Ishte njëherë fairplay financiar i Michel Platini, atëherë president i freskët i Uefa-s, që synonte të kontrollonte shpenzimet e çmendura të merkatos ndërkombëtare të futbollit.
Për disa kohë funksionoi. Pastaj siç ndodhin gjërat mes burrave të futbollit, toleranca zero (që në këtë rast vetëm zero nuk ishte, bëhet një, pastaj dy, e më vonë tre.
Dhe në xhiron e pak kohëve, miq si më parë. Për shembull Manchester City dhe Paris Saint-Germain u sanksonuan disa sezone më parë për thyerjen e parametrave. Por sapo paguan gjobat dhe reduktuan organikat, rifilluan edhe më keq se më përpara.
E nëse këtë verë parizienët u kënaqën me Di Marian për 65 milionë euro, anglezët bën bingo: 68 për Sterling, 45 për Otamendi, 75 për De Bruyne.
Apo duhet të flasim për Manchesterin tjetër, United i profefit të ri Van Gaal. Në vetëm një vit kanë shpenzuar jo më pak se 250 milion euro.
Fair play financiar i kërkuar nga Michel Platini ka pushuar së funksionuari. /La Stampa









