• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza/ Balla nga Fieri, zbulon sa do të jetë çmimi i grurit: Bujqit të bëhen bashkë përballë grosistëve

by Java News
18/06/2022 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një takim me fermerë në Fier ka folur për krizën ekonomike dhe rritjen e çmimeve, kryesisht të grurit, që ka shtrenjtuar asisoj edhe çmimin e bukës në furra.

Balla tha se beson që i gjithë prodhimi i këtij viti do të shitet dhe për më tepër me çmim më të lartë.

“E vërteta është se nëse vjet është shitur me 260 lekë sot është me 500 dhe kjo tregon se kjo është edhe për shkak të situatës globale të shitjes së drithërave”, tha Balla.

Deklarata e plotë:

Kemi komunikuar edhe me kryepleqtë e fshatrave ose dhe shoqatat e bujqve për te nxitur që ata të jene më të bashkuar me njeri tjetrin në marrëdhënien e tyre me grosistët. Gjatë ditës kam pasur kontakt me një pjesë të madhe të atyre që janë tregtarët më të mëdhenj dhe mund t’ju them që këtë vit çmimi i shitjes së grurit do të jetë mbi 50 lekë, një çmim dy fish më i lartë nga viti i kaluar.

Besoj që i gjithë gruri, prodhimi vendas, jo vetëm do të shitet por do të shitet me çmime më të lartë. Ajo që është e rëndësishme është që bujqit të bëhen bashkë dhe të mos bie pre e atyre që janë grosistët, pra blerësit. Sot kam komunikuar me bujq dhe tregtarët që  çmimi i shitjes të jetë ne nivelet që thashë më lartë. Duhet të pranojmë që prej 30 vitesh jemi në ekonomi tregu dhe çmimi në ekonomi tregu është një ekuacion mes kërkesës dhe ofertës, por në kushtet kur në tregun global ka rritje të drithërave, në këtë çmim asnjë prej bujqve nuk do të ketë humbje.

A do të ketë një organizim të ministrisë së bujqësisë apo fermerët do të organizohem vetë?

Ministria e bujqësisë ka qenë e qartë për këtë çështje. E vërteta është se nëse vjet është shitur me 260 lekë sot është me 500 dhe kjo tregon se kjo është edhe për shkak të situatës globale të shitjes së drithërave. Ajo që biem dakord është që ky është një vit shumë i mbarë, por jam i sigurt që cilësia e grurit vendas është e lartë dhe të gjithë e kërkojnë dhe besoj që sasia e grurit do të tërhiqet. Për vitet më pas duhet të mendojmë që të rrisim kapacitetet e grumbullimit. Pra një prej problematikave është se bujqit nuk kanë ku të akumulojnë prodhimin.

Shpesh herë abuzimi vjen nga pamundësia për ta grumbulluar duke e detyruar ta shesin ata menjëherë. Nuk është e vërtetë që sot çmimi i grurit është 360 lekë, përkundrazi pasi kam komunikuar sot dhe në ditët e kaluara dhe mendoj që çmimi mesatar është 450-500 lekë./m.j

Next Post
VIDEO/ Rrëzohen nga lartësia dy turistë të moshuar te “Syri i Ciklopit,” ndërhyn policia me helikopter

VIDEO/ Rrëzohen nga lartësia dy turistë të moshuar te “Syri i Ciklopit,” ndërhyn policia me helikopter

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In