• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

REFORMA/ Njihuni me 27 emrat që do të kalojnë në sitë gjyqtarët dhe prokurorët

by Java News
24/08/2017 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Verifikimi i ligjshmërisë së pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve është kryefjala, deviza dhe objekti kryesor i ligjit të Vetingut. Ligji përmban parashikime të qarta dhe shteruese sa i përket fatit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët nuk justifikojnë pasuritë e deklaruara me dokumentacion ligjor, kanë fshehur pasuri, kanë bërë deklarata të rreme, kanë pastruar para apo kanë falsifikuar dokumente.

Neni 61 i ligjit të Vetingut parashikon që Komisioni i Rivlerësimit (organ i Vetingut) vendos të shkarkojë nga detyra gjyqtarin apo prokurorin, kur rezulton se ka deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme gjatë vlerësimit të pasurisë, përfshirë edhe personat e lidhur me të.

Vendimin e Komisionit të Vlerësimit, gjyqtari apo prokurori ka të drejtë që ta ankimojë në Kolegjin e Apelimit, organit më të lartë të Vetingut, i cili do të thotë fjalën e fundit për dosjen e subjektit të rivlerësimit. Në këtë rast, subjekti i rivlerësimit nuk ka të drejtë të shqyrtojë dhe të gjykojë çështje.

Ai është i detyruar të ofrojë një adresë elektronike alternative për vazhdimin e komunikimit me institucionet e rivlerësimit, gjatë gjithë procesit.

Roli i ILDKPKI
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka një rol vendimtar për fatin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasuria e të cilëve nuk përputhet me të ardhurat e ligjshme. ILDKPKI ka nisur hetimin e pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në përfundimin të kontrollit, Inspektori i Përgjithshëm i ILDKPKI-së përgatit një raport të hollësishëm dhe të arsyetuar, sipas rastit, ku për secilin subjekt, konstaton nëse deklarimi është i saktë në përputhje me ligjin, me burimet e ligjshme financiare dhe që nuk gjendet në situatë konflikti interesi; ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë; është kryer fshehje e pasurisë; është kryer deklarim i rremë; subjekti gjendet në situatën e konfliktit të interesit.

Ky raport i ILDKPKI do të jetë dokumenti bazë mbi të cilin do të bazohet më pas vendimi i Komisionit të Rivlerësimit dhe Kolegjit të Apelimit.

Autoriteti tjetër
ILDKPKI nuk do të jetë autoriteti i vetëm që do të hetojë mbi ligjshmërinë e pasurive të deklaruara të njerëzve të drejtësisë si dhe për pasuritë e fshehura, brenda apo jashtë vendit.

Gjatë procesit të verifikimit të ligjshmërisë së pasurisë, një rol të rëndësishëm do të kenë ekspertët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, pjesë e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët janë emëruar nga ONM në radhët e prokurorëve dhe gjyqtarëve të huaj, do të hetojnë dhe vlerësojnë të gjitha faktet dhe rrethanat e nevojshme për procedurën e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Gjithashtu, sipas nenit 45 pika 2 të ligjit të Vetingut, gjatë hetimit, vëzhguesi ndërkombëtar mund të kërkojnë informacion nga çdo subjekt i së drejtës publike. Ata kanë të drejtë të administrojnë dokumentet që vërtetojnë veprime, fakte, cilësi ose një situatë subjektive të nevojshme për realizimin e hetimit.

Ligji për Vetingun, në pikën 3 të nenit 33, parashikon gjithashtu që ILDKPKI-ja mundëson akses të plotë për vëzhguesit ndërkombëtarë, që të kërkojnë informacione, të konsultojnë, të kopjojnë dhe të hetojnë deklarimet e pasurive të paraqitura të prokurorëve dhe gjyqtarëve ose personat e lidhur me të, si dhe çdo dokumentet shoqërues.

Vëzhguesi ndërkombëtarë kanë po ashtu të drejtë të kërkojë që Komisioni ose Kolegji i Apelimit të marrë në shqyrtim prova ose të paraqesë prova të marra nga organet shtetërore, entitetet e huaja ose personat privatë, pro ose kundra gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Përparësia e kontrollit
Nisur nga hierarkia, Vetingu do të nisë me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, për të vijuar më tej me anëtarët e kësaj gjykate. Pjesë e listës me subjektet e para që do t’i nënshtrohen Vetingut, do të jetë edhe kryeprokurori. Krerët e prokurorive në Tiranë dhe rrethe do të kenë gjithashtu përparësi për t’u kontrolluar në fillim të procesit të zbatimit të Vetingut.

