• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në Drejtësi, si do të vlerësohen gjyqtarët dhe prokurorët

by A R
26/01/2017 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, gjatë një interviste të mërkurën në mbrëmje ne emisionin Opinion në TV Klan foli për pastrimin e sistemit gjyqësor në vend (Vettingu), duke deklaruar se gjyqtarët dhe prokurorët e shtetit shqiptar, do kalojnë në një periudhë rivlerësimi.
Manjani thote se njerezve te drejtesise do t’u rivlerësohet pasuria dhe kjo është arsyeja se pse ata po bëjnë deklarimin e imtësishëm të pasurisë. Si asnjëherë tjetër do t’u vlerësohet figura dhe aftësia profesionale.

Sipas ministrit, vlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, do të realizohet nga juristë, që përbëjnë një strukturë prej 12 personash, pra një komision me 12 vetë, do të jenë katër trupa gjykuese me nga tre anëtarë dhe mbi këtë do jetë një Komision Apelimi, i cili do te jetë pranë Gjykatës Kushtetuese dhe do të shqyrtojë apelimet. Jashtë këtyre do të jenë dy komisionerë që do të flasin në emër të publikut, që edhe këta do të jenë juristë me 15 vite përvojë.

Ministri i Drejtësisë shpjegon se ata gjyqtarë dhe prokurorë që nuk do të dorëzojnë formularin e Vetting-ut, do të shpëtojnë, por do të largohen nga detyra.
Ndërsa nëse ata tentojnë të hyjnë dhe rezultojnë me vepër penale, do të ndiqen penalisht, nenvizoi Manjani.

Në përgjigje të pyetjes se pse SHBA është e përfshirë në strukturën e posaçme antikorrupsion(SPAK-u), ministri i Drejtesise përgjigjet se kjo vjen nga një sërë marrëveshjesh mes qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane. Po ashtu SHBA, ka vënë në dispozicion një fond të posaçëm për të ndërtuar këtë skemë. Pra struktura e SPAK do të ndërtohet me paratë e qeverisë amerikane dhe me trajnimin e tyre, tha ai.
Sa i takon veprimtarise se SPAK, ministri u shpreh se kjo strukture ka në qëndër të vëmendjes hetimin e korrupsionit në nivele të larta.

I pyetur për cështjen e Klement Balilit, Manjani përgjijet se ai duhet të ishte arrestuar nga policia. Sipas tij, Balili duhet të arrestohej nga shteti shqiptar për llogari të shtetit grek. “Edhe Prokuroria shqiptare e kishte nën hetim këtë person”, tha ai. /b.d

Next Post
Fatos Klosi: Këshilli nuk ka asnjë kompetencë. Çfarë i cënon sigurisë kombëtare Balili?

Fatos Klosi: Këshilli nuk ka asnjë kompetencë. Çfarë i cënon sigurisë kombëtare Balili?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

March 10, 2026
Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

March 10, 2026
“Epsteini” ynë

Komplekset e PD dhe PS ndaj burgosjes të zyrtarëve dhe politikanëve, pa u gjykuar

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

Kuvendi voton të enjten për imunitetin e Ballukut, zbardhet rendi i ditës i seancës plenare

March 10, 2026
Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

March 10, 2026
Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

March 10, 2026
“SPAK po helmohet nga brenda!”, avokati: Prokurori Ols Dado nuk e ka vendin në sistemin e drejtësisë

“Çdo vit u vidhen shqiptarëve 10 milionë euro”, avokati tregon shifrat: Si u privatizuan 4 hidrocentralet me ‘bekimin’ e Sali Berishës

March 10, 2026
Rusia i ka dhënë informacion Iranit për asetet ushtarake amerikane? Reagon Steve Witkoff

Rusia i ka dhënë informacion Iranit për asetet ushtarake amerikane? Reagon Steve Witkoff

March 10, 2026
Paralajmëron NASA: Pjesët e një sateliti do të bien sot në Tokë

Paralajmëron NASA: Pjesët e një sateliti do të bien sot në Tokë

March 10, 2026
Takimi me Kaja Kallasin, ministri Hoxha: Forcojmë partneritetin për Mbrojtjen dhe Sigurinë me BE-në

Takimi me Kaja Kallasin, ministri Hoxha: Forcojmë partneritetin për Mbrojtjen dhe Sigurinë me BE-në

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In