• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëfimi i nënës së djalit që u vetëhelmua në Fier: U pendua dhe më shtrëngoi dorën

by Java News
10/07/2017 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëna e Eneo Ferkos, 20-vjeçarit nga Fieri që i dha fund jetë tragjikisht duke u vetëhelmuar ka rrëfyer për tragjedinë e humbjes së djalit. Eneo, sipas nënës së tij, Aidës, u pendua për aktin që bëri, por mjeket i thanë se ai e kishte kaluar tashmë helmimin. Aida tregon momentet e fundit të Eneos, dhimbjet dhe ulërimën që sipas saj nuk e ktheu për të dytën herë në jetë.

Pjesë nga intervista

Gjatë kohës që ishte në spital, qe në gjendje të fliste? A të tha Eneo pse e bëri?

Fliste, gjithë kohës, fliste. Bisedonte, por asnjëherë nuk më tha pse e bëri dhe nuk e pyeta pse e bëri. Vetëm kur erdhi motra ime, e pyeti jo në praninë time dhe ai i kish thënë se “ishte shumë ngjarje e komplikuar për ta shpjeguar” dhe motra nuk kish folur më tej.

Shfaqi shenja pendese?

Po. Kishte shumë dhimbje, aq sa i bënë morfinë se po i shkatërronte helmi të gjitha organet jetësore. Ai ma merrte dorën time dhe me të fërkonte ngadalë stomakun, aty ku ndjente dhimbje më të forta. Në një moment, pyeti mjekun nëse kishte kthim pas dhe mjeku i tha se do të kishte patjetër. Kjo e qetësoi. Nuk donte të vdiste. U pendua që e bëri, por ishte vonë…

 Po i ati erdhi? Folën?

Po. U lajmërua nga ora 16:00 dhe erdhi rreth orës 02:00, pak para se të vdiste djali, por Eneo nuk deshi ta takonte, madje e pyeti se kush ishte, që t’i linte të kuptonte që ai nuk ekzistonte për të. Ndërsa mua më thoshte gjithë kohës se më donte shumë. Më puthte duart dhe derisa ishte mirë fliste biseda të ndryshme. Pak para se të jepte frymën e fundit, m’u duk se foli përçart.

S’e di. Më kërkoi t’i bëja gati rrobat e bardha e ta çoja në qytetin e ri. Kaq foli. Diçka belbëzoi më pas, por s’e kuptova. Mori tri herë frymë mbyturazi dhe më vdiq me dorën te dora ime. Meqë një orë më parë, kur i ranë rrahjet e zemrës fare dhe unë ulërita fort, e ai u kthye në jetë, shpresova që po ta bëja prapë, ai do kthehej. Ulërija fort, por asgjë e tillë s’u përsërit më. “Panoramën”

ma.me

Next Post
Të zhdukur prej 6 ditësh, ende asnjë gjurmë nga biznesmeni vlonjat e ndihmësi i tij

Të zhdukur prej 6 ditësh, ende asnjë gjurmë nga biznesmeni vlonjat e ndihmësi i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com