• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Republika e re duhet të jetë ajo e së drejtës për vetëvendosje

by Dardan Molliqaj
18/02/2016 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dardan Molliqaj

Në këtë përvjetor të tetë të pavarësisë, opozita e bashkuar dhe shoqëria civile kanë vendosur që të protestojnë me moton “Për shtet me sovranitet”. Është koha që në këtë datë të reflektojmë dhe të shohim çfarë ka ndodhur që nga 17 shkurti i vitit 2008. Të gjithë pajtohemi se akti i shpalljes së pavarësisë dhe njohja nga shumica e shteteve të fuqishme, ishte hap përpara në ecjen tonë si shtet.

Përgjatë kësaj kohe, shumë hapa nuk u bënë  fare, e shumë të  tjerë u bënë gabim. Prandaj jemi këtu në shesh. Mënyra se si ishte konceptuar shtetndërtimi i Kosovës, patjetër që do të sillte këtë rezultat. Ideja e propaganduar nga regjimi i sotëm dhe nga faktori ndërkombëtar se Kosova do të bëhet shtet sepse është projekt ndërkombëtar ishte fatale për shtetndërtimin.

Sot, pas 8 vitesh pavarësi mund të konstatojmë se pothuajse askush nuk beson që drejtësia në Kosovë do të vijë prej ndërkombëtarëve; pothuaj askush nuk beson që ndërkombëtarët do ta luftojnë korrupsionin; pothuajse askush nuk beson që privatizimi sjell punësim dhe zhvillim, pothuajse askush nuk beson që dialogu pa kushte me Serbinë, do ta  ndërtojë apo forcojë shtetin e Kosovës; pothuajse askush nuk beson që duke i bërë lëshime Serbisë do të ketë integrim te serbëve në shtetin dhe shoqërinë e Kosovës; pothuajse askush nuk beson që duke bërë negociata me Serbinë do të ketë liberalizim të vizave dhe  integrim euroatlantik për Kosovën.

Kur reflektojmë për shtetndërtimin e këtyre tetë viteve të fundit, e kemi të pamundur që të mos kthehemi te 10 Shkurti 2007. Atë ditë protestohej kundër Planit të Ahtisaarit, e që ishte thelbi i konceptit të Kosovës si projekt ndërkombëtar.

Këto dy projekteve i kanë disa dallime thelbësore. Plani i Ahtissarit e tradhtonte dhe e mohonte në tërësi përpjekjen e popullit për çlirim përgjatë tërë shekulli njëzet; ia mohonte popullit të drejtën për vetëvendosje; e barazonte kriminelin me viktimën; e tjetërsonte trashëgiminë kulturore dhe e ndante Kosovën në baza etnike. Këto ishin disa nga pikat e planit ndërkombëtar për shtetin e Kosovës.

Ndërsa, kërkesat e demonstruesve në të cilat këmbëngulej më 10 Shkurt 2007 ishin: Popullit të Kosovës i takon e drejta për vetëvendosje; shteti i Kosovës duhet të ndërtohet mbi përpjekjet e tij për çlirim; populli shqiptar kishte bërë luftë çlirimtare ndërsa Serbia kishte qenë agresore; e tërë trashëgimia kulturore në Kosovë është vetëm e Kosovës. Më 10 Shkurt, demonstruesit kërkonin barazi qytetare e jo ndarje etnike.

Por, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa përqafuan idenë e Kosovës si projekt ndërkombëtar dhe e  tradhtuan idenë e shtetit te ndërtuar mbi rezistencën paqësore dhe të armatosur, betimin e ushtarit të UÇK-së, dëshmorët të kombit, të burgosurit politik, mësimdhënësit e studentit e viteve të 90- ta, mbi punën e mjekut dhe punëtorit.

Natyrisht, që sot Isa dhe Hashimi e mbrojnë  me çdo kusht “Zajednicën” dhe demarkacionin me Malin e Zi.  Situata nuk ka se si të jetë ndryshe: ose je me popullin, ose me “Zajednicën”.

Por, përballë kësaj, qëndrojnë përfaqësuesit më të rinj të konceptit tjetër që janë Mon Balaj dhe Arben Xheladin, dy dëshmorët e vrarë më 10 Shkurt 2007. Moni dhe Arbeni i qëndruan besnik rezistencës paqësore dhe të armatosur mbi rezistencën paqësore dhe të armatosur, betimin e ushtarit të UÇK-së, dëshmorët të kombit, të burgosurit politik, mësimdhënësit e studentit e viteve të 90- ta, mbi punën e mjekut dhe punëtorit.

Sigurisht që Moni dhe Arbeni janë kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi. Dallimi kryesor sot, është që mbështetja për konceptin e Monit e Arbenit po rritet. Më 10 Shkurt 2007 ne ishim pakica, ata ishin shumica. Sot, ata janë pakica,  ne jemi shumica. Prandaj, “Zajednica” ka vdekur, ndërsa Moni e Arbeni janë përjetësuar. Ashtu, siç Moni dhe Arbeni ishin besnikë ndaj kauzës së drejtë kombëtare edhe ne do t’i mbesim besnik Monit dhe Arbenit.