Anëtarët e Gjykatës së Lartë do të jenë gjithashtu prioritet i Komisionit të Rivlerësimit dhe ekspertëve të SHBA-BE. Ndryshe nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, disa nga anëtarët e Gjykatës së Lartë kanë deklaruar pasuri të “çmendura”, të cilat nuk përputhen me të ardhurat e ligjshme të deklaruara. Disa anëtarë të kësaj gjykate, e cila që nga themelimi i saj nuk ka dënuar qoftë edhe një zyrtar të juridiksionit fillestar, janë identifikuar si njerëzit më të pasur të sistemit të drejtësisë.

27 emrat që do kontrollojnë gjyqtarët dhe prokurorët
Etleda Çiftja, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Firdes Shuli, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Genta Bungo, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Xhensila Pine, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Roland Ilia, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Alma Vokopola, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Pamela Qirko, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Valbona Sanxhaktari, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Brunilda Vasha, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Lulzim Hamitaj, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Olsi Komici, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Suela Zhegu, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Vojo Malo, zëvendësues për pozicionin e Komisionerit të Komisionit

Pal Shkambi, zëvendësues për pozicionin e Komisionerit të Komisionit

Herald Saraçi, Komisioner Publik

Florian Ballhysa, Komisioner Publik

Dariel Sina, zëvendësues për pozicionin e Komisionerit Publik

Aldona Hysa, zëvendësuese për pozicionin e Komisionerit Publik

Ardian Hajdari Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Natasha Mulaj Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Sokol Çomo Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Ina Rama Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Luan Daci Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Albana Shtylla Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Rezarta Schuetz Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Mimoza Tasi Zëvendësues për pozicionin Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Etleva Paplekaj Zëvendësues për pozicionin Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

a.ç

Next Post
“Burimi i Syrit të Kaltër”, parajsa natyrore në zemër të Shqipërisë

“Burimi i Syrit të Kaltër”, parajsa natyrore në zemër të Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE pezulloi fondet për Serbinë, Vuçiç sulmon komisioneren Marta Kos: Nuk ka qëllime të mira, nuk kemi çfarë flasim më!

BE pezulloi fondet për Serbinë, Vuçiç sulmon komisioneren Marta Kos: Nuk ka qëllime të mira, nuk kemi çfarë flasim më!

May 10, 2026
Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët

Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët

May 10, 2026
“Ka lidhje me krimin e organizuar”, Salianji paralajmëron se po përgatit një dosje për Berishën

“Ka lidhje me krimin e organizuar”, Salianji paralajmëron se po përgatit një dosje për Berishën

May 10, 2026
Pse Janaqi sërish i ka trefishuar çmimet për sezonin turistik?

Pse Janaqi sërish i ka trefishuar çmimet për sezonin turistik?

May 10, 2026
“Hantavirusi transmetohet nga njeriu te njeriu”, mjeku Erion Dasho: Është i pranishëm në Shqipëri!

“Hantavirusi transmetohet nga njeriu te njeriu”, mjeku Erion Dasho: Është i pranishëm në Shqipëri!

May 10, 2026
Drejt fundit ndikimi i Moskës në Afrikë? Tërhiqen trupat ruse, rebelët Tuareg shkaktojnë “tërmet” në Mali

Drejt fundit ndikimi i Moskës në Afrikë? Tërhiqen trupat ruse, rebelët Tuareg shkaktojnë “tërmet” në Mali

May 10, 2026
Misteri i molovistëve italianë në protestën e 8 majit

Misteri i molovistëve italianë në protestën e 8 majit

May 10, 2026

Ambasadori Gonzato është caktuar “armik në dispozicion” të Berishës

May 10, 2026
Përleshja e tifozëve në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici

Përleshja e tifozëve në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici

May 10, 2026
‘PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët’, Salianji: Berisha ka uzurpuar partinë, nuk e sjell dot në pushtet

‘PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët’, Salianji: Berisha ka uzurpuar partinë, nuk e sjell dot në pushtet

May 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In