• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrogat e magjistratëve do rriten 8500 lekë, Komisioni i Ekonomisë miraton në parim draftin e PS! Ja si u votua, gjyqtarë e prokurorë kërkojnë 9-fish më shumë

by A. Q
14/09/2026 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drafti i PS parashikon një rritje nga 36% në 38% të pagës së Presidentit të Republikës, me rreth 8500 lekë për rrogën referuese të magjistratëve, ndërkohë që pretendimi i tyre, (i miratuar edhe nga KLGJ e KLP) është 9-fish më i lartë.

Mes debateve me opozitën mazhoranca argumentoi se formula e propozuar zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa qëndrojnë të mendimit se askush që nuk është i autorizuar me ligj nuk mund të vendosë për paratë e Thesarit të Shtetit.

Ky miratim pritet të kalojë edhe në Kuvend.

Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, e cila është propozuesja e draftit për ndryshimin e pagave të magjistratëve, sqaroi se Gjykata nuk ka imponuar një formulë të vetme numerike për përcaktimin e pagave, por ia ka lënë ligjvënësit zgjedhjen e modelit, me kusht që të respektohen standardet kushtetuese.

“E rëndësishme se gjykata nuk ka imponuar një formulë të vetme numerike zgjedhja e modelit është tërësisht në diskrecionin e ligjvënësit me kusht që të respektojë standardet kushtetuese. Ndryshimi i parë paga referuese bazë. Në nenin 1 propozojmë që koeficienti i pagës të kalojë nga 0.36-0.38% të pagës së Presidentit të Republikës. Koeficienti 0.38% shifër si rezultat i një vlerësimi. Paga nuk është e izoluar paga bruto përfshin përkatësinë në grup, vjetërsinë”, tha Bylykbashi.

Ndërsa deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, kritikoi vendimin e gjyqtarëve për çështjen e pagave, duke thënë se me këtë vendimmarrje janë marrë kompetenca që i takojnë Kuvendit:

“Vendimi i tyre jo që s’ka pyetur deputetët, por ka marrë kompetencat e deputetëve. Vendimi i GJK nuk i kërkon KLGJ dhe KLP të caktojë rrogën e prokurorëve dhe gjyqtarëve, por parlamentit. Akti që kanë bërë nuk ka bazë ligjore, po është akt i kallëzueshëm. Akt vetëgjyqësie i paprecedentë në këtë vend, ndërkohë që duhet të kishte ndodhur e kundërta. Të detyrojë thesarin të paguajë për rritje në pagesat mendoj kemi humbur seriozitetin dhe i kemi vënë shkelmin parasë publike në këtë vend. Gjithkush duhet të kuptojë që ato para nuk janë paratë e atyre që kanë fuqi për të marrë vendime. Por janë paratë e taksapaguesve.”

Projektligji mori mbështetjen edhe të qeverisë. Përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë tha se koeficienti 0.38 plotëson kushtet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa Ministria e Financave e konsideroi të përballueshme koston për buxhetin.

Ndërsa opozita e kundërshtoi draftin me arsyetimin se qeveria nuk po respekton vendimet e Kushtetueses.

Për deputetin e Partisë Demokratike, Eno Bozdo, situata e krijuar me pagat është pasojë e mosrespektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga qeveria.

“Çdo gjë ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të disa herëve se qeveria nuk çan kokën për vendimet e Kushtetueses. Më habit fakti që edhe pse Kuvendi e ka deleguar nismën që në prill të këtij viti qeverisë dhe nisma s’vjen nga qeveria, po nga dy kolegë të nderuara. Këshilli i Legjislacionit i ka kërkuar qeverisë shqiptare të paraqesë projektligjin. Kemi këtu përfaqësuesin e Min. së Drejtësisë që është shumë i kënaqur. Na mungon fatura e plotë financiare, por ne nuk i kemi në projektrelacion këto shifra, pa to s’bëjmë dot”, tha Bozdo.

Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, i cilësoi si të paligjshme vendimet e KLGJ-së dhe KLP-së për pagat dhe tha se Kuvendi nuk duhet t’i “bëhet violinë” kryeministrit Edi Rama.

 “KLGJ dhe KLP për mua janë në paligjshmëri me ato vendime, ne duhet të kërkojmë zbatimin e ligjeve të kushtetuese apo tu bëhemi violin e një kryeministri të papërgjegjshëm i cili e krijoi këtë situatë për shantazh ndaj sistemit të drejtësisë ”, deklaroi deputeti Leskaj në komisionin e Ekonomisë

Kriza e pagave në sistemin e drejtësisë kulmoi pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik 2026 formulën e re të pagave, siç kishte kërkuar Gjykata Kushtetuese. Pas kalimit të afatit, më 26 gusht KLGJ dhe dy ditë më pas KLP e përcaktuan vetë pagën referencë të gjyqtarëve e prokurorëve, me një rritje të konsiderueshme, informon TCH.

Por Ministria e Financave nuk i ekzekutoi listëpagesat me këtë përllogaritje, duke argumentuar se përcaktimi i pagave është kompetencë e Kuvendit.

Next Post
Lufta/ Shteti intensifikon shtypjen, qindra adoleshentë rusë përballen me aktakuza për terrorizëm!

Lufta/ Shteti intensifikon shtypjen, qindra adoleshentë rusë përballen me aktakuza për terrorizëm!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre debate të panevojshme për protestën

Debati i vërtetë nuk është mbi pronarët e protestës, por mbi autorët e dështimit të saj

November 1, 2026
Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

November 1, 2026
15 bashki marrin financime për herë të fundit në 2027, fondet kalojnë te bashkitë e reja pas reformës territoriale

15 bashki marrin financime për herë të fundit në 2027, fondet kalojnë te bashkitë e reja pas reformës territoriale

November 1, 2026
Trafik kilometrik në aksin Balldren-Milot, fundjava bllokon qarkullimin e automjeteve

Trafik kilometrik në aksin Balldren-Milot, fundjava bllokon qarkullimin e automjeteve

November 1, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Nga buxheti te kasa e supermarketit: Sa do ta ndiejnë shqiptarët ndryshimin e taksave? (VIDEO)

November 1, 2026
Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

November 1, 2026
Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

November 1, 2026
Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

November 1, 2026
Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

November 1, 2026
Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In