Modelja shqiptare duket se është revoltuar me spekulimet rreth origjinalitetit të gjoksit të saj.
Vildane Zeneli ka publikuar një fotografi në të cilën ekspozon gjoksin dhe këtë e ka realizuar jo pa qëllim.
Së bashku me foton ajo ka shkruar se të gjithë personat që e njohin dhe që kanë punuar me të e dinë se gjoksi i saj është tërësisht i vërtetë.
“Çdo kush që më njeh, apo kush ka punuar me mua do të mund të dëshmon se ato janë 1000 përqind reale”, ka shkruar përbri fotografive në Instagram bukuroshja shqiptare, e cila po ndërton një karrierë matanë oqeanit.
Ditë më parë, Vildanja publikoi një fotografi teksa shihet përkrah reperit amerikan, 50 Cent, të cilët sëbashku morën pjesë në reklamën e pijes alkoolike, Vodka. /Telegrafi/









