

October 6, 2026
Haxhiu i drejtohet Kushtetueses: Kush i ushtron kompetencat e Presidentit nëse nuk zgjidhet pasuesi?

Haxhiu i drejtohet Kushtetueses: Kush i ushtron kompetencat e Presidentit nëse nuk zgjidhet pasuesi?

October 6, 2026
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe rojën e Apelit

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe rojën e Apelit

October 6, 2026
Mesazhi i Veliajt me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

Mesazhi i Veliajt me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

October 6, 2026
Rrethanat | Dështimi “spektakolar” i inteligjencës izraelite për sulmin e 7 tetorit

Rrethanat | Dështimi “spektakolar” i inteligjencës izraelite për sulmin e 7 tetorit

October 6, 2026
Separatistët marrin pushtetin në Quebec, rajoni do shkëputet nga Kanadaja?

Separatistët marrin pushtetin në Quebec, rajoni do shkëputet nga Kanadaja?

October 6, 2026
‘Sulm nga Irani’, arrestime dhe tërheqje e SHBA-ve| Pikëpyetjet rreth incidentit në bazën ajrore Fairford

‘Sulm nga Irani’, arrestime dhe tërheqje e SHBA-ve| Pikëpyetjet rreth incidentit në bazën ajrore Fairford

October 6, 2026
Përtej negociatave: Kush ua shpjegon shqiptarëve procesin e anëtarësimit në BE?

Përtej negociatave: Kush ua shpjegon shqiptarëve procesin e anëtarësimit në BE?

October 6, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Kush e ka radhën?

October 6, 2026
Dy anije tregtare goditen nga dronët në Detin e Zi, pranë brigjeve të Bullgarisë -

Dy anije tregtare goditen nga dronët në Detin e Zi, pranë brigjeve të Bullgarisë –

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com