• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fatos Klosi: Këshilli nuk ka asnjë kompetencë. Çfarë i cënon sigurisë kombëtare Balili?

by A R
26/01/2017 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ish­-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, nuk sheh asnjë arsye për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare nga ana e Presidentit të Republikës për shkak të mosarrestimit të Klement Balilit.

Duke folur për “Panorama”, Klosi thote se ky këshill nuk ka asnjë tagër vendimmarrës apo urdhërues, por është vetëm këshillues për Presidentin e Republikës.

U bënë muaj që institucionet ligjzbatuese nuk po mundin dot të arrestojnë Klement Balilin të etiketuar si “Eskobari i Ballkani”, i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Mosarrestimi i Klement Balilit cenon sigurinë kombëtare në vend?

Mungesa e arrestimit të tij tregon se ai qenka i zoti, ka mundur t’i ikë ndjekjes dhe arrestimit, por kjo nuk ka fare të bëjë me sigurinë kombëtare. Nëse arrestohet, kjo tregon se shteti është i fortë dhe funksionon, nëse nuk arrestohet, do të thotë që ai është më i zgjuar dhe ia ka hedhur deri tani. Këto janë alternativat.

Është një hap përpara institucioneve?

Sigurisht, ai që fshihet është gjithmonë një hap përpara atij që e kërkon. Nuk mund të arrestohet aq kollaj një person sot në ditët tona, kur ai mund të strehohet ku të dojë. Madje ai mund të jetë dhe në qendër të Tiranës, në një apartament. Po të jetë i zoti, sa të bëjë kujdes me lëvizjet dhe me përdorimin e celularëve, mund të qëndrojë i pakapur për një kohë të gjatë.

Ndërsa siguria kombëtare është bërë tashmë një term që po përdoret vend dhe pa vend. Çfarë i cenon sigurisë kombëtare Balili?! Disa gjëra qenkan të vërteta, ai qenka i zoti, paska rrjet njerëzish, paska miq e shokë që e fshehin dhe kaq.

Kërkohet një kohë deri sa ai të gabojë në fshehjen e tij dhe të ekspozohet dhe të kapet. Por mos harrojmë që ka shumë të kërkuar në Itali apo dhe vende të tjera si koka të klaneve mafioze që arrestohen pas 20 vjetësh dhe pse janë në kërkim.

Kryetari i Kuvendit i ka kërkuar Presidentit të Republikës që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të analizuar edhe shqetësimet që vijnë nga partnerët  ndërkombëtarë për mosarrestimin e Balilit. Si e vlerësoni këtë kërkesë?

Këshilli i Sigurisë Kombëtare është një organ konsultativ për Presidentin, domethënë, ai nuk ka asnjë kompetencë. Pra ai mblidhet në mënyrë që Presidenti të dëgjojë konsultimet e pjesëmarrësve në të, me qëllim që të jetë më i kthjellët për çështje të caktuara. Pasi kthjellohet Presidenti, ky Këshill s’ka asgjë në dorë.

Këshilli nuk urdhëron për asgjë. Presidenti mund t’i kërkojë ministrit të Brendshëm të marrë masa, tregohuni më të kujdesshëm etj., etj. Ka pasur tjetër peshë dikur Këshilli i Sigurimit kur ishte mbi Kryeministrin dhe mbi Presidentin, që funksiononte para se të miratohej Kushtetuta.

Ai Këshill urdhëronte Presidentin dhe Kryeministrin, ndërsa ky i tanishmi është vetëm konsultativ për Presidentin. Kryetari i Kuvendit kërkon të luajë një rol protagonisti mbi drejtuesit e institucioneve që kanë marrëdhënie të ftohta mes tyre. /b.d

Next Post
Arta Dade: PDIU po pompohet artificialisht, po tentojnë të bëjnë parti me poste qeveritare

Arta Dade pro koalicionit me LSI: Ka treguar që funksionon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

November 3, 2026
Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit

Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit

November 3, 2026
Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

November 3, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.5% dhe miraton paketën e re për pagesat e menjëhershme

November 3, 2026
A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?

A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?

November 3, 2026
Musk: SpaceX kufizoi aksesin e Ukrainës në Starlink pasi ushtria e tyre shkeli kushtet e shërbimit

Musk paralajmëron skenarin, ja çfarë mund të bëjnë demokratët nëse marrin pushtetin

November 3, 2026
Hapet rruga për dy baza të reja amerikane në Groenlandë, miratohet marrëveshja me SHBA-të

Hapet rruga për dy baza të reja amerikane në Groenlandë, miratohet marrëveshja me SHBA-të

November 3, 2026
“Një sulm i lig dhe terrorist”, Rusia shkatërron një fshat të tërë, 33 persona të vrarë

“Një sulm i lig dhe terrorist”, Rusia shkatërron një fshat të tërë, 33 persona të vrarë

November 3, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

Buxheti dhe Paketa Fiskale 2027, komisionet parlamentare shqyrtojnë shpenzimet publike, ndryshimet tatimore dhe TVSH-në ushqimore

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Skandal financiar në Turqi, 433 persona nën hetim për manipulime në tregjet e investimeve

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In