• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama takoi fermerët e Peshkopisë, Mziu ‘harron’ PD-në e çarë në dy pjesë: Ta harrosh Dibrën, 0 me 4 del në zgjedhjet lokale

by Java News
18/06/2022 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ndodhej pasditen e së dielës në Peshkopi nga ku mori edhe një “leksion” për prodhimin dhe tregun në plantacionet frutore të Dibrës. Megjithatë, deputeti demokrat Xhelal Mziu, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, thotë se po reagon si dibran por edhe si deputet e drejtues politik për vizitën e kryeministrit.

Deputeti ngre një sërë pyetjesh për kreun e qeverisë, i cili sipas tij, duhej të kishte droje e të mos shkonte në Dibër duke pasur parasysh, “rruga e Arbërit ka ngelur rrugëve”, Skavicën, mungesën e investimeve,  dosjen 184 etj.

Dërsa e paralajmëron se Dibrën “duhet ta harroj”, Mziu i thotë Ramës se në zgjedhjet lokale “qarku i Dibrës do të të nxjerr 4 me 0 ose (7 me 0 pas ndarjes së re teritoriale)”.

XHELAL MZIU NË FACEBOOK

“Dibranët i thanë Edi Ramës je bërë si “Saiti i Kadisë”.
Kështu ju drejtuan sot dibranët kryeministrit të vendit, o “Saiti i Kadisë”.
Për ta thjeshtuar e kuptuar nga të gjithë, ky epitet ose nofkë është e njëvlefshme me shprehjen që përdoret në Tiranë; është bërë si “Ver Llapa”!.
Kaq e thjeshtë është shprehja, por ajo ç’ka përcjellë është më tepër se batutë.
Në Dibër, kuvendi është filozofi dhe çdo fjalë matet mirë para se ta shqiptosh, ndërsa nofkat lëshohen për ata që s’janë të përfillur në kuvende.
Këtë harroi zotni e tij, s’mund të bësh ironi dibre, pa njohur shpirtin rebel dhe mëndjen e hollë të atyre anëve.
U mundua të bëj batuta dibre, por ja mbushën poturet dhe shpinën…
Tej këtyre replikave e shkëmbimit të frazave jo etike për një kryeministër, më duhet të reagoj si dibran, por edhe si deputet e drejtues politik.
Si nuk ke ndroje që shkon në Dibër, kur “rruga e Arbërit ka ngelur rrugëve” ?
Autor i kësaj rruge, që prej vitesh, ka mbetur pa u sosur, je ti Edi Rama.
Je ti, që bënë diskriminim politik dhe krahinor !!
Si nuk të vjen zor të shkosh në Dibër, kur ti don ta zhbësh Dibrën me Skavicën (maksimale) dhe lëshon barsaleta me gjuajtje peshku me “kallama, që mesa duket i ke qef shumë” !!!
Si guxon e shkon në Dibër, ku në 8 vite ke bërë 6 fushata, asnjë investim për Dibrën, por vetëm përdor tjetërsimin e votave. Historia dhe efektet e dosjes 184 vazhdon, por edhe e vitit 2017, pa lënë në harresë edhe çetat me tufa lekësh më 25 prill 2021!
Si guxon e shkon në Dibër, kur më 25 prill, banorët e atij rrethi të nxorën në opozitë, megjithëse hodhët me thasë lekë për blerjen e votave!! Zyrtarisht e vërtetuar kjo…
Me çfarë fytyre shkon në Dibër, kur e ke rrënuar bujqësinë, a e dini ju që sot atyre banorëve po ju shitet kg i qershive vetëm 30 lekë. Po kostot e prodhimit a i dini ?
Ti e ke varfëruar familjen dibrane e të çdo krahine, e ke shpopulluar Dibrën më keq se “Serbia e Sllobodanit Kosovën”?!
Me çfarë fytyre krekosesh në Dibër, kur me të gjitha pushtetet s’ke bërë asgjë për Peshkopinë si qendër dhe gjithë njësitë admunistrative!
Ta harrosh Dibrën Ed Rama !
Mendoja se të mjaftonte mësimi i 25 prillit se çfarë të bëjnë Dibranët.
Më duhet të të them se qenke i panxënë nga përvoja e atyre Maleve, se atje Male janë dhe banorët.
Në zgjedhjet vendore të 2023 qarku i Dibrës do të të nxjerr 4 me 0 ose (7 me 0 pas ndarjes së re teritoriale)!!!
Nuk është retorikë politike kjo, është mendim i mbështetur te mendja e atyre burrave dhe grave dibrane.
Jo vetëm nuk e fiton Dibrën në 2025, por ti do të humbasësh thellësisht për shkak të papunësisë, për shkak të korrupsionit dhe krimit, për shkak të taksave pa fund dhe çmimeve stratosferike.
Koha Juaj ka mbaruar Ramsi.
Në Dibër je vetëm Ramsi, në oborrin mavi le të të quajnë edhe Zeus, drita jote nuk ndriçon.
Në zgjedhjet e radhës Dibranët do ta bëjnë 8 me 2, Ramsi.” /m.j

Next Post
Kriza/ Balla nga Fieri, zbulon sa do të jetë çmimi i grurit: Bujqit të bëhen bashkë përballë grosistëve

Kriza/ Balla nga Fieri, zbulon sa do të jetë çmimi i grurit: Bujqit të bëhen bashkë përballë grosistëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
Tragjedi në sport, 17-vjeçarja humb jetën pasi u godit në kokë gjatë ndeshjes

Tragjedi në sport, 17-vjeçarja humb jetën pasi u godit në kokë gjatë ndeshjes

October 22, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Haxhiu: Ja pse Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje…, por Rama të mos japë dorëheqjen!

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In