• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma Zgjedhore, mblidhet Komisioni Parlamantar, debate për votimin elektronik

by A R
13/01/2017 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është mbledhur komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore, ku po diskutohet materiali i dorëzuar nga partitë, lidhur me këtë Reformë. “Thembra e Akilit” duket se është votimi elektronik, pasi kjo problematikë po mbizotëron në debatet mes anëtarëve të komisionit.

Bashkëkryetari i komisionit, deputeti i PD-së, Oerd Bylyklbashi, u shpreh në fjalën e tij se shqetësimet për zgjedhjet duhen trajtuar me përparësi.

“Cdo lloj shkarje nga problematika që vuajnë zgjedhjet në Shqipëri vetëm sa nuk realizojnë reformën. Dokumenti kërkon rishikim politik për të ardhur në vendimarrje. Komisioni duhet të ketë përparësi votimin dhe numërimin elektronik. Korruptimi i komisionerëve, marrja e kartave të identietit duhen parë me përparësi. Financimi i partive duhet parë me kujdes në mënyrë që paraja kriminale të mos hyjë në zgjedhje. Të reduktojmë paratë për fushatë. Shitblerja e votës të kthehet në dënim maksimal. Zgjedhjet nuk mund të kenë standarde nëse nuk merren parasysh ato që kërkon opozita. Duhet vendimarrje politike, jo thjeshtë reflektim”, u shpreh Bylykbashi.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i bashkëkryetarit të këtij komisioni përfaqësues i PS, Taulant Balla, i cili në fjalën e tij ka nënvizuar se duhen identifikuar tematikat e problematikës zgjedhore dhe mbi to të ndërtohen propozimet e palëve.

“Nuk ka rëndësi numërimi i cështjeve, por të diskutojmë për sistemin, votimin dhe numërimin elektronik. Ka votim elektronik të plotë që identifikon elektronikisht edhe zgjedhësit. Nuk kemi ndasi të mëdha dhe le të fillojmë. Nuk kam thënë se jam kundër votimit elektronik. Por ne kemi mandat që të implementojmë rekomandimet e OSBE/ ODHIR. Do të mbështetemi në raportet dhe problematikat e identifikuara nga OSBE/ ODHIR”, ka deklaruar Balla.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu paraqiti propozimet e partisë së tij dhe katër partive të tjera të vogla. Ai i mëshoi faktit për numërimin elektronik por dhe u ndal dhe tek Dekriminalizimi.
“ Votimi elektronik, numërimi elektronik, procesit të dekriminalizimit si një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm, uljen e kostos së fushatës së zgjedhjeve dhe mënyrën e përdorimit të financave të buxhetit të shtetit, shmangien e parave të krimit dhe të korrupsionit, si dhe garantimi i aksesit në media i aktiviteteve të partive politike”.Mbledhja vjen pas debateve kohët e fundit mbi teknologjinë në votim. Partitë e vogla ndahen për sa i përket teknologjisë, ato të rreshtuara pranë opozitës kërkojnë votim dhe numërim, ndërsa Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, por dhe partia “LIBRA” propozon që elektronika të përdoret vetëm në numërim e votave. Opozita ka paralajmëruar bojkot të Kuvendit nëse nuk pranohet votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet e 18 qershorit.

ma.me

Next Post
Homazhe në nder të këngëtares Anida Take

Homazhe në nder të këngëtares Anida Take

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

October 19, 2026
Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

October 19, 2026
Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

October 19, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

DETAJE/ Ushtaraku ishte fqinj me vëllezërit Islamaj, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Zall-Herr

October 19, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

October 19, 2026
“Të hapur për dialog”| Ministri Demo: Protesta e drejtë demokratike, dhuna e patolerueshme

“Të hapur për dialog”| Ministri Demo: Protesta e drejtë demokratike, dhuna e patolerueshme

October 19, 2026

Krim i rëndë në Zall-Herr, vriten me armë dy vëllezër, prangoset autori (EMRAT)

October 19, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 20 Tetor 2026

October 19, 2026
Protestat në Evropë dhe Shqipëri, Sekretari i Përgjithshëm i KE-së: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

Protestat në Evropë dhe Shqipëri, Sekretari i Përgjithshëm i KE-së: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

October 19, 2026
“I quajti injorantë dhe terroristë”, Berisha sulmon Ramën: Foli me gjuhën e një narkobanditi

“I quajti injorantë dhe terroristë”, Berisha sulmon Ramën: Foli me gjuhën e një narkobanditi

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com