• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Sakrifica e 20 mijë punëtorëve kinezë që ndryshoi përgjithmonë historinë e SHBA-së

by A R
25/12/2022 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përhapën kulturën anglo-evropiane në të gjithë vendin dhe bënë që tregtia të lulëzonte, por historia e punëtorëve kinezë që ndërtuan hekurudhën më të rëndësishme në SHBA, është harruar krejtësisht.

Në vitet 1860, ekipet e punëtorëve kinezë shpërthyen me granit dhe gërmuan me kujdes 15 boshte nëpër Sierra Nevada, në mënyrë që hekurudha e parë transkontinentale që lidhte Kaliforninë me Nebraskan, të shkurtonte kohën e udhëtimit nga gjashtë muaj në vetëm gjashtë ditë.

Kjo kryevepër inxhinierike transformoi përgjithmonë kombin dhe pati efekte masive për SHBA-në. Fillimisht, bëri që tregtia të lulëzonte dhe deri në vitin 1880 të transportonte mallra me vlerë 50 milionë dollarë. Shumë ndërtime nisën të shtoheshin përgjatë linjës hekurudhore, duke ndryshuar vendin ku jetonin amerikanët. Gjithashtu, nxiti zgjerimin drejt perëndimit dhe i bëri udhëtimet më të përballueshme. Por nga ana tjetër, projekti shkatërroi pyjet dhe zhvendosi shumë fise indigjene amerikane në të gjithë vendin.

I gjithë ky revolucion pati edhe një kosto të rëndë: rreth 1200 punëtorë kinezë vdiqën gjatë ndërtimit gjashtëvjeçar, ndërsa ata që mbijetuan duruan diskriminimin racor dhe kërcënimet gjatë gjithë jetës. Në vitin 1864, SHBA-ja nisi të punësonte punëtorë kinezë në përpjekje për të përmbushur afatin e ndërtimit të hekurudhës. Shumë punëtorë ndodheshin në Kaliforni dhe shumë të tjerë u rekrutuan nga Kina, me premtime për punë dhe paga të qëndrueshme. Rreth 20.000 kinezë punuan në hekurudhë, çka përbënte 90% të fuqisë punëtore.

Sot, një pjesë e linjës hekurudhore ende përshkon rrugët e vështira të bëra nga punëtorët kinezë më shumë se 150 vjet më parë. Duke u ngjitur nëpër malet e Sierra Nevadës, udhëtimi ofron pamje fantastike të majave të mbuluara me borë. Ndërsa pjesë të tjera të hekurudhës që nuk përdoren më, janë bërë të aksesueshme për turistët, si një testament i sakrificës së punëtoreve kinezë.

A2CNN

Next Post
Kontroll i befasishëm në burgun ku ndodhet ‘koka’ e mafias shqiptare! Ja çfarë gjeti policia greke…

Kontroll i befasishëm në burgun ku ndodhet 'koka' e mafias shqiptare! Ja çfarë gjeti policia greke…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëlluan me armë drejt një biznesi në Kukës! Identifikohen autorët, pranga babait, në kërkim i biri

Sherr mes adoleshentëve në Kukës, plagoset 15-vjeçari, pesë të shoqëruar në Komisariat

February 17, 2026
Ndryshime ligjore edhe për AKSHI-n, deputetit i PS: Nuk duhet të organizojë më tenderë!

Ndryshime ligjore edhe për AKSHI-n, deputetit i PS: Nuk duhet të organizojë më tenderë!

February 17, 2026
“Paraja rrëfen, 100 vjet jetë dhe ngjarje”, hapet në Prishtinë ekspozita e Bankës së Shqipërisë

“Paraja rrëfen, 100 vjet jetë dhe ngjarje”, hapet në Prishtinë ekspozita e Bankës së Shqipërisë

February 17, 2026
“Sky dhe Encro deputetët nuk i donin për të bërë puçi-puçi me gratë”, Korreshi: Kërkojmë transparencë për platformat e kriptuara

Korreshi denoncoi kushtet në Spitalin e Lushnjës, Ministria e Shëndetësisë: Bëhet fjalë për një godinë jashtë funksioni

February 17, 2026
“Tetë ditët e Eva Dumanit në shtëpinë time”, rrëfimi shqiptarit në Adana dhe shqetësimi i inteligjencës turke

“Tetë ditët e Eva Dumanit në shtëpinë time”, rrëfimi shqiptarit në Adana dhe shqetësimi i inteligjencës turke

February 17, 2026
Kushtetuesja mblidhet për padinë e pagave të gjyqtarëve, brenda një ore pritet të shpallet vendimi

Kushtetuesja mblidhet për padinë e pagave të gjyqtarëve, brenda një ore pritet të shpallet vendimi

February 17, 2026
Skandali i Epsteinit, miliarderi Thomas J. Pritzker jep dorëheqjen pasi i dolën lidhjet me të

Skandali i Epsteinit, miliarderi Thomas J. Pritzker jep dorëheqjen pasi i dolën lidhjet me të

February 17, 2026
FOTO / Dhërmiu siç nuk e keni parë, Rama publikon pamjet nga fshati

Travelbinger: Riviera shqiptare, alternativa e Mesdheut, pushimet kushtojnë 70% më pak se Italia

February 17, 2026
“Drejtësi, jo politikë”, mijëra qytetarë në Prishtinë tubim në mbështetje të UÇK. Osmani, Balla e Ahmeti të pranishëm

“Drejtësi, jo politikë”, mijëra qytetarë në Prishtinë tubim në mbështetje të UÇK. Osmani, Balla e Ahmeti të pranishëm

February 17, 2026
Kosova, 18 vite shtet/ Përulje para heronjve të lirisë: Barazimi i UÇK me krimet serbe, padrejtësi

Kosova, 18 vite shtet/ Përulje para heronjve të lirisë: Barazimi i UÇK me krimet serbe, padrejtësi

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In