• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rruga e tre rusëve të çon të dy presidentë

by Frrok Çupi
08/09/2022 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Menjëherë pas lajmit, gazetarët po kërkonin ambasadën e Iranit në Tiranë, por jo të gjithë e dinin ku. Surpriza e dytë, se shumica syresh kishin ardhur këtu më parë për lokalet luksoze në ‘rrugën e Salës’, por asnjëri nuk kishte vënë re ambasadën.

Selia e ambasadës së Iranit ndodhet në fillim të rrugës, një godinë e ndërtimit as modern dhe as ‘diletant’, e bërë në atë mënyrë që sikur të kalosh dhjetë herë në dite, prapë të mos e vësh re. Veç 30 metra më tej ndodhet shtëpia e Sali Berishës që edhe rrugicës  ka dhënë emrin ‘e Salës”.

Shpesh njerëzit i kanë dhënë kuptim kësaj afërsie mes ambasadës së Iranit dhe banesës së Berishës. Sa peshë mund të ketë kjo lidhje, askush nuk mund të thotë.

Sidoqoftë jemi në ditën kur, për arsye të sigurisë kombëtare, na duhet të bëjmë disa pyetje. Pas pyetjes mbi afërsinë e dy ‘banesave’, njëra ambasadë e tjetra familje e zyrtarit më të lartë tanimë jo aktiv, mund të sjellësh ndërmend afërsinë e Berishës me qeverinë dhe bizneset e Iranit. Ai vetë ka pohuar se ka qenë i ngatërruar në një aferë apo marrëveshje personale dhe korruptive mes Tubacionit të gazit Gazprom i Rusisë dhe TAP i Azerbajxhanit e Iranit që kalon nëpër Iran. Rusët i ofruan shumë para- sipas dëshmisë së Berishës, por ky si patriot zgjodhi gazsjellësin TAP. Vërtet ky gazsjellës kalon këtu, por nuk i jep vendit tonë asnjë litër gaz. Kjo për shkak se Berisha si kryeministër nënshkroi një kontratë të disfavorshme për vendin tonë dhe në favor të palës tjetër ku bën pjesë edhe Irani. Flitet për një investim mbi 2 miliardë e ca dollarë, ku 20 për qind i takonin firmë= hedhësit shqiptar…

Ajo që është e zbuluar në dritën e diellit është se marrëdhëniet e Berishës me qeverinë e Iranit nuk kanë pasur asnjëherë krisje. Këto ndodhën, dhe ndodhën të forta vetëm në vitin 2018, në qeverinë Rama.

Dhe çfarë është e qartë në dritë të diellit, është se sot kur Shqipëri përzuri ambasadën e Iranit, i vetmi Berisha nuk reagoi fare. Domethënë heshtje e plotë, si një shenjë besnikërie apo si zënie e kokës me derë!. Edhe vetë Meta, i cili ka bërë be kundër Amerikës, reagoi.

A ka kjo lidhje me afërsinë e ‘banesave’, siç e nisëm bisedën?

Puna është se duhen bërë shumë pyetje në këtë moment të peshës që po merr siguria kombëtare dhe rajonale, e përkujdesur nga vetë Shtetet e Bashkuara. Presidenti Biden, prej kohësh ka deklaruar se ‘i korruptuari i madh’ në Shqipëri përbën rrezik edhe për sigurinë e shtetit amerikan.

Atëherë nuk kemi pse të mos bëjmë shumë pyetje të tjera.

Dilema të rëndësishme vijnë edhe mbi ‘vizitën’ e tre spiunëve të Rusisë që tanimë ndodhen të mbajtur në qeli.

A ishin nisur ata për të kontaktuar ish-presidentin Berisha dhe ish-presidentin Meta? Ose, a po tentonin të kishin marrëdhënie me këta dy ish presidentë? Cilët janë zyrtarët e lartë të shtetit, tani jo aktivë, që do të takonin ata?

Një përgjigje, fare e thjeshtë, është se disa spiunë, sidomos të atij kalibri si  këta të Rusisë, nuk mund të humbin ditët e të hallakaten nëpër rrëza në këtë vend të Ballkanit, nëse nuk kanë një mbështetje në vend.