Sot, regjimi është më represiv sepse i është delegjitimuar ideja. Kur rezistenca e fiton luftën e ideve, krejt çka i mbetet është ta fitojë luftën me pushtetin autoritar. Prandaj, regjimi arrestoi dhjetëra aktivistë të VETËVENDOSJE-s!, regjim i cili për muaj të tërë po i mban në burg Trim Gashin dhe Besnik Zeqiraj. Trimi sot, simbolizon trimërinë tonë përballë regjimit, ndërsa Besniku sot simbolizon besnikërinë tonë ndaj kauzës tonë.

Sot, shteti i Kosovës ka nevojë për një kontratë të re me popullin. Një kushtetutë të re, një republikë të re apo siç e ka quajtur Albini  “Republika e tretë”. Republika e vjetër është ajo e negociatave, shitjes, korrupsionit dhe e “Zajednicës”, me përfaqësuesit e saj, Isën e Hashimin.

Republika e re duhet të jetë ajo e së drejtës për vetëvendosje, e barazisë, e drejtësisë, e lirisë dhe zhvillimit. Përfaqësues të kësaj republike të re, jemi ne qytetarët e Kosovës sot në shesh. Ne jemi për Republikën e re, për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, për zgjedhje të reja.

Ditët në vazhdim janë vendimtare për Kosovën dhe kauzën tonë. Rreziku më i madh në këtë kohë mbetet lodhja. Ajo është shenja e parë e kompromisit, ndërsa ky i fundit, shenja e parë e dorëzimit. Prandaj, ne nuk do të lodhemi asnjëherë derisa Isa Mustafa të dorëzohet. Ai  po thotë që qeveria të cilën ai e drejton nuk dorëzohet, por ne e dimë mirë sa shpesh është dorëzuar ai” Isa Mustafa pati thënë që e fiton Prishtinën me duar ne xhepa – Prishtinën e fituan qytetarët. Isa Mustafa pati deklaruar edhe që nuk e shkarkon ministrin Jabllanoviq, por e detyruam që ta shkarkonte. Isa Mustafa pati thënë që nuk bën kurrë koalicion me PDK-në , por e bëri. Ky Isa Mustafa kishte thënë që nuk tërhiqet nga tenderi që u dha djemve te tij, por prapë u dorëzua. Isa Mustafa po thotë edhe sot që nuk dorëzohet por ai prapë do të dorëzohet.

Të nderuar qytetarë të Republikës, është koha jonë, është koha për punë, është koha për guxim, është koha për veprim, është koha për fitoren e kauzës tonë.

Next Post

Australia ofertë spikeres topless, Greta Hoxha, 3 mijë euro në javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama e quajti “shpirt i humbur”, Spiropali: PS duhet të vetëpastrohet, kështu do e kemi Shqipërinë e Re

Rama e quajti “shpirt i humbur”, Spiropali: PS duhet të vetëpastrohet, kështu do e kemi Shqipërinë e Re

June 21, 2026
Rrezikoi pushuesit duke hyrë në zonën e sigurisë, gjobitet poseduesi i mjetit lundrues në Sarandë

Rrezikoi pushuesit duke hyrë në zonën e sigurisë, gjobitet poseduesi i mjetit lundrues në Sarandë

June 21, 2026
Pezeshkian: Irani nuk mund të heqë dorë nga armët bërthamore në një deklaratë me shkrim

Pezeshkian: Irani nuk mund të heqë dorë nga armët bërthamore në një deklaratë me shkrim

June 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 22 qershor 2026

June 21, 2026
“Një djalë më iku”, Luftia u bën premtimin fëmijëve: Nëna nuk iu lë. Do bëhem e fortë

“Një djalë më iku”, Luftia u bën premtimin fëmijëve: Nëna nuk iu lë. Do bëhem e fortë

June 21, 2026
Protesta pa alternativë nuk është zgjidhje

Protesta pa alternativë nuk është zgjidhje

June 21, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

Grisja e flamurit izraelit, Çupi: Protesta dëshmoi që është raciste dhe mbështetet nga Irani

June 21, 2026
Probleme me e-Albania, shtyhet afati për aplikimet e kredive të buta në Tiranë

Raporti: 87.7 mld lekë shpenzime nga bashkitë në 2025-ën, 46% e buxhetit vendor shkoi për paga

June 21, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

June 21, 2026
11 Maji, JD Vance mesazh për Shqipërinë: Demokracia mbështetet mbi parimin se zëri i njerëzve ka rëndësi

Takimi me Iranin në Zvicër, Vance: Historik, shohim një të ardhme me paqe dhe bashkëpunim

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In