• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e PD/ Sara Mila ‘sulmon’ Berishën: Kërkon të djegë Shqipërinë! Përdor të miturit për qëllimet e veta dhe ‘nxin’ vendin në sytë e botës

by E B
17/04/2026 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka hedhur akuza ndaj kryedemokratit Sali Berisha, të cilin e akuzoi se përmes protestave të dhunshme po djeg Shqipërinë.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, Mila tha se nuk ndodh askund në botë, që një parti politike, nën siglën e saj, të organizojë protesta të dhunshme, duke djegur institucionet dhe duke sulmuar efektivët.

Mila deklaroi gjithashtu se sulmet me molotovë të militantëve të Berishës në protesta, lënë një shije të keqe te të huajtë që kërkojnë të vizitojnë vendin tonë për pushime verore.

“Ne jemi një parti e cila nuk fle. Më shumë fle opozita, e cila duhet të jetë më zgjuar se kurrë në këtë pikë. Ndërkohë që ne përkrah punëve të Parlamentit dhe të qeverisë, çdo pasdite dhe çdo fundjavë na gjen atje në zonat tona, te njerëzit që përfaqësojmë.

Jam gjithë sy e vesh për të parë se çfarë do kenë përgatitur për të bërë atë lajmin kryesor në mediat ndërkombëtare dhe për t’i bërë dëm Shqipërisë, sidomos tani në prag të sezonit veror, që është momenti më i mirë për t’i bërë thirrje të huajve që të vijnë e ta vizitojnë vendin tonë, ne ndërkohë i çojmë këto kartolinat me molotov dhe me atë që kjo parti di të bëjë më së miri, tymin.

Zgjidhja e problemeve nuk bëhet duke bërë performanca me molotovë, as duke goditur efektivë policie dhe as duke përdorur fëmijë të mitur në protesta për të bërë rreziqe në rrugë. Nuk ndodh në botë që nën siglën e një partie politike të mund të djegë vendin. Prej vitesh tashmë, sepse kjo nuk është një habi, por vazhdimësia e asaj që PD di të bëjë më mirë. Por nuk ndodh që nën emrin apo siglën e një partie ti të djegësh vendin”, tha mes të tjerash Mila.

Gjatë protestave të fundit të organizuara nga kryedemokrati Sali Berisha, ka pasur sulme me molotovë ndaj institucioneve, ndaj efektivëve të Policisë, shkatërrim të pronës private.

Protesta e sotme e PD-së do të nisë në orën 19:00, ku do pas disa tubimeve radhazi ku bëheshin shëtitje në bulevard, do të rikthehen fjalimet politike.

Next Post
Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu

Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu

Comments 1

  1. Bruno says:
    5 months ago

    Ju jeni mumjet e k/hajdutit,zguxoni te hapni gojen,jeni pa moral e karkter,ju jeni ata qe po e nxini Shqiperine,me rrena,mashtrime e korrupsin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com