• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikthehet treni pas më shumë se një dekade mungesë, kryhen 90% e punimeve në hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës

by A R
27/04/2025 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Struktura e Hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës po shkon drejt përfundimit pas më shumë se 3 vitesh punime, që nisën në fillim të vitit 2022 me çmontimin e linjës së vjetër.

“Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës, që përfshin edhe degëzimin drejt Rinasit kanë arritur në 90%. Aktualisht po punohet në trupin hekurudhor, i cili pritet të përfundojë në fund të muajit Maj.”

Janë përfunduar 30 km të linjës, ndërsa kanë mbetur edhe 3 kilometra nga Kashari drejt terminalit publik të autobusëve tek kthesa e Kamzës.

“Kemi edhe 3 kilometra për të punuar mbi strukturë, deri në fund të Majit parashikohet që të mbarojë çdo gjë sipër strukturës, me ballastin, shinat, traversat, sinjalistikën”, u shpreh Ergys Verdho, administrator i Hekurudhës shqiptare.

Ndërkohë ka nisur edhe puna për ndërtimin e 8 stacioneve të reja, të cilat pritet të përfundojnë në fund të këtij viti, së bashku me sinjalistikën dhe telekomunikacionin.

“Pastaj fillojmë me procedurën 4 mujore të kondicionimit të linjës dhe paraturave, pasi të mbarojë dhe kolaodimi, atëherë mund të nisë operimi i linjës Tiranë-Durrës, Kashar-Rinas në 6-mujorin e dytë të vitit 2026”, shpjegoi ai.

Treni do të jetë elektrik. Udhëtimi nga Tirana në Durrës do të zgjasë 22 minuta, ndërsa linja Tiranë-Rinas do të përshkohet për 12 minuta.

“Ajo firmë që do vijë të operojë do ketë edhe trenat, që janë minimumi 3, maksimumi 7 trena, kjo varet nga fluksi i trafikut që do ketë linja. Përshembull linja Tiranë-Rinas do ketë fluks të lartë. Do shihet trafiku që do ketë.”

Mospasja e një linje hekurudhore prej vitesh u ka mohuar qytetarëve një alternativë transporti, ndërkohë që makinistët me mbi 40 vite përvojë janë ende aty për të bërë diferencën.

“Kam mbi 40 vite makinist, punimet po ecin me ritme te ngadalta”, tha një makinist.

Po pse ka vonuar kaq shumë përfundimi i kësaj hekurudhe?

“Gjithë këto janë vonesa prej të mos pasurit një projekt për komunitetitn europian. Ne kemi shkuar për kredi shtesë për stacionet që nuk ishin më parë. E gjithë kjo sakrificë është bërë një mesim për çdo kontratë tjetër”, sqaroi Verdho.

Sa i përket shtrirjes së linjës deri në qendër të kryeqytetit, pranë ish-stacionit hekurudhor, ka mbaruar faza e projektimit.

“Gjurma e 4 kilometrave të fundit nga terminalit deri te ish-stacioni, ka mbaruar fazat e projektimit, presim vetëm buxhetimin e këtij projekti për të nisur punimet, mbarojnë shpejt se janë 4 km”, theksoi ai.

Nga Durrësi deri tek terminali i transportit publik do të ketë 8 stacione. Me zgjerimin e linjës deri tek kryqëzimi i rrugës “Jordan Misja”-Bulevardi i Ri, numri total i stacioneve do të shkojë në 11. Kostot e këtij projekti arrijnë në rreth 154 milionë Euro.

Next Post
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Fushata elektorale një ‘One Man Show’

Comments 5

  1. Lui says:
    8 months ago

    Une nuk arrij te kuptoj se si mundet qe per nje aks pre 35-40km te kete 11 stacione..?! Dhe si i del llogaria ketyre qe distanca Tirane-Durres do perkohet per 22 minuta..?! Sikur minimalisht te qendroje 1,5-2 minuta ne cdo stacion treni i bie qe te konsumoje te pakten 15 minuta kohe vetem duke qendruar. Po e marrim te mireqene qe nuk do kete asnje sekonde vonese me keto llogaritje qe bera dhe i bie te na teproje 7 minuta kohe per udhetimin per 35-40km. Dmth te beje 40 km per 7 minuta i duhet te udhetoje me shpejtesi rreth 250-300 km/h. Nese na vjen ky lloj treni, atehere ia paskemi kaluar Shangait.. i cili e ka 8 minuta udhetimin nga aeroporti ne qytet.

    Reply
    • Anonymous says:
      8 months ago

      Gjysem ote eshte tani durresi qe cfare ska rruga te gjitha pengesat. Ne stacion nuk rrihet aq shume, 1 minute maximumi se njerez do mari sdo presi te mbushet

      Reply
  2. Gent says:
    8 months ago

    Ça është ky stacion fundot në Kashar !!
    Stacioni i Tiranës duhet atje ku ka qenë – te “Treni”

    Reply
  3. Alex Puka says:
    8 months ago

    Po keto qe po bejne hekurudhen kan degjuar genjeshtrat e rames dhe i kan marr te mirqena Sepse balluku e ka ble trenin ne Japoni dhe eshte super i shpejt.

    Reply
  4. Felix says:
    8 months ago

    Me nje fjale ky Rama I beka gjerat jo si trami I Lulushit me Salushin

    Reply

Leave a Reply to Alex Puka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com