• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

by E B
30/09/2026 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ecuria e procesit të integrimit evropian dhe mesazhet e përcjella gjatë vizitës zyrtare të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ishin në boshtin e diskutimeve në emisionin “Trialog” në RTSH, të moderuar nga gazetarja Alba Alishani. Paneli i analizës u ndal te diferenca mes përmbushjes formale të kuadrit ligjor dhe zbatimit të tij në praktikë.

Gjatë emisionit, avokati Rezart Kthupi theksoi se vendi ka bërë përparim në përafrimin e legjislacionit me acquis communautaire, por nënvizoi se kjo nuk përbën domosdoshmërisht një risi thelbësore në përditshmërinë e institucioneve.

Në analizën e tij, Kthupi vuri në dukje se aftësia e Shqipërisë për të hartuar e miratuar ligje sipas kërkesave të Bashkimit Evropian nuk ka munguar asnjëherë, ndërsa ngërçi kryesor mbetet arritja e standardeve reale të kërkuara nga unioni.

Lidhur me këtë hendek mes shkrimit të ligjeve dhe zbatimit të tyre, ai u shpreh se “ne nuk kemi pasur problemin kurrë të të shkruarit të ligjeve, pavarësisht problematikave që mund të kemi edhe në këtë sektor.“

“Kemi qenë gjithmonë të aftë të prodhojmë ligje, kemi qenë të aftë të prodhojmë edhe ligjet për t’u afruar me Bashkimin Evropian. Ajo që është problemi që kemi është problemi i standardeve, pavarësisht ligjit… Nëse flasim për të shkruar ligjet, po, po ecim me hapa shumë të mirë. Nëse flasim për të arritur ato që janë standarde që na duhen për t’u integruar në Bashkimin Evropian, kjo pastaj është diskutim më vete.”, tha ai.

Më tej, juristi u ndal te gjuha diplomatike e përdorur nga drejtuesit e lartë të Bashkimit Evropian gjatë vizitave zyrtare, duke analizuar mënyrën se si Komisioni Evropian e vlerëson ecurinë e Shqipërisë.

Sipas tij, qasja e von der Leyen bazohet kryesisht në progresin e dukshëm në rrafshin burokratik e legjislativ.

“Po ta shikosh konferencën e zonjës Von der Leyen, ajo që e vë theksin është gjithmonë te hapat cilësorë që ne bëjmë në të shkruar. Por nuk komenton asnjëherë veprimet reale që ndodhin në Shqipëri, ose tenton ta shikojë gjithmonë gotën nga ajo gjysma e plotë e saj. Kjo është te këndvështrimi i saj politik dhe zonja Von der Leyen ka të drejtën e saj ta shikojë siç është.”, tha Kthupi.

Next Post
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In