Partia Demokratike ka thirrur një tjetër protestë kombëtare, e cila pritet të nisë pas pak minutash para kryeministrisë.
Pak para nisjes së protestës, kryedemokrati Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, ku është pritur nga mbështetës dhe simpatizantë.
Kryedemokrati, ashtu si në çdo protestë tjetër, do të niset nga selia blu për t’iu bashkuar protestuesve në bulevard. Ndërkohë, ditën e sotme, PD do të rikthehet te fjalimet, ndryshe nga dy protestat e fundit, ku pati vetëm marshim.
Kujtojmë gjithashtu se në terren, për mbarëvajtjen e protestës, janë rreth 1500 forca policie.











