• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rivlerësimi i pasurisë, Muho: Ja hapat që duhet të ndjekin qytetarët

by Java News
31/08/2016 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke filluar nga dita e nesërme, 1 Shtator, do të nisë procesi i rivlerësimit të pasurisë. Kreu i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Ilirjan Muho, ka shpjeguar hapat që duhet të ndjekin qytetarët për rivlerësimin e banesave dhe pronave të tyre. Muho sqaron se qytetarët duhet të paraqiten në zyrat e Hipotekës me një dokument pronësie, e më pas të plotësojnë formularin e rivlerësimit.

Kryeregjistruesi Muho, tha se rivlerësimi i pasurisë sjell përfitim për qytetarët, pasi e vlerëson pronën në përputhje me vlerat e tregut imobiliar.

“Qytetarët duhet t’i drejtohen zyrave të aplikimit. Duke filluar nga nesër ata mund të tërheqin një formular me dy kopje. Pikën 1 dhe 2 e plotësojnë qytetarët, ndërsa pikën 3 dhe 4 e plotësojnë punonjësit e Zyrave të Regjistrimit. Ky formular më pas dorëzohet në Zyrën e Regjistrimit. Pasi llogaritet vlera, qytetari e merr këtë formular dhe pas bërjes së pagesës do të bëjë edhe regjistrimin e pronës”, tha Muho.

Muho tha se me realizimin e këtij procesi do të ketë edhe një zhvillim pozitiv të tregut imobiliar.

Ky proces i rivlerësimit të pasurisë mund të bëhet ose në Zyrat e Regjistrimit, ose nga ekspertë privatë, në varësi të zgjidhjes nga vetë qytetarët.

Zoti Muho tha se tarifa e shërbimit për rivlerësimin e pasurisë do të jetë 7 mijë lekë të vjetra. Ai shtoi se vlera e pasurisë së qytetarëve pas rivlerësimit merr vlerën e tregut. “Tarifa e shërbimit është simbolike, 7 mijë lekë të vjetra. Vlera e pasurisë nga rivlerësimi do marrë vlerën e tregut”.

Sipas Muhos, në bazë të vlerës së pasurisë do të tatohen edhe qytetarët. “Rivlerësimi i pasurisë do ndikojë në tatimet që do paguajnë qytetarët. Vlera e tatimit bazohet në vlerën që ka pasuria. Përllogaritja e tatimit është 2% vlerës së përcaktuar’,- sqaroi ai.

“Ne shpresojmë që të përfitojnë të gjithë qytetarët t’i drejtohen zyrave të regjistrimit. Ka kohë, nuk ka pse të dynden, është proces i thjeshtë. Kemi marrë masat të përmbyllet brenda 48 orësh”,- vijoi Muho./news24/a.k

Next Post
EMRAT / Kapen autorët e vjedhjes së bankës në ish-Bllok, mes tyre djali i Nehat Kullës

EMRAT / Kapen autorët e vjedhjes së bankës në ish-Bllok, mes tyre djali i Nehat Kullës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

October 8, 2026
VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

October 8, 2026
Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

October 8, 2026
U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

October 8, 2026
Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

October 8, 2026
15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

October 8, 2026
Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

October 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vetëvendosje, Doktor, jo nënshtrim para të huajve

October 8, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

October 8, 2026
Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com