• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tjetër sprapsje e Moskës, tërheq trupat nga Krimea/ Biden: Shenjë e mirë, por rreziku s’ka kaluar!

by
16/02/2022 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia ka njoftuar se kanë përfunduar stërvitjet ushtarake në Krime  dhe se ushtarët po kthehen në garnizonet e tyre, një ditë pasi njoftoi tërheqjen e parë të trupave nga kufijtë e Ukrainës, shkruan France24.

Ndërsa raportet e SHBA-së sugjeruan se forcat ruse mund të sulmonin  më 16 shkurt, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje qytetarëve të festojnë “Ditën e Unitetit” të mërkurën.

“Forcat ushtarake në Krime kanë përfunduar stërvitjet dhe po rikthehen në bazat e tyre, tha në një deklaratë ministria e mbrojtjes.

Saka, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të martën se ai beson se një sulm rus ndaj Ukrainës është “vërtet ende i mundshëm”, si dhe i bëri thirrje Presidentit rus Vladimir Putin të vazhdojë bisedimet, ose të rrezikojë të përballet me pasoja të ashpra.

“Lufta e Dytë Botërore ishte një luftë e domosdoshme”, tha zoti Biden. “Por nëse Rusia sulmon Ukrainën, kjo do të ishte një luftë zgjedhjeje, ose një luftë pa kauzë dhe arsye. I them këto gjëra jo për të provokuar, por për të folur të vërtetën, sepse e vërteta ka rëndësi. Llogaridhënia ka rëndësi. Nëse Rusia sulmon në ditët dhe javët në vazhdim, kostoja njerëzore për Ukrainën do të jetë e pamatë, dhe kostot strategjike për Rusinë do të jenë gjithashtu të jashtëzakonshme. Nëse Rusia sulmon Ukrainën, do të pritet me denoncimin masiv ndërkombëtar. Bota nuk do të harrojë se Rusia zgjodhi vdekjen dhe shkatërrimin e panevojshëm. Sulmi ndaj Ukrainës do të rezultojë një plagë e vetëshkaktuar. Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë, do të përgjigjen me vendosmëri”.

Të martën, zoti Putin tha se ishte gati për negociata me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e NATO-s për vendosjen e raketave dhe për stërvitjet ushtarake në Evropë, pasi Moska njoftoi se po tërhiqte disa forca nga kufiri me Ukrainën.

“Kjo do të ishte gjë e mirë”, tha Presidenti Biden duke reflektuar skepticizmin e shprehur nga zyrtarë ukrainas dhe të NATO-s, “por ende nuk e kemi verifikuar këtë. Nuk e kemi verifikuar ende se njësitë ushtarake ruse janë duke u rikthyer në bazat e tyre. Në të vërtetë, analistët tanë thonë se vazhdojnë të jenë në pozicione që përbëjnë kërcënim. Fakti vazhdon të jetë se Rusia ka tashmë mbi 150 mijë forca përreth Ukrainës, në Bjellorusi dhe përgjatë kufirit ukrainas”.

Dhe nëse Rusia ndërmerr veprime, tha ai, qoftë edhe nëpërmjet një sulmi virtual, Presidenti Biden paralajmëroi për pasoja të rënda.

“Nuk po kërkojmë konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë”, tha Presidenti Biden. “Kam qenë i qartë se nëse Rusia sulmon amerikanët në Ukrainë, ne do të përgjigjemi fuqishëm. Nëse Rusia sulmon Shtetet e Bashkuara apo aleatët tanë me mjete asimetrike, si sulme kibernetike ndaj kompanive tona, apo infrastukturës jetësore, ne jemi të përgatitur t’i përgjigjemi”.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se Uashingtoni dhe NATO shpresojnë të shohin një zvogëlim domethënës të pranisë ushtarake.

“Mënyra se si e përkufizojmë ne suksesin, mendoj se është siç e përkufizojnë shumë prej partnerëve tanë evropianë dhe aleatëve në NATO, që do të ishte… një çtensionim i faktuar në kufirin me Ukrainën, nga ku rusët do të tërhiqnin forcat e tyre, duke ia bërë të qartë të gjithëve, komunitetit global, mediave dhe publikut, se nuk do ta sulmojnë Ukrainën dhe ta mbështesin këtë me veprimet e tyre”, tha ajo.

/b.h

Next Post
8 përballjet e radhës sot në Champions League/ Liverpool – Milan dhe Inter – Real Madrid sfidat kryesore

Sonte Champions/ E gjithë vemendja te supersfida Inter-Liverpul, në fushë zbret dhe Bajerni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryemadhi pas seancës në GJKKO: Ky është gjyq politik! Çfarë s’të vret, të bën më të fortë

Kryemadhi pas seancës në GJKKO: Ky është gjyq politik! Çfarë s’të vret, të bën më të fortë

July 29, 2026
Hyri me Jet Car mes pushuesve në Shëngjin, drejtuesi gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti lundrues

Hyri me Jet Car mes pushuesve në Shëngjin, drejtuesi gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti lundrues

July 29, 2026
“Travel of Path” rekomandon Shqipërinë: Destinacion i sigurt, ofron përvojë unike për turistët

“Travel of Path” rekomandon Shqipërinë: Destinacion i sigurt, ofron përvojë unike për turistët

July 29, 2026
Përpjekjet për paqe në Ukrainë, Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

Përpjekjet për paqe në Ukrainë, Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

July 29, 2026
Bankat drejt digjitalizimit të plotë/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Bankat drejt digjitalizimit të plotë/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

July 29, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Sondazh: 73 % e amerikanëve mendojnë se Trumpi nuk po u kushton vëmendjen e duhur problemeve më të rëndësishme të Amerikës

July 29, 2026
Irani godet bazat amerikane/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

Irani godet bazat amerikane/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

July 29, 2026
Siguria rrugore, plan për uljen e kufijve të shpejtësisë dhe zgjerimin e kontrollit me kamera

Siguria rrugore, plan për uljen e kufijve të shpejtësisë dhe zgjerimin e kontrollit me kamera

July 29, 2026
FIFA kërkon t’ia lërë organizimin e Botërorit kompanisë së financuar nga Kushner, reagon UEFA: Futbolli nuk është në shitje

FIFA kërkon t’ia lërë organizimin e Botërorit kompanisë së financuar nga Kushner, reagon UEFA: Futbolli nuk është në shitje

July 29, 2026
I sëmuri u braktis nga ambulanca dhe ndërroi jetë? Reagon spitali i Durrësit: Ja si qëndron e vërteta

I sëmuri u braktis nga ambulanca dhe ndërroi jetë? Reagon spitali i Durrësit: Ja si qëndron e vërteta

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com