• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Russia 2018’, sa i sigurtë është Botërori?!

by Java News
19/06/2018 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet e sigurisë në Rusi po ndërmarrin të gjitha masat që Kampionati të kalojë pa incidente. Por të shtunën ndodhi një rast që paralajmëron për rreziqet. Një moment trishtues në Moskë. Një shofer taksie futet me makinën e e tij të verdhë të shtunën e 16 qershorit, në afërsi të Sheshit të Kuq, në masën e njerëzve të mbledhur. Ai ka lënduar shtatë persona, ndër ta edhe tifozë të Meksikës. Shoferi ishte nga Kirgistani, një vend aziatik i banuar me shumicë myslimane. Shumëkush në Rusi kishte frikë se fjala ishte për një sulm terrorist.

Por vetëm pak më vonë erdhi shpjegimi nga kryetari i bashkisë në Moskë, Sergej Sobyanin. Shoferi i taksisë e ka humbur kontrollin ndaj makinës! Pra, fjala nuk ishte për një sulm terrorist. “Më vjen keq”, tha shoferi. Ai kishte dashur që pas një dite të lodhshme të shkonte në shtëpi, “për të fjetur”. Duket se ka qenë i stërlodhur, thonë agjensitë ruse të lajmeve.

Paralajmërimet nga sulmet
Por kjo ngjarje ka hapur debatin për sigurinë në vend. Ngjarja ka shkaktuar frikë tek organizatorët, politikanët dhe banorët e Rusisë dhe Moskës. Një javë më parë autoritetet amerikane kanë publikuar një paralajmërim për sulme të mundshme terroriste në Rusi. Rreziku më i madh është tek monumentet e rëndësishme, në trafik apo dhe vendet tjera ku mblidhen shumë njerëz.

Në fillim të prillit të këtij viti në metronë e Shën Peterburgut ndodhi një sulm, ku një atentator vetëvrasës vrau 14 vetë. Rreth 9.000 luftëtarë me nënshtetësi ruse janë duke luftuar në radhët e të ashtuquajturit Shteti Islamik apo në Lindjen e Mesme. Shumë prej tyre janë me origjinë nga Kaukazi Verior. Autoritetet ruse janë të vetëdijshme se në mesin e tyre mund të ketë edhe terroristë potencialë, të cilët duan të kryejnë sulme gjatë Kampionatit Botëror.

Tifozët nuk kanë frikë
Megjithë këto rreziqe, dhjetëra mijëra tifozë futbolli vazhdojë të lëvizin në brendësi të Moskës dhe qyteteve të tjera, duke festuar fitoret e ekipeve të veta – sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Në veçanti të zhurmshëm janë tifozët e Argjentinës, ndonëse ndeshja e parë e kombëtares së tyre përfundoi me rezultat dëshpërues (1:1) kundër Islandës.

Policia me uniforma mund të shihet gjithandej në qendër. Por ka dhe shumë forca të sigurisë me veshje civile. Gjithandej në mure janë vënë edhe kamera sigurie, me sistemet për njohjen e fytyrave. Në afërsi të stadiumeve Lushniki und Spartak janë krijuar zona të posaçme të sigurisë. Banorët duhet të kenë leje të posaçme për lëvizje rreth shtëpive të tyre. Supermarketet dhe dyqanet e tjera nuk lejohen të shesin alkool gjatë apo pas ndeshjeve.

Policia nuk ka kurfarë tolerance ndaj tifozëve që krijojnë incidente. Ajo ëshë konsultuar me kohë edhe me autoritetet e vendeve të tjera që marrin pjesë në kampionat dhe ka kërkuar që tifozëve të dhunshëm të mos u jepen viza. Shtetasit e huaj gjithmonë duhet ta kenë me vete pasaportën. Ai që e ka harruar në hotel, mund të ketë probleme. Ndërsa në stadium mund të futesh vetëm me Fan-ID dhe biletë.

Patrullat e rrepta
Rreth stadiumeve dhe në stadiume po patrullojnë dhe kontrollojnë forca të mëdha të policisë, ushtrisë, njësive speciale dhe gardës kombëtare (të ashtuquajturit Kozakët). Çantat kontrollohen gjithandej, ndërsa njerëzit filmohen me kamera sigurie. Ka të dhëna të ndryshme për forcat e angazhuara në Moskë, por ekspertët flasin për shumë më shumë se 100.000 forca të rendit dhe mbi 20.000 ndihmës vullnetarë.

Ekspertët janë duke kontrolluar në sfond edhe rrjetet sociale. Telefonat e rasteve emergjente janë në funksion tërë kohën. Në Rusi kanë shkuar edhe ekspertë të sigurisë nga Gjermania, por ata nuk duan që t’u përmendet emri. Ata janë duke bashkëpunuar me autoritetet ruse. Rusia po bën të pamundurën që Kampionati Botëror të kalojë pa probleme, thonë ekspertët./ DW/ma.me

Next Post
Dhuna e Nokës/ Vajza e Azem Hajdarit: Boksi politik s’i shërbeu as Teatrit, as opozitës!

Dhuna e Nokës/ Vajza e Azem Hajdarit: Boksi politik s'i shërbeu as Teatrit, as opozitës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

October 8, 2026
15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

October 8, 2026
Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

October 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vetëvendosje, Doktor, jo nënshtrim para të huajve

October 8, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

October 8, 2026
Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

October 8, 2026
Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

October 8, 2026
PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

October 8, 2026
U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

October 8, 2026
Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com