Bazuar në informacionet që kanë dalë prej vetë spiunëve rusë, del se ata kishin për qëllim mbledhjen e informacionit të klasifikuar…, dhe mbledhje prej zyrtarëve shumë të lartë që sot nuk janë aktivë në ato poste.

E dyta, nga sendet e gjetura në makinën dhe në xhepat e spiunëve, del se disa nga mjetet janë të dedikuara për pagesa në drejtim të zyrtarëve të lartë që japin informacion të rëndësishëm. Sidomos lingotat e floririt që nuk janë të zakonshme për spiunët, përveç rasteve të veçanta me ‘zyrtarë të lartë, jo aktivë’.

Por a ka të dhëna për mbartje të një informacioni të tillë?

Po, ka. Para pak ditësh, në zyrat presidenciale të Metës, u zbulua se dikush nga zyrtarët presidencialë i jepte informacion të kualifikuar një spiuni rus. Këtë e bënte me koshiencë, dhe në bazë të shpërblimit.

Edhe në ‘presidencën’ e Berishës ka ndodhur e njëjta gjë. Berisha si kryetar qeverie kishte lejuar, madje urdhëruar, që një funksionar i shërbimeve sekrete serbe, Damir Fazlic, të merrte pjesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes. Aq më tepër që Fazliç ishte mik shumë konfident në familjen Berisha. Britania e Madhe e shpalli Berishën ‘non grata’, edhe për arsyen e Fazlliç.

Atëherë edhe pyetja: A janë duke u endur spiunët nëpër gjurmët që kanë shkelur shefat e tyre ose ata vetë? Kjo është çështja. Në këtë moment të kërcënimit të Sigurisë Kombëtare çdo gjë merr kuptim të mprehtë.

Po Parlamenti shqiptar pse po këmbëngul që të dy këta ish presidentë të zhvishen nga pozitat politike, dmth të demontohen si armë të vjetra?

Fjala e ambasadores Yuri Kim me rastin e dëbimit të ambasadës iraniane, kishte kuptim dhe përgjigje të mëdha. Ajo tha se ‘ sa herë miku ynë aleat populli shqiptar ndodhet në sulm’, ne jemi në krah të tij.

Next Post
“BE të mbështesë integrimin e Ballkanit në union”/ Begaj: Do rrisim bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

“BE të mbështesë integrimin e Ballkanit në union”/ Begaj: Do rrisim bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

August 31, 2026
Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

August 31, 2026
Dhuna ndaj 18-vjeçarit në Golem, gjykata lë në burg Florian Habilajn dhe Enold Dragotin

Dhuna ndaj 18-vjeçarit në Golem, gjykata lë në burg Florian Habilajn dhe Enold Dragotin

August 31, 2026
Rama mbledh të enjten grupin e PS në Pallatin e Brigadave, në fokus sërish “Besa”

Rama mbledh të enjten grupin e PS në Pallatin e Brigadave, në fokus sërish “Besa”

August 31, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

August 31, 2026
Minxhozi: Opozita në Kosovë është e goditur rëndë në një pjesë të saj. Liderët e mëdhenj janë në gjyqe

Pushteti nuk merret me vezë, por me vota

August 31, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Unë Bos, ti Bos, po lopën kush do e kullosë?!

August 31, 2026
EMRI/ Ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

EMRI/ Ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

August 31, 2026
17 mijë tekste për diasporën, Hoxha zbulon planin për vitin e ri shkollor: Shpërndarja në 15 shtete të Europës, SHBA dhe Kanada

17 mijë tekste për diasporën, Hoxha zbulon planin për vitin e ri shkollor: Shpërndarja në 15 shtete të Europës, SHBA dhe Kanada

August 31, 2026
Trageti me 279 persona u ndalua fillimisht për shkak të motit, por u lejua të nisej një orë më vonë

Trageti me 279 persona u ndalua fillimisht për shkak të motit, por u lejua të nisej një orë më vonë

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com