• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sali Berisha: Enver Hoxha ia fali Kosovën Titos, por unë isha demokrat që atëherë! Kisha vizion dhe…

by A R
24/02/2023 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Themelimi i Partisë Demokratike në Bulqizë shënon 32 vite që nga krijimi i tij. Në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të PD-së në Bulqizë, i pranishëm ka qenë edhe kryedemokrati Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së Berisha është shprehur se misioni i PD-së është mbrojtja e interesit kombëtar. Nga Bulqiza, Berisha është shprehur se PD-në është themeluar si partia e lirive dhe të drejtave të qytetarëve

Sali Berisha: Një mirënjohje të thellë dhe të pakufishme para të gjithë atyre burrave dhe grave, intelektualëve, punonjësve, minatorëve, fermerëve, të Bulqizës, të cilët themeluan 32 vite më parë në këtë rreth Partinë Demokratike të Shqipërisë. Ata ishin dhe do të nderohen gjithmonë si njerëz të misioneve fisnike. PD-ja u themelua në vendin e diktaturës më të egër, më çnjerëzore. U themelua si partia e lirive dhe të drejtave të qytetarëve të Bulqizës dhe Shqipërisë. Demokratë në vizionin tonë, së bashku me gjithë shqiptarët, në një revolucion që përbën një nga faqet më të ndritura të historisë tonë kombëtare për liri, në rrugë paqësore përmbysëm një rend barbar.

Misioni ynë ishte misioni i rikthimit të lirisë dhe dinjitetit të qytetarëve shqiptarë. Misioni ynë ishte vendosja e Shqipërisë dhe shqiptarëve në anën e drejtë të historisë, rreshtimi i tyre me aleatët e vetë natyral. Misioni ynë ishte mbrojtja e interesit kombëtar pavarësisht na çmimi. Shqipëria vinte në vitin 1990, si vendi më i tradhtuar. Kombi shqiptar ishte kombi më i tradhtuar. Enver Hoxha edhe në vitin 1982 mburrej se Kosovën ua lamë Titos, ua lamë jugosllavëve. Ne u ngritëm me guxim për të drejtën e shqiptarëve për të qenë të lirë kudo që janë, u ngritëm me guxim për të mbrojtur çështjen shqiptare. Nuk kishim shkolla politike, po kishim ideale të larta fisnike njerëzore, kishim dashuri për Shqipërinë dhe sot demokrate e demokratë, mblidhemi në këtë sallë e kudo që jemi me një trashëgimni të pakrahasueshme e cila bën krenar ju, fëmijët tuaj dhe brezat që vijnë.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha është shprehur se revolucioni i PD-së ka një mision, përmbysjen e asaj që ai e quan regjim i Edi Ramës

Sali Berisha: Por sot pas 32 vitesh ne përballemi me një monizëm të ri. Ky monizëm nuk bazohet më në doktorinën çnjerëzore Marksiste-Leliniste, por bazohet në krimin, drogën, vjedhjen, varfërimin tuaj. Bazohet në urrejtjen e qeveritarëve ndaj qytetarëve. Bazohet në diskrimimin masiv të qytetarëve. Ndaj dhe ne jemi sot në këmbë, jemi përsëri në një revolucion, në një besë me njëri-tjetrin se do të ecim të sigurtë drejt fitores tonë. Sot kemi para jush kandidatë të shkëlqyer, Durim Fikun, në Peshkopi, Mat, kudo, njerëz që i zgjodhët me votën tuaj të lirë. Kemi kandidatë të vullnetit tuaj politikë. Nuk ndalin nga shpellat, nga perdet, por vijnë me firmën tuaj, vijnë me respektin e thellë ndaj jush.

Shqipëria nuk ka patur ndonjëherë kandidatë të vullnetit të lirë, siç janë kandidatët tanë në këto zgjedhje. Revolucioni ynë ka një mision kryesor, fitoren e tyre, përmbysjen e monizmit bashki në bashki. Revolucioni ynë ka një mision, përmbysjen e regjimit të Edi Ramës. Një regjim i cili nuk është armik vetëm i demokratëve, por i mbarë shqiptarëve. Nga viti 2014 deri në vitin 2022, nga ky regjim u larguan nga Shqipëria 937 mijë shqiptarë vetëm në BE. Nga këta rreth 80% nën moshën 32 vjeçare. Kurrë në histori, asnjë luftë, asnjë epidemi, asnjë pushim dhe asgjë nuk ka shkretuar shqiptarët sa Edi Rama.

/a.r

Next Post
Pranga 27-vjeçarit shqiptar në Itali/ Ftoi për darkë një vajzë, u refuzua dhe përfundoi duke qëlluar me armë

U kap me tetë kg marijuanë, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